Gjykata e Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Mytaher Haskuka, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu. Aktakuza ka të bëjë me gazin lotsjellës që ishte hedhur në shkurt të vitit 2016, kur deputetët e opozitës kishin pamundësuar mbajtjen e seancës në Kuvend. Lajmin e ka konfirmuar avokati Haxhi Millaku. Ai ka thënë se ankesa për një pikë të akuzës është konfirmuar ndërkaq për pikën tjetër ka mbetur. “Për një pikë të aktakuzës është aprovuar ankesa ndërsa për një pikë tjëtër të akuzës ankesa ka mbetur”- tha Millaku. Avokati tutje ka shtuar se gjatë gjykimit do…
Author: Jeta almakos
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka treguar se gratë nga të cilat është frymëzuar gjatë jetës së saj, e në fotot që shihen të vendosura në murin e zyrës së saj gjatë kohës sa ishte ministre asnjëra prej tyre nuk ka të vendosur shami në kokë, shkruan Gazeta Metro. Në debatin që po zhvillohet pro dhe kundër lejimit të shamisë për vajza të mitura në shkollat publike të Kosovës, ka folur edhe Vlora Çitaku, edhe pse ndonëse nuk e ka përmendur shaminë fare. Çitaku, ka shkruar se në zyrën e saj sa ka qenë ministre, ka pasur të…
Sot në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00, pjesëtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese, në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rrethinën e Komunës së Çairit, kanë kryer kontrolle në objektet në rrugët “Cvetan Dimov” dhe “John Kenedy”. Për të konstatuar nëse punëdhënësit i respektojnë dispozitat ligjore që i referohen ndalimit për punë të dielave në ato aktivitete që nuk bien nën përjashtimet e përcaktuara me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Nga kontrollet totale të kryera janë shqiptuar 12 masa, përkatësisht 8 vendime për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë së punës në afat prej 15…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Pelnice për dalje dhe hyrje në vend pritet rreth një orë. Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje dhe të largohet nga politika. Pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e tij për ngecje dhe destabilizim të shtetit, reagojnë nga LSDM-ja. Sipas partisë në pushtet, Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, konfirmoi edhe një herë se referendumi që po e shpall dhe për të cilin nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm për përdorim brendapartiak dhe personal. “Mickoski punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk pajtohet që ne kemi filluar negociatat me BE-në me gjuhën e mbrojtur maqedonase në Union dhe veçori…
21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit këtë vit e përmbyllëm me “Peace Festival” të suksesshëm, në sheshin Skenderbeu në Shkup. Me këtë rast shpreh falenderim për gjithë të pranishmit që ishin me mijëra në numër, bashkë me artistët të cilën performuan. Para festës mbrëmë në Shkup, përuruam në Tetovë gurëthemelin e një super investimi prej 130 milionë euro që do të hapë 900 vende të reja të punës nga kompania e.Go Mobile duke realizuar premtimin e dhënë para një viti për zhvillim, projekte infrastrukturore, investime, vende pune, standard më të mirë, cilësi të jetesës. Në kuadër të shënimit…
Shkruan Lazim Destani Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë…
Shoqatat që mbledhin rreth vetes personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës financiare nga shteti pasi edhe kjo kategori, sipas tyre, po ndjen pasojat e krizës ekonomike që ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë shtet janë të regjistruar rreth 15 mijë persona me nevoja të veçanta, që marrin ndihmë financiare nga shteti në vlerë mes 6.000 dhe 11.000 denarësh (100 deri 180 euro). Monika Tomçevska është nënë e një fëmije me autizëm. Ajo merr një ndihmë prej 6.200 denarësh nga shteti. Por, ajo thotë se është pothuajse e pamundur të kalojë muajin me këto të ardhura…
Sot në komunën e Çairit, policia po bën kontrolle të shumta nëpër duqane të cilët punojnë ditën e diel. Sipas informacioneve të Klan M, shihen prani e madhe e policëve nëpër rrugën ”Xhon Kenedi” ku nga bizneset që punojnë të dielave kërkohet leje për punë. /KlanMacedonia/
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nëse të paktën një deputet i opozitës voton për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të largohet nga politika. “Mbrojtësja e parë është mosndryshimi i Kushtetutës. Edhe pse nga pushteti do të vazhdojnë me deklaratat se ka deputete nga udhëheqësia e ashtu me radhë. Nuk ka të tillë. Ja unë dëshirojë këtu ta mbyll këtë temë edhe me çmimin e karrierës time profesionale dhe politike, njerëz të tillë nuk ka. Unë garantojë. Nëse dikush voton për ndryshim të Kushtetutës, unë do të largohem nga politika. Asnjëherë nuk do të merrem me politik nëse…
Para fillimit të vitit shkollor, prindërit tashmë filluan t’i përgatisin fëmijët e tyre për shkollë. Blihen fletore, pajisje shkollore, çanta dhe material tjetër shkollor, por për dallim nga vitet e kaluara, tani çmimet janë më të larta mesatarisht për 50 deri 60 për qind. Kështu, tani për përgatitjen e një fillestari nevojiten mesatarisht prej 5.000 deri 6.000 denarë për dallim prej para pandemisë kur shpenzimet për fillestarë ishin prej 3.000 deri 4.000 denarë. Nga libraritë, të cilat janë destinacionet më të vizituara në këtë periudhë të vitit, informojnë se çmimet e materialeve shkollore janë rritur prej 50 deri 60 për…
Alban Zumeri 27 vjec, ka ndërruar jetë në Zvicër pas nje sulmi në zemër (infarkti). Tanimë i ndjeri, me origjinë është nga Kumanova, njofton portali “Kumanova Sot”. Shkollimin e kishte mbaruar në Zvicër, kurse specializimin për programues në Londër. Ceremonia e varrimit do të bëhet në Zvicër.

