Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së shenjëtores Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si “Nëna Teraza”. “Sot mbushen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup, me misionin e saj human mbetet krenari e popullit shqiptar dhe frymëzim për gjithë botën.”
Author: Jeta almakos
Gjatë tre ditëve të fundit nga 1.308 testet e bëra janë regjistruar 254 raste të reja me Kovid-19. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik janë regjistruar katër pacientë të vdekur dhe 412 janë shëruar. Nga rastet e reja në Shkup janë 143, Manastir-22, Ohër-11, Kumanovë-10, Tetovë-9, Kavadar-7, Veles-6, Kërçovë dhe Koçan- nga 5, Prilep, Gostivar dhe Shtip- nga 4, Strumicë dhe Gjevgjeli – nga 3, Negotinë, Resnjë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Vallandovë dhe Krushevë – nga 2, Strugë, Dellçevë, Vinicë dhe Kratovë – nga 1. Nga numri i të sapoinfektuarve (254), janë regjistruar 61 riinfektime. Janë bërë…
Bullgaria do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për tu përballur me krizën energjetike. Në takimin kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij bullgar Galab Donev u dakorduan për formimin e një grupi pune, i cili do të përbehet nga Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Energjetikë së Bullgarisë si dhe resorët tjera për energjetikë, ku do të merren vesh për kapacitet dhe transportin e energjisë elektrike, çmimet dhe sasia që i nevojitet Maqedonisë. “Shpresoj se grupi i punës i cili do të fillojë të punojë menjëherë pas festës në Bullgari dhe para festës tonë shtetërore, që…
Vajza të moshës 17, 18 dhe 20 vjeç kanë rrëmbyer një vajzë të mitur, e kanë mbajtur në një banesë dhe e kanë sulmuar me sende të mprehta, njofton MPB. “Me datë 03.09.2022 rreth orës 18:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga MPB Strumicë kanë ndaluar një të mitur 17 vjeçare, S.R.(18) dhe S.P.(20) nga Strumica (të tria femra) pasi është raportuar se Më datë 02.09.2022, rreth orës 20:00, në një banesë në Strumicë, në mënyrë të paligjshme kanë mbajtur dhe sulmuar fizikisht një të mitur nga Strumica, duke përdorur sende të mprehta”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për protesta para Qeverisë dhe Kuvendit, për shkak të mos miratimit të Ligjit për lojërat e fatit. Nga ministria thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë prolongim të procedurës për miratimin e zgjidhjes së propozuar ligjore nga ky institucion, i cili është propozues i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. “Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të parë i hartuar nga Ministria e Financave nga muaji qershor i vitit 2021 është në procedurë parlamentare,…
Edhe kur nuk ka sasi të mjaftueshme, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Për dallim nga viti i kaluar, rritja për prodhuesit nuk ka asnjë rëndësi, për shkak se nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet që janë shtrenjtuar shumë. Nëse marrim parasysh se edhe çmimi i miellit është rritur për tri herë krahasuar me çmimin e grurit, del se të gjithë përfitojnë, ndërsa prodhuesit dhe konsumatorët humbin. 110% është dallimi mes çmimit të grurit dhe të miellit, sqaron Memet Sinani, bujk nga…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë, bashkë me shoqatën e përgjithshme të mjekësisë familjare me seli në Shkup, nuk do të përkrahin grevën e paralajmëruar për ditën e hënë nga mjekët amë. Mjeku Bekim Ismaili, thotë se përkrahje nuk do ketë pasi e njëjta shoqatë nuk është koordinaur më të gjithë shoqatat, dhe sipas tij duhet të ju jepet kohë institucioneve shëndetësore që sa më shpejtë ti marrin parasysh kërkesat emergjente që ka mjekësia primare. “Mos koordinimi dhe kosultimi siç duhet, i krejt shoqatave ka sjellë në atë, që vetëm një numër i mjekëve, nuk dua të përmendi numra, do ta përkrahin…
Inspektorati Policor i Kosovës ditëve të fundit ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar veprimet e zyrtarëve policor të cilët kanë trajtuar dy rastet e 11 vjeçares, e cila po dyshohet se është dhunuar nga persona të ndryshëm. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hoda. “Ajo çka mund të them tani është se kemi nisur hetimin paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhencën eventuale të zyrtarëve policor në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, tha Hoda. Hodaj shtoi se varësisht nga të gjeturat gjatë këtij hetimi ne…
Situata energjetike në Maqedoni është një fatkeqësi për shkak të kriminalitetit të qeverisë. Prodhimi vendor i energjisë elektrike gjatë SDS-së antimaqedonase është zvogëluar për 3 teravat orë dhe qytetarët dhe ekonomia paguajnë shumat e nevojshme nga importi, thonë nga VMRO_-DPMNE. “Kompanitë maqedonase tani paguajnë deri në 800 euro për megavat-orë, që është më e shtrenjtë se të gjitha kompanitë në rajon dhe kapacitetet energjetike prej 400 deri në 500 megavat mbesin të pashfrytëzuara. Nëse qeveria do të kishte vepruar si duhet dhe me përgjegjësi, rritja e çmimit të energjisë elektrike në korrik do të ishte parandaluar dhe rritja e re…
Mbrëmë në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, në lagjen “Tophane”, është lënduar një polic 24-vjeçar, i cili në atë moment nuk ka qenë në detyrë. Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga QK-Nënë Tereza është raportuar se R. M. (24), punonjës i MPB-së i cili në atë periudhë nuk ka qenë në punë, është pl.ago..sur me armë zjarri në rr. Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R. M., një person nga fshati Haraçinë ka shtënë në drejtim të tij, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Mbrëmjen e së shtunës, në moshë të re ka ndërruar jetë një person nga Dobërdolli i Gostivarit. A.Sh. pas vetës ka lënë tre fëmijë, një vajzë e dy djemë të moshës së mitur. Shkak i ndarjes nga jeta është bërë një aksident trafiku. I ndjeri ka drejtuar një motor në momentet e aksidentit në qytetin e Kavadarit, ku dhe është zhvilluar një defile me motoristët. A.Sh jetonte dhe punonte në Slloveni bashkë me familjen e tij. Në vendlindje ndodhej për pushime dhe kishte ardhur në fillim të shtatorit. Para aksidentit, i ndjeri kishte postuar në rrjetet sociale video nga defileja…
Pas Beogradit, kryeministri Kovaçevski me një delegacion qeveritar do të udhëtojë në Sofje për bisedime për përballimin e krizës energjetike. “Vizita e punës së kryeministrit Kovaçevski dhe delegacionit nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës është për t’u përballur me pasojat e krizës botërore energjetike”, njoftuan nga Qeveria, por nuk ka detaje se me kë do të takohet kryeministri dhe çfarë do të diskutohet më konkretisht. Në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, liderët njoftuan se do të kërkojnë ndihmë nga BE-ja, anëtare e së cilës është Bullgaria. Në intervistën e mbrëmshme për RTS, Kovaçevski përmendi se me Bullgarinë ka…

