Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përgëzoi Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai apeloi te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Së fundmi, shkroi se do të jenë gjithmonë përkrahje e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Republikës së Kosovës. “Edhe lajmi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është sukses historik dhe Ju – ia dolët! Ju përgëzoj dhe uroj sukses në përmbushjen e detyrimeve të procesit dhe apeloj te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin këtë aplikim që është reflektim i qartë…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë kërkon vigjilencë nga qytetarët gjermanë kur udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të raportimeve për bomba. “Kërcënimet me bomba përmes emailave ndaj institucioneve dhe objekteve publike janë regjistruar së fundi në kryeqytetin Shkup. Fillimisht ata synuan shkollat dhe objektet qeveritare, por hotelet dhe institucione të tjera joqeveritare janë prekur që atëherë. Më në fund, ishte i nevojshëm evakuimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku trafiku duhej të ndalohej përkohësisht”, thuhet në informacionin e MPJ-së gjermane, transmeton “Deutsche Welle”. Berlini thekson se deri më tani gjithçka “mbetet nën kërcënim” dhe qytetarëve gjermanë u…
OBRM-PDUKM akuzon Qeverinë dhe ministrin Oliver Spasovski për paaftësi me menaxhimin e alarmeve për bomba. ”Pas tre muajsh raportime për bomba në shkolla, institucione, ndërtesa banimi, qendra tregtare dhe tani në aeroport, hotele dhe ambiente sportive, vetëm tani menduan të kërkonin ndihmë ndërkombëtare nga partnerët tanë. Pse kanë pritur kaq gjatë Spasovski dhe Kovaçevski? Pse nuk i shfrytëzuan me kohë të gjitha kapacitetet e brendshme dhe ndërkombëtare për t’u përballur me një kërcënim të tillë të sigurisë që përhap tension dhe frikë te qytetarët? Paaftësia e Oliver Spasovskit bëhet problem sigurie për Maqedoninë. Ai tashmë është në postin e ministrit…
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe një javë vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në dy ditët e fundit u raportua edhe për dy barrikada të tjera të ngritura nga serbët lokalë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Barrikadave i parapriu një javë mjaft e tensionuar ku pati shpërthime bombash e shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale…
Një sherr brenda një lokali në zonën e Gostivarit ka përfunduar keq për një 24 vjeçar nga Piroku i Bogovinës. Dy persona nga fshati Dobërdolli i Komunës së Vrapçishtit e sulmuan dhe rrahën me sende të forta e pastaj, ia morën veturën që as nuk ishte e tij. Policia ka arritur t’i arrestojë të dy sulmuesit, ndërsa veturën ia ka kthyer pronarit, motrës së 24 vjeçarit të sulmuar, raporton Klan Macedonia. “Me datë 16.12.2022 në ora 17:00 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë të Policisë në Gallatë, kanë privuar nga liria B.R (29) dhe J.A (55), të dy nga…
Pas alarmeve të vazhdueshme ditëve të fundit për bomba të vendosura në Shkup dhe qytete tjera, autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut deklaruan se i kanë njoftuar strukturat e NATO-s, ndërsa në MPB tashmë është krijuar seli e veçantë. Dje ka pasur njoftime për bomba në dhjetë shkolla të Shkupit dhe pesë në Manastir, Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, sallën sportive “Boris Trajkovski”, stadiumin nacional “Toshe Proevski”, Federatën e Futbollit të Maqedonisë, East Gate Mall, si dhe disa hotele. Konferenca vjetore e Odës Ekonomike të Maqedonisë, në të cilën do të fliste kryeministri Dimitar Kovaçevski, është anuluar pas raportimit për bombë…
Shkruan: Ziadin Sela Pas shumë kriminelëve, terroristëve e të korruptuarve, sot u lirua nga dënimi edhe një kriminel tjetër, madje për të disatën herë me radhë. Ndërkohë, si Feta Alimi dhe shumë shqiptarë të tjerë vazhdojnë të dergjen burgjeve, disa edhe vdiqën aty, me të vetmin faj, sepse janë shqiptarë dhe kanë shpëtuar shqiptarë. Feta dhe ju vëllezër të tjerë, të jeni të bindur se kësaj të keqe do t’i vijë fundi, sepse zullumit i vjen fundi kur trashet më së shumti. Jeni gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona dhe do të mbeteni amaneti jonë!
Të gjitha hyrjet për parkingun e sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup janë të mbyllura nga policia. LSDM nesër mban tribunën partiake, ndërsa bllokimi vjen si rezultat i mjeteve shpërthyese. Objekti është nën vëzhgim policor dhe nëse nesër ka raportim për mjet shpërthyes, të pranishmit nuk do të kenë nevojë të evakuohen. Të gjithë ata që e përdorin sallën për ushtrime dhe rekreacion reagojnë për shkak të bllokimeve që ka vendosur policia. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryeministri Kovaçevski edhe pse kishte fjalim për të mbajtur në Konferencën e Odës Ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, një gjë e tillë…
Kryetari u.d i Aleancës pës Shqiptarët, Arben Taravari ka mirëpritur sot farmacistin Muhamed Ceka i është bashkuar flotës së madhe të intelektualëvë që në mënyrë masive i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët, d shkruan Top24 Aleanca për Shqiptarët në Tetovë – çerdhe intelektualësh tetovarë. Mirë se vjen Muhamed Ceka! Muhamed Ceka lindi më 1973 në Tetovë, shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në vendlindje, ndërsa fakultetin e farmacisë në Tiranë (1998). Në vitin 2011 magjistroi në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Objektivi kryesor i tij ka qenë dhe ka ngelur përmirësimi i cilësisë në shërbimin farmaceutik. Nga viti…
Ushtruesi i detyrës Shef i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrulla, nuk dëshiron të maltretohet me besimin në gjyqësor. Sipas tij, gjyqësori nuk është parti politike që të ketë nevojë për matjen e rejtingut, shkruan Alsat. “Nuk do të më shkonte asnjëherë mendja që të maltretohem më atë se sa e kemi besimin. Vallë është 8 për qind apo 10 për qind, sepse në fund të fundit ne nuk matim rejtingun. Nuk jemi parti politike që të matim rejtingun. E dimë se si punojmë, e dimë se në çfarë kushtesh punojmë dhe e dimë për çdo vite në bazë të raporteve…
Qeveria javën e ardhshme do të thërrasë takim me transportuesit privat, Ndërmarrjen Qarkulluese Publike dhe Qytetin e Shkupit që të informohet se për çfarë problemi po bëhet fjalë, raporton MIA. Këtë sot e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në të cilën u prezantua Buxheti i ri i Ministrisë për vitin 2023. “Javën e ardhshme do të mbledhim informacione, që të informohemi për çfarë problemi bëhet fjalë dhe të thirren të tri palët. Kudo që mund të ndihmojë Qeveria, në…
Pajisja inovative elektrike IQOS për ngrohjen e duhanit, e cila është alternativë më e mirë për pirjen e cigareve, do të mundë ta gjeni në ambulant zonën IQOS të vendosur në sheshin e qendrës të Gostivarit. Orari i punës në këtë pikë të shitjes IQOS në Gostivar është nga e hëna deri të shtunën, nga ora 10:00 deri në ora 22:00. Pos në Gostivar, kjo pajisje është në dispozicion edhe te partnerët e shitjes në disa qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet – Shkup ka gjithsej pesë zona IQOS, përkatësisht në qendrat tregtare si: East Gate Mall, Skopje City…

