Shoqëria jonë po bie në depresion dhe për këtë kanë ndikuar ngjarjet e viteve të fundit si pandemia, lufta në Ukrainë, kriza ekonomike dhe alarmet e shpeshta për bomba në disa objekte. Vetëm gjatë tre viteve të fundit që nga koha kur nisi Covid-19, më shumë se 42 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shëndetin e tyre mendorë. Gjatë vitit 2022 ky numër arrin në rreth 14 mijë, rreth 2 mijë me shumë se në vitin e kaluar. Megjithatë, mjekët dyshojnë se numri i personave që kanë ngarkesë psikike është shumë më i lartë, por thonë se në vendin…
Author: Jeta almakos
Afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën serbe tashmë është duke u mbajtur protesta e qytetarëve serbë si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokal të veriut të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në komunat veriore tash e disa dite. Ndërkaq, në anën kufitare të Kosovës janë parë trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it. Siç është raportuar në media, protestuesit serbë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë serbe për t’u afruar afër kufirit. Në pamjet e publikuara, disa nga protestuesit serbë janë parë të maskuar dhe duke kënduar këngë për Kosovën.
Forca të shtuara të KFOR-it janë parë të dielën në veri të Kosovës, afër pikës kufitare të Jarinjës, ku një grup qytetarësh serbë të maskuar me kapuçë e maska, janë mbledhur në protestë. Për të penguar çdo incident, KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela me gjemba. Disa organizata të djathta nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia kishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për protestën në orën 13:00. Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”. Në mesin e protestuesve është edhe Damjan Knezhevic, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.…
Situatë e tensionuar është krijuar këtë të diel në Jarinjë, ku një grup serbësh të cilët mbështesin personat që vendosën barrikadat po protestojnë. Protesta po zhvillohet afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, në anën e territorit serb. Policia serbe ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit, i cili është tentuar të thyhet nga protestuesit. Një pjesë prej protestuesve kanë vënë maska të zeza, për të mos ekspozuar fytyrën. Thirrja për protestë është bërë nga grupet e djathta, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës të tjerë nga Serbia, Mali i…
Komisioni Rregullator i Energjisë nesër do të marrë vendim për çmimet e reja të karburanteve. Në bursën e Londrës nafta shitet për 79 dollarë, ndërsa në bursën amerikane për 74 dollarë. Aktualisht EURODIESEL BS (D-E V) është 80,50 denarë. EUROSUPER BS – 95 shitet për 76,00 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 për 78,50, kurse kilogrami Mazut M-1 NS për 39,37 denarë.(INA)
Të dhënat tregojnë se këtë vit, të gjitha komunat kanë shpenzime dhe borxhe të rritura në krahasim me vitin e kaluar, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në intervistë për MIA-n, duke cekur se vendi është më ulët i decentralizuar nga standardet evropiane, me ç’rast kemi mos shfrytëzim edhe të këtyre ingerencave të cilat ligjet ua japin komunave. Lidhur me kontestin me transportuesit privat të autobusëve në Shkup, ai thotë se për Qytetin dhe për NPQ-në një milion euro nuk janë problem i madh, por se ngjarjet kanë prapavijë politike prapa së cilës qëndron opozita. Sipas ministrit Penov, e…
“Çmimi i ofruar nuk do të jetë goditje për qytetarët. Çmimi përfundimtar, i cili përbëhet nga tre parametra të çmimeve që përcaktohen përfundimisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë, siguron që qytetarët të mos goditen me çmimin e ri, sipas përllogaritjeve fillestare, madje mundësohet ulja e çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël, përkatësisht kompanitë që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Për të shmangur goditjen e çmimeve, si më parë, Kovaçevski thotë se shteti ka burime të caktuara financiare në buxhet, si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023. “Unë dhe ministri…
Udhëheqësi i detyrës kryetar i aleancës për shqiptaret sot në një press konferencë për shtyp ka kundërshtuar emërimin e mundshëm të Viktor Dimovskit si ambasador në Francë. Ata cilësojnë se Dimovski ka gisht në shumë punë jo të mira të cilat janë vepruar në Maqedoninë e Veriut dhe për të cilat vendi ynë siç tha Taravari po vuan pasojat. Ai i ka bërë thirrje Presidentit të shtetit, Qeverisë së vendit tonë por edhe udhëheqësisë së shtetit Francës që të refuzojnë një veprim të tillë.
“Maqedonia e Veriut është në rrugën e vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Atë e konfirmon vullneti i fuqishëm i shprehur politik i pushtetit për implementimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, por edhe përparimi në listën e Transparensi interneshënëll për perceptim të korrupsionit në vend për këtë vit”, vlerëson në bisedë për MIA-n Danilo Rici, përfaqësues rajonal për Evropën Juglindore i Zyres së Kombeve të bashkuara për drogë dhe krim (UNODC). “Indeksi shumë i njohur i perceptimit të korrupsionit të Transparensi interneshënëll thekson se Maqedonia e Veriut është ranguar në vendin 91 në vitin 2020 dhe në vendin…
Në periudhën e kaluar, ueb-faqet e institucioneve shtetërore kanë qenë cak i sulmeve të hakerëve. Më të fundit janë rastet me sistemin “IKnow” për mbështetjen elektronike të universitetit më të madh shtetëror në vend, “Shën Kirili dhe Metodi”, i cili nuk funksiononte me ditë të tëra, ndërsa për më shumë se dy javë jashtë përdorimit të plotë ishte ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në shtator, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ishte shënjestër e një sulmi të ashpër hakerimi nga grupi rus BlackByte, i cili e paralizoi punën e institucionit dhe për rrjedhojë, të gjitha sistemet…
Një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles, raporton portali skopjeinfo.mk, përcjellë Telegrafi. Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov. Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit. Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë…
Taner Hasan është i lindur në Gostivar në vitin 1974. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në Ankara të Turqisë ku dhe përfundoi studimet e mjekësisë së përgjithshme në vitin 1999 në Universitetin prestigjioz “Haxhettepe” në Ankara. Në vitin 2005 merr titullin Specialist i Mjekësisë Interne pranë Universitetit të Mjekësisë “ANKARA”, e më pas dhe katër vitet e ardhshme i kalon në punë si internist në spitalin “GYVEN” në Ankara. Në vitin 2010 kthehet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vitin 2012 merr titullin Subspecialist Endokrinolog në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë në Shkup. Nga viti 2014 emërohet në detyrën…

