Author: Jeta almakos

Ka reaguar edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në lidhje me vendimin e Apelit për ta shfuqizuar dënimin e ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov. Pendarovski shprehet i shokuar nga ky vendim dhe shton se pikërisht vendime të tilla janë dëshmi e besimit të ulët në sistemin e drejtësisë nga ana e qytetarëve, përcjell Klan Macedonia. Reagimi i Stevo Pendarovskit “Jam i shokuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen ‘Target-Fortesa’. Vendimi është disfatë për shtetin e së drejtës dhe dëshmi e besimit të ulët të qytetarëve tek organet e drejtësisë. Vendime të tilla vetëm minojnë besimin…

Lexo më Shumë

Italia, konferencë për Ballkanin Perëndimor në Trieste Italia synon të marrë rolin e një vendi lider në proceset e integruese të Ballkanit Perëndimor, një synim që ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e shpalli që kur mori postin në Tetor. Hapi i parë drejt kësaj strategjie është mbajtja siç e quajti ai, të një konference italiane për Ballkanin në Trieste, muajin e ardhshëm. Në fokus janë projektet e zhvillimit ku përfshihet edhe Shqipëria. Antonio Tajani:Do të punojmë për “Korridorin 8” duke u përqëndruar tek një marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Garantimi i stabilitetit nënkupton edhe reduktimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes “Odgovor”(përgjigja), Boban Bogdanoviq, ka thënë për median serbe N1 se është ndaluar në vendkalimin administrativ Merdare në mënyrë të ngjashme me Rada Trajkoviqin dhe se përfaqësuesit e MPB-së së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbinë qendrore nga territori i Kosovës. Ai tha se e kishin nxjerrë nga autobusi që udhëtonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë. Ai tha se do të qëndrojë në ambientet e policisë në vendkalimin administrativ “se Serbia është atdheu i tij, se nuk…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për të shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin Sasho Mijallkov dënohej me burg në rastin “Traget – Fortesa”. Rashidi ka theksuar se rasti i djeshëm skandaloz me lirimin e Sasho Mijallkovit nga dënimi me 12 vjet burg nuk guxon të kalohet vetëm me deklarata dhe distancime. “Reagimet e disa pushtetarëve që derdhin lotë krokodili për një sistem të instaluar që falë kriminelët, janë vetëm tentim për të mjegulluar dhe mashtruar qytetarët. Në vend të reagimeve deklarative, institucionet duhet urgjentisht të…

Lexo më Shumë

Kryetari në detyrë i ASH, Arben Taravari ka përcjell mesazh urimi në adresë të Universitetit të Tetovës me rastin e 28 vjetorit. “Ta ruajmë e ta mbrojmë Universitetin e Tetovës, ashtu si e themeluan dhe ngritën studentët, profesorët dhe populli Më 17 dhjetor të vitit 1994, intelektualë të kohës me në krye profesor Fadil Sulejmanin, profesorë nga gjitha trevat shqiptare u tubuan në Tetovë për të hapur dyert e tempullit të dijes, Universitetit të Tetovës, pas një përgatitje me shumë sakrificë e mund dhe nën presion të regjimit të atëhershëm që kishte qenë i egër për shqiptarët. Dëshira e madhe…

Lexo më Shumë

Sipërfaqe të mëdha të hambarit më të madh në Maqedoni, Pellagonisë, kanë mbetur të pambjella, respektivisht të papunuara vitet e fundit, prodhimi është përgjysmuar dhe është larg viteve të arta kur në atë pjesë të vendit mbilleshin mbi 20 mijë hektarë. Kjo po ndodh edhe pse Maqedonia po bëhet gjithnjë e më e varur nga importi i të gjitha llojeve të ushqimeve dhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i ushqimeve është rritur shumëfish këtë vit dhe nuk ka pasur lëndë të parë. “Nëse kthehemi më shumë se 10 vjet prapa, vetëm Pellagonia kombinon sipërfaqet e mbjella prej 8…

Lexo më Shumë

Për më pakë se një muaj, gjykatësit e Apelit i hoqën 20 vite burg, ish-shefit të Sigurimit shtetëror, Sasho Mijallkov. Në të dy rastet vendimi është marrë nga trupi gjykues në krye të cilit ka qenë Jani Niça. Për rastin “Target-Fortesa” anëtarë tjerë të trupit gjykues janë gjykatësit Enver Bexheti, Tanja Mileva, Lidija Çaçeva dhe Gjoko Ristov. Vendimi i këtillë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, si te qytetarët ashtu edhe te politika, për shkak se ky rast është skandali më i madh në historinë e Maqedonisë, në të cilën u shkelën të drejtat themelore të njeriut me përgjimin…

Lexo më Shumë

Opoziatarja VMRO DPMNE akuzoi sot kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe sekretarin e LSDM-së, Mile Zeçevi se kanë emëruar personin Zarko Milloshevskin drejtor të ASK-së, person i cili sipas opotirës i ka mundësuar olgiarkut rus, Alkesander Onishçenko të merr nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut. “Dimitar Kovaçevski dhe Mire Zeçeviq emërojnë si drejtor të ASK-së Zarko Milosovskin, njeriun me nënshkrimin e të cilit Onishchenko e ka marrë nënshtetësinë maqedonase. nga dokumenti i publikuar në rrjetet sociale shihet se Zarko Mileshevski ka dhënë mendim pozitiv si i fundit në procedurën për kontrollimin e pengesave të sigurisë. Miloshovski në këtë dokument është nënshkruar si person i autorizuar i cili ka aprovuar njoftimin e drejtorisë për punë administrative dhe mbikëqyrëse se nuk ka pengesa…

Lexo më Shumë

Pas mollëve, Ministria e Bujqësisë do të shpërndajë edhe peshk troftë. Jo vetëm në shkollat fillore, por peshk do mund të marrin edhe fëmijët e kopshteve dhe fëmijët e shtruar nëpër spitale. Për këtë qëllim, Qeveria po shqyrton ndryshimin e zgjidhjeve ligjore në mënyrë që shteti përmes shpalljes publike të blejë peshk të freskët. Me ligjin aktual, shteti mund të blejë fruta, perime, qumësht dhe produkte të qumështit. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski nuk sheh asgjë të diskutueshme në faktin se shteti do të japë para publike për prodhimin e produkteve bujqësore, e pastaj përsëri me para publike t’i blej…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë u deklarua jokompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes tregtarëve e bujqëve që protestojnë në tregun me shumicë kundër pronarëve të tregut. Autoritetet japin mbështetje të plotë për prodhuesit, por thonë se kjo nuk është në kompetencën e tyre. Bujqit dhe tregtarët në “Kvantashki” ankohen se vazhdimisht paguajnë taksa shtesë, ndërsa kushtet e punës janë të mjerueshme. Ata shtojnë se pavarësisht rritjes së taksave, në treg nuk janë bërë  investime për kushte të përshtatshme pune, ndonëse pronarët e rinj premtuan treg modern./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sllagjan Trajkoviq, i dyshuar për krime lufte pritet të dali sot në mesditë para Gjykatës Themelore të Prishtinës në seancën dëgjimore, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, tha se dje pasdite kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së parbaurgimit ndaj të dyshuarit S.T. “Gjykata ka caktuar që seanca dëgjimore nga gjyqtari i procedurës do të mbahet sot në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e PRSK-së”, tha Gashi për Sinjalin. Sipas raportimeve në…

Lexo më Shumë

Serbia ka kërkuar zyrtarisht që forcat e saj të sigurisë të kthehen në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi se një veprim i tillë nuk ka gjasa të pranohet dhe vetëm se rrit tensionet në Ballkan. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i tha transmetuesit shtetëror RTS se qeveria i kishte kërkuar komandantit të forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO të stacionuar në Kosovë që nga viti 1999, kur aleanca dëboi trupat serbe nga Kosova, që të lejonte kthimin e deri në 1000 ushtarëve dhe policëve serbë. në veri të vendit, të banuar me serbë. Vuçiq, duke deklaruar se përkundër faktit se është…

Lexo më Shumë