Author: Jeta almakos

Ministria e Brendshme në Mal të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare bëjnë me dije se u kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve, të cilët kanë punuar për interesa të shërbimeve sekrete të huaja. Më herët prokuroria konfirmoi arrestimin e dy shtetasve malazezë, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Policia ushtroi dhe një kontroll në banesat e tyre me urdhër të Gjykatës së Lartë. Në postimin e saj në Twitter thuhej se ata u shpallën non-grata për shkak të veprimtarive në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM’së Milikije Halimi, është punësuar në Drejtorinë e Doganave në cilësinë e inspektores në Sektorin për kontroll dhe hetime, kanë konfirmuar për “Fokus”, nga Drejtoria e Doganave. Zonja Halimi është punësuar në afat të caktuar, kurse në vend pune është me shkollë të mesme. “Milikije Halimi ka lidhur marrëdhënie pune në afat të caktuar në Drejtorinë e Doganave prej 01.10.2022, më bazë të Shpalljes publike për punësim me afat të caktuar, në vendin e punës inspektor në Sektorin për kontroll dhe hetime, me shkollë të mesme konform Rregullores për sistematizim, thonë burime…

Lexo më Shumë

Debati mes qeverisë dhe opozitës për shpalljen e krizës në sektorin e energjisë ka përfunduar ashtu siç ka nisur. Akuza dhe ofendime se kush është fajtori për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe masat e marra për uljen e efekteve negative. Opozita njoftoi se krahas kësaj, do të votojë për zgjatjen e gjendjes së krizës deri në prill të vitit të ardhshëm, por akuzoi se qeveria do ta përdorë këtë për të negociuar tenderë në katër sy. Shumica, nga ana tjetër, thotë se vazhdimi i kësaj situate ka rëndësie të madhe për qytetarët, pasi në dimër do të mund të sigurohet…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të vendosë për shtyrjen e situatës së krizës në sektorin e energjisë edhe për gjashtë muaj, nga nesër deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, duke qenë se vlefshmëria e vendimit të qeverisë për këtë qëllim, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të ky muaj skadon sot. Pas një seance 5-ditore komisioni, në seancën plenare të sotme të 86-të duhet të diskutohen vendimet e propozuara për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe…

Lexo më Shumë

Nga SHA EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë. Në periudhën prej orës 08.30 deri në orën 11.00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Viç” nr.24, në Komunën e Karposhit. Në periudhën prej orës 8:30 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga Blv. “Boris Trajkovski” – krahu 10 që gjendet në pjesën e sipërme përballë objekteve të Solo Prom Kisella Voda dhe Modul Plast, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. “Hristo Tatarçev” – krahu…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka deklaruar për media se gjithnjë e më shumë po vështirësohet gjetja e stafit mjekësor për të punuar në Spitalin Special për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup. Ai tha se mjekët kërkojnë poyita më të privilegjuara, ndaj shmangin aplikimin për punë në këtë spital. “Fatkeqësisht, jemi përballë një shoqërie që kërkon pozicione të privilegjuara pune dhe është më e vështirë të gjesh staf për të punuar me spitalet ku ka pacientë të rëndë me plagë dekubiti. Vazhdimisht hapim konkurse, kërkojmë punëtorë shëndetësorë, por nuk ka ndonjë sukses, është më e vështirë të…

Lexo më Shumë

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës, në repartin Infektiv. Policia e gjeti dhe e arrestoi, ndërsa MPB shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal, përcjell INA. “Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me lëndë të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësin e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se tekstet që mungojnë do të jenë gati gjatë gjysmëvjetorit të parë. “Besoj se në semestrin e parë do të kemi tekste shkollore. Me fillimin e konceptit të ri për arsimin fillor, janë hartuar programe të reja që i referohen klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta. Pas formimit të këshillit kombëtar për tekste shkollore i themeluar në periudhën janar-shkurt, është bërë thirrje publike për regjistrimin e autorëve”, tha Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në seancën e sotme plenare.

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë. Në postimin e tyre në Twitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi. Sipas tij, dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe…

Lexo më Shumë

Ka marrëdhënie ndërpersonale që nuk janë të mira, por jo në përgjithësi, por njerëz të caktuar. Këto gjëra duhet të rregullohen, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të sotëm me anëtarët e degëve të partisë nga Çairi dhe nga Saraj, të cilët ditë më parë me një letër akuzuan se organet statutore partiake nuk kanë ekzistuar dhe nuk janë formuar në parti prej gati dy vitesh dhe se vendimmarrja politike është bërë individuale. “Kam 20 vjet që merrem me këto përllogaritje. Pushteti ekzekutiv ka probleme të tjera, organet dhe komunat kanë probleme të tjera dhe natyrshëm lindin kontradikta…

Lexo më Shumë

Rafis Aliti, ish-nënkryetar i BDI-së dhe i Kuvendit, në emisionin 24 analizë ka theksuar se në BDI gjithmonë ka pasur debate dhe kritika brendapartiake. Është mirë që e ka dhe këtë tani që dikush e quan të pakënaqur, Ahmeti ka pasur situata më të vështira në të kaluarën dhe di t’i menaxhojë ato. – Besoj se me vetë faktin që u ul me degët dhe të pakënaqurit, kjo situatë do të zgjidhet dhe BDI do të jetë parti më e fortë në të ardhmen dhe në zgjedhjet e ardhshme. A do të ndikojë kjo në koalicion për shumicën, mendoj pse…

Lexo më Shumë

Në emisionin Klan Debat analisti Ylber Sela tha se duhet të gjithë të angazhohemi për rrugën evropiane. ”Tek un kur vinin studentët një numër i vogël dinin për Unionin Evropian dhe duhej të spjegoja sipas programit, pra për këtë duhet të kontriboj edhe qeveria. Duhet gjithë të punojmë për atë sepse e ardhmja jonë është Evropa” – deklaroi Ylber Sela.

Lexo më Shumë