Author: Jeta almakos

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, edhe një herë e konfirmoi mbështetjen e Francës për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fesjbuk. “Dita e sotme shënon fillimin e një bashkëpunimi më intensiv në nivel të Evropës si kontinent, por edhe më gjerë, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk. Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Bujar Osmani dhe Lupço Nikolovski, të cilët…

Lexo më Shumë

Debat i nxehtë në Strasburg për gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Ju theksoj se Këshilli i BE-së doli me qëndrim ku thuhet qartë se Maqedonia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj dhe të fillojnë në mënyrë reale negociatat për anëtarësim. Ata e dinë këtë.”- tha Aleksandar Jordanov, Eurdeputet. Deputetja maqedonase me përgjigje duke e mbrojtur gjuhën dhe identitetin. Thirri që të hetohet se si Bullgaria i jep pasaportat personave me adresë të njëjta. “Ju as mua as bashkëqytetarëve të mi nuk mund të na tregoni se flasim në gjuhë të gabuar. Unë jam maqedonase, e flas gjuhën maqedonase, jetoj në Maqedoni,…

Lexo më Shumë

Dje në ora 11:30 në SPB Shkup është raportuar se në shtegun për këmbësorë që kalon përgjatë rrugës “Zhil Verne” në Shkup, një kareocë kali e drejtuar nga një person i panjohur, i cili është larguar nga vendi i aksidentit, ka goditur këmbësorin L.A.(75). nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar L.A., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SVR Shkup.

Lexo më Shumë

Me rastin e paralajmërimit për hapjen e një shoqate të re civile në Ohër, si dhe thirrjeve publike për të shprehur protestë kundër saj, Ministria e Punëve të Jashtme apelon tek të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike për sjellje të matur dhe dinjitoze, bazuar në respektimin e ligjit ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike, për të ushtruar lirinë e tyre të garantuar me kushtetutë dhe shprehjen e lirë të mendimit të tyre. “Maqedonia e Veriut, si vend demokratik në të cilin liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ngritur në nivelin e vlerës themelore të…

Lexo më Shumë

Në seancën e Qeverisë, e cila u mbajt sot pasdite përmes komunikimit me video-konferencë, është marrë Vendimi për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara. Vendimi për kufizimin e eksporteve kishte të bënte me grurin, miellin dhe farat e lulediellit. Në propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për përfundimin e vlefshmërisë së tij, miratoi, siç tregohet, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, detyrimin nga Marrëveshja për Mekanizmat e Sigurisë Ushqimore në Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më 2 shtator, në Samitin e mbajtur nga 1-4 shtator 2022 në Beograd, me qëllim…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale ka bërë të ditur vendimet e Qeverisë nga seanca e 86-të me rradhë. Sipas tij, vendimet qeveritare janë në interes të qytetarëve. Në seancën e 86-të të Qeverisë: miratuam Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022;  obliguam EMV Maqedoni SHA të sigurojë energji të pandërperë termike për sezonin e ngrohjes në qytetin e Shkupit, edhe atë për komunat e Çairit, Aerodromit, një pjesë të komunës së Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës dhe Qendrës, si dhe sigurimin e energjisë…

Lexo më Shumë

Nuk kam as një të dhënë në lidhje me këtë rast, kështu deklaroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Programi 200 sonte në Alsat M, i pyetur për kontrat që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka me Naqe Çulevin, ish ministri i brendshëm teknik. “Për rastin konkret nuk kam të dhëna, duhet parë periudha që ka ndodhur, ka shumë të punësuar , nuk i njoh të gjithë, nuk di për format dhe projektet që janë të angazhuar”, deklaroi ministri. Ndërkaq gazetarja Semra Musai tha se ka kontaktuar me Naqe Çulevin dhe se i njejti ka pranuar që vazhdonë të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është zënë nga ashensori i një ndërtese të banimit. “Sot rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Nga ana tjetër deputeti i PDK-së ka zbuluar ka zbuluar identitetin e viktimës duke thënë se ai është ish-komandanti i…

Lexo më Shumë

Në Qeveri përfundoi takimi dyorësh i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së ku u bisedua për krizën energjetike dhe për mënyrat si të zbuten pasojat nga ajo. Në takim, morën pjesë edhe ekipet ekonomike të Qeverisë dhe të VMRO-DPMNE-së. Për rezultatet nga bisedimet pritet Kovaçevski dhe Mickoski të japin deklarata për mediumet. Lideri i VMRO-DPMNE-së gjatë ardhjes në Qeveri para takimit deklaroi se si parti janë të gatshëm t[ë ofrojnë zgjidhje për gjendjen e rëndë në energjetikë dhe krizën që i goditi qytetarët. I pyetur nëse pret që idetë e tyre të merren parasysh dhe çka nëse nuk pranohen,…

Lexo më Shumë

Blejnë për kile e marrin më pak! Kështu shprehen qytetarët posa të dalin nga shitoret apo tregjet. Ata që blejnë në markete thonë se muajin e fundit kanë vërejtur ulje të sasisë në paketimet e produkteve ushqimore, madje edhe kur blejnë në treg nga stoqe masive, thonë se nuk marrin për aq sa paguajnë, informon Alsat. “Tregtarët bëjnë gjithçka vetëm të përfitojnë. Nuk duhet ashtu ta mashtrojnë popullin nëse është gjysmë kile e të më jep 400 gr ajo nuk bën. Le të vetëdijesohen, ne blejmë prej tyre – ata jetojnë prej neve”, tha një qytetar. “Është fakt që çdo…

Lexo më Shumë

Pas takimit maratonik që u zhvillua në Reçicë të Tetovë në selinë e BDI-së në mes kreut të kësaj partie dhe te të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”. Ahmeti pas takimit në deklaratë për media tha se asgjë nuk e cënon unioitetitn e BDI-së, në BDI nuk ka as zjarr as flakë. BDI asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë parti që ngulfatë zërin ndryshe që dënon dhe distancon mendimin ndryshe sepse vet e ka instaluar këtë vllerë si një nga m,ë të lartat për përparim e jetës organizatiive dhe të shoqërisë. Unë i kam pas të gjitha në…

Lexo më Shumë

Pas takimit dy orësh në mes Kryeministrit Kovaçevski dhe kreut të VMRO-së Mickoski ky i fundit deklaroi se e gjithë kjo që na ndodhë është pasojë e potencialit të dobët menaxherial që ka në dispozicion qeveria dhe kompanitë e ngarkuara me sigurimin e këtyre burimeve. Koha është e shkurtër, situata është e komplikuar kudo në Evropë, por në rastin tonë mendoj e gjithë kjo që na ndodh është pasojë jo vetëm sepse situata në Evropë është e komplikuar, por edhe nga ajo që do të thoja është Potenciali i dobët menaxherial që ka në dispozicion qeveria dhe kompanitë e ngarkuara…

Lexo më Shumë