Author: Jeta almakos

Nga Sektori për Punë të brendshme në Kumanovë njoftojnë se është gjetur një imigrantë i vdekur pa shenja dhune në fshatit Reçicë të Kumanovës. “Dje në ora 16:03 në SPB Kumanovë u lajmërua se në ujerat e pellgut të fshatit Reçiqë u gjend trupi i një personi imigrantë. Mjeku nga urgjenca ka konstatuar vdekjen pa shenja të dhunës, ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi nga SPB Kumanovë”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik me urdhërim e të cilit trupi është dorëzuar në ndërmarrjen funerale.

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se Ministria Federale e Komunikimit Digjital dhe e Transportit të Republikës Federale të Gjermanisë, me 69 vota për, ka votuar pro njohjes së patent shoferëve të Republikës së Kosovës. Tutje, krerët politik te vendit kanë falënderuar Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve ndaj Kosovës.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 13-të, e cila u mbajt online, miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për përdorimin e lëndëve djegëse alternative dhe kushtet e tregut të energjisë termike. Me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin në Sistemin e Menaxhimit të Krizave dhe Ministrisë së Ekonomisë, me këtë vendim shtyhet afati për vazhdimin e krizës në furnizimin me ngrohje deri më 30 prill 2022. Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 91 kilogramë marijuanë në një aksion të zhvilluar mbrëmë në fshatin Konushevc, afër Podujevës, me ç’rast është arrestuar një person dhe po vazhdojnë kërkimet për tre të dyshuar të tjerë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Drejtori i Departamentit të Policisë për Luftën kundër drogës, Reshat Murseli, pasdite në konferencë për shtyp deklaroi se droga e konfiskuar në Kosovë ishte e importuar nga Shqipëria dhe ishte e dedikuar fillimisht për vendet fqinje, e më pas për vendet evropiane. Murseli bëri të ditur se gjatë aksionit, i cili ishte përgatitur për një kohë të gjatë pas…

Lexo më Shumë

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli sot ka publikuar një fotografi nga Kuvendi. Në fotografi përveç disa deputetëve dhe funksionarë të BDI-së, shihet edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, përcjell TV21. Ai qëndron pranë deputetit të BDI-së, Izet Mexhiti. “Atmosferë pune”, ka shkruar deputetja Bilalli-Zendeli në mbishkrimin e fotografisë. Ndryshe, nga Lëvizja Besa kohë më parë njoftuan se e kanë përjashtuar Rexhepin nga të gjitha funksionet në parti, pasi deputeti Rexhepi mungoi në Kuvend gjatë votimit për rrëzimin e Qeverisë Zaev 2. Si rrjedhojë, mbeti e paqartë se si do të funksionojë Rexhepi në Kuvend. A paraqet…

Lexo më Shumë

Feta Alimi, njeriu i cili ia shpëtoi jetën, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, natën kur u përgjak Kuvendi i RMV-së, më 27 prill të vitit 2017, vazhdon të mbetet në burg. Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar sot pas vendimit që të lirohet nga paraburgimi shtëpiak, Spiro Ristovski, ish ministër i arsimit dhe shkencës, i dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. “Po realizohet marëveshja!? Tê gjith i liruat: Mijallkovin,Kamcevin,Trajkon,Spiron e spom kujtohen tjeret se shum u bën! Vetem shqiptarët kalben e vdesin Burgjeve!! Zoti ju marroft e ju hupt farën!!”, ka shkruar Alimi në…

Lexo më Shumë

Ne kemi plan, bazuar në Marrëveshjen e vitit 2017 ndërmjet qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që qytetarët e të dy vendeve të përdorin tarifa më të mira roaming, që do të përmbushë ëndrrën për uljen e kufijve ekonomikë, tha ministri bullgar i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolaj Sabev. Sabev theksoi përparimin në marrëdhëniet midis dy vendeve në fushën e transportit, duke përmendur hapjen e ardhshme të linjës ajrore Sofje-Shkup. Fluturimi i parë do të bëhet të premten (11 shkurt), tha ai, ndërsa do të marrin pjesë investitorë nga vendpushimet bullgare dhe përfaqësues të operatorëve turistikë për të diskutuar me…

Lexo më Shumë

Nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të aterojë aeroplani i parë nga Sofja, me çka do të realizohet fluturimi i parë i kësaj linje ajrore. Me aeroplan në Shkup do të arrijnë delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të udhëhequra nga ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollaj Shabev, si dhe operatorë turistikë nga dyja shtetet. Sipas kjo linjë do të duhet të jetë e rregullt nga muaji i ardhshëm ndërsa do të konfirmohen edhe pako turstike që të rritet numri i turistëve. Para fluturimit të nesërm, sot në Sofje po mbahet takim i…

Lexo më Shumë

Me 101 vota “për”, asnjë kundër dhe pa të përmbajtur sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut votuan nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale. Me Propozim-ligjin i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë, ndërsa me këtë Propozim-ligj, po ashtu ndryshohen edhe kriteret për caktimin e pagës minimale edhe atë me 50% të rritjes së pagës mesatare dhe 50% të rritjes së shpenzimeve për jetë sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika. Me votimin e këtij ligji pagë më të lartë prej 45…

Lexo më Shumë

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri është rritur me 3.7 për qind në muajin janar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke regjistruar nivelin me të lartë të inflacioni në dekadën e fundit. Sipas INSTAT, në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar çmimet u rriten me 1.3 për qind. Inflacioni prej dy muajsh është më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej rreth 3 për qind. Rritja më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në sektorin e transportit me një rritje prej 9 për qind, i ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike…

Lexo më Shumë

Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz, se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara. Shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar (10.800 vetë), kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e Coronës, por shumë më pak se vitet e kaluara. Për krahasim në vitin 2019, Gjermania dëboi 22.100 vetë, bën të ditur…

Lexo më Shumë

Të nderuar ,kohëve të fundit nëpër portale dhe nga njerëz dashakeq të zhytur në politikë me pretendime dhe pa kod etik e moral ,të pa informuar saktë , është lakuar emri im se gjoja unë dhe familja ime paskemi marrë rroga mujore nga Komuna e Tetovës për ndonjë aktivitet të imagjinuar ! Kjo është e pa vërtetë dhe e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe ! Për një mega koncert me krijimtarinë time artistike ( 19 06.2021 live )që unë dhe ekipi im në javën kulturore Tetovare i ofruam publikut,ne morëm nga Komuna honorarin modest që ishim dakordësuar, gjë që shum leht…

Lexo më Shumë