Çdo deklaratë publike që fyen ose provokon palën tjetër është absolutisht e papranueshme, thuhet në komunikatën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, lidhur me një deklaratë të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski, që në Shkup është vlerësuar si “provokim” dhe “fyerje e rëndë”. Xhambaski, më 18 tetor, përmes një video incizimi duke reaguar ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për miratimin e një ligji që ndalon regjistrimin e shoqatave kulturore që mbajnë emrat e personaliteteve të kontestueshme bullgare nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, tha se “bullgarët do të vendosin se kush jeni ju [maqedonasit]”, dhe se vendimi…
Author: Jeta almakos
“Në vitet e kaluara jemi ballafaquar me disa kriza që e kanë prishur rëndë funksionimin normal të shoqërisë dhe shtetit. Çështja nuk është më nëse do të ketë një krizë të re, por çfarë dhe me cilin intensiteti do të jetë kriza e radhës. Prandaj mbrojtja e infrastrukturës kritike, e cila përfshin të gjitha proceset fizike dhe organizative të nevojshme për funksionimin normal të shtetit, është detyrë kombëtare e rendit të parë”. Këtë e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në konferencën “Drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: Shkëmbimi rajonal”, organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert” – Zyra…
Sipas parashikimeve meteorologjike, periudhat e ftohta mund të ndikojnë edhe në ekonominë evropiane, thanë meteorologët. Shërbimi Amerikan i Motit, Accuëeather, më në fund ka lansuar parashikimin për sezonin e dimrit për Evropën. Sipas Accuëeather ky sezon pritet të ndikohet nga “La Niña”, fenomen oqeanik dhe atmosferik, kur temperaturat e ulëta të oqeanit, zgjerohen në tërë Paqësorin Ekuatorial, që nga ana tjetër, krijon sistem oqeano-atmosferik, që i zvogëlon temperaturat në glob. “La Niña”, sipas meteorologut Jason Nicholls, do të arrijë kulmin në nëntor, ndërsa do të kalojë në një fazë normale gjatë janarit. Klimatologët thanë se fenomeni “La Niña”, është ende…
Është arritur marrëveshje për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes qarkulluese publike dhe autobusët e NQP-së tashmë do të fillojnë të qarkullojnë, ka konfirmuar për MIA-n kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miço Stojanovski. “Transferimi i parave është bërë. Paga do të shpërndahet nesër. Autobusët fillojnë të qarkullojnë”, tha Stojanovski për MIA-n. Informacioni është përcjellë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, me të cilën kanë pasur takim para gjysmë ore. Edhe nga Qyteti i Shkupit përmes një komunikate për media kanë konfirmuar se është gjetur zgjidhja. I kanë bërë thirrje menaxhmentit të kompanisë që të japë dorëheqje dhe i kanë ftuar Qeverinë…
Partia opozitare OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryebashkiakes së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, pasi siç thonë ato fajtore për gjithë kaosin që është krijuar në NQP është vet ajo. “Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe ka mashtruar shkupjanët”, shprehen nga OBRM-PDUKM. E në paraqitjen e saj të fundit, Kryetarja e Shkupit, Arsovska pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik,…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, të cilën e quajnë të paaftë. Nga kjo parti thonë se “për shkak të saj mijëra familje kanë mbetur pa paga, ndërsa miliona pa transport publik në kryeqytet”. Nga OBRM-PDUKM thonë se “derisa Arsovska flet me veten se kush është fajtor, Ndërmarrja Transportuese Publike po fundoset”. “Arsovksa është futur në histori si kryetarja më e paaftë edhe e vetmja të cilës i është bankrotuar ndërmarrja. Ajo duhet të jep dorëheqje pasi është e paaftë dhe i ka mashtruar shkupjanët”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori, gjegjësisht 24 Tetori i vitit 2022 (e hënë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kjo ditë është ditë jo pune sipas Ligjit për festa të RMV-së (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.21/98 dhe 18/07). Nga MPPS të gjithë qytetarëve ua urojnë festën.
Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Sipas Statistikave tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Në lidhje me Kancerin e Gjirit, portali TS, ka bërë një bisedë me…
Duke komentuar zërat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, ka deklaruar se do të ishte mirë që shumica aktuale të zgjërohet sa më tepër, shkruan gazeta LAJM. “Unë vetëm përmes mediumeve kam dëgjuar që ndoshta ASH-ja mund të hyjë në Qeveri, por nga ana tjetër, kam dëgjuar deklarata të prera që nuk ka asgjë në këtë drejtim. Unë personalisht do të kisha dashur që shumica të zgjërohet sa më shumë, ai blloku progresi pro-evropian”, tha deputeti, Kastriot Rexhepi.
“PRES TË HIDHET POSHTË LËNDA E HAPUR PAS KALLËZIMIT TË ARAFATIT” Prokurorja dhe ish shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsiuonit, Vilma Ruskovska, e cila është e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë bastisjes së kryer më 18 korrik në Policinë Financiare, deklaroi sot se edhe përskaj kësaj sërish ka konkurruar për pozitën e njëjtë dhe pret mbështetjen e kolegëve. “Po, dje kam dorëzuar aplikimin. Pres që kolegët absolutisht të më mbështesin dhe të votojnë për mua” – deklaroi Villma Ruskovska. Ruskovska sot është marrë në pyetja nga Prokuroria, pas kallëzimit penal kundër saj nga ish…
Pas gati një muaj e gjysëm nga kur u.d, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se si subjekt nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi, vetëm tani Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi thonë se në takimin e djeshëm kanë diskutur të njejtën gjë, heqjen e 20%, shkruan SmartNews Ndryshe, dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim. “Me këtë rast Menduh Thaçi e informoi Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e…
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi në “Programi 200” në Alsat tha se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij. Ai poashtu shtoi se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita, përcjell Nistori. “Ne lejuam që të mos kemi kontrollë dhe erdhi puna ne humbëm bastionin më të madh shqiptar, siç është Tetova dhe rrethina. Pse? Ne premtuam që do të rindërtojmë stadiumin e KF Shkëndija, për atë edhe ia dhamë në pronës komunës në vitin 2013, kur zonja Arifi do…

