Ka interesim të madh te qytetarët për shfrytëzimin e masës për mbështetje financiare për mbulimin e një pjese të faturave për energji elektrike për amvisëritë me të ardhura të ulëta. Numri i kërkesave të ardhura në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë është 6.500 kërkesa, dhe sipas mjeteve të parapara buxhetore për këtë qëllim, të cilat arrijnë në 60.000.000 denarë, me mbështetje financiare mund të sigurohen rreth 7.000 amvisëri, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se pret që sot dhe nesër në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë të mbërrijnë edhe 100 deri në 200 kërkesa nga aplikantët të…
Author: Jeta almakos
Janë gjetur 19 imigrantë në rrethinën e fshatit Stojakovë në vendkalimin kufitar me Greqinë “Bogorodicë, 16 prej tyre janë nga India dhe tre nga Pakistani. “Pas ndërmarrjes së masave është konfirmuar se personat M.O (31), A.A (21) dhe M.A (22) të gjithë nga Pakistani, janë prezantuar rrejshëm se janë nga India, ndërsa në të vërtet kanë qenë udhëheqës të grupit, ata e kanë pranuar se kanë pasur për qëllim ti dërgonin në Republikën e Greqisë”, njoftojnë nga MPB. Për rastin është njoftuar prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me urdhër të së…
Deputeti Kastriot Rexhepi në pyetjen e “Fokus” nëse në ditën e votimit për mosbesim ndaj qeverisë ka qëndruar në vilën e kryeministrit, thotë se është e drejtë e tij se ku do të qëndrojë. “Gjithçka që kisha e thash në konferencën time për shtyp dhe në paraqitjet e mia publike. Është e drejta ime se ku qëndroj”, tha Rexhepi. Ai shtoi se si deputet e ka përdorur të drejtën e tij kushtetuese të vendosë sipas bindjes së tij dhe me këtë veprim të sigurojë shumicë parlamentare stabile dhe dialog pa pengesa me Bullgarinë. Kujtojmë se dje Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM…
Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë i paraqitur nga OBRM-PDUKM nuk ka kaluar sot në Kuvend. Propozimi me të cilin OBRM-PDUKM kërkon shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinos” me procedurë të shkurtuar dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme, nuk mori mbështetje nga shumica e deputetëve. Vetëm 32 deputetë votuan “për”, ndërsa 55 ishin kundër. Propozimi kërkon heqjen e 100 ditëve të qeverisjes teknike përpara zgjedhjeve parlamentare. Marrëveshja e “Përzhinos” u arrit në vitin 2016, pas negociatave të gjata mes katër partive më të mëdha të asaj kohe OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH.
Sot në Kuvendin e Maqedonisë në rend dite do të jetë Ligji për page minimale. Në kumtesën e LSDM thuhet se mbi 80.000 punëtorë do të marrin 45 euro më shumë çdo muaj dhe kjo është dyfishi i pagës minimale në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së kur ishte 8800 denarë. “Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2014 vlera e shportës sindikale ishte 32.133 denarë. Në dhjetor 2021, shporta sindikale ishte 35.042 denarë. Kjo do të thotë se vlera e shportës së sindikatës është rritur me 9% në shtatë vjet, për shkak të çmimeve më të larta, dhe paga minimale…
Më 09.02.2022 në orën 19:25 në rrugën “Çerenja” në Shtip, policia së bashku me njësitin special kundër terrorizmit “Tigrat” kanë arrestuar E.M. (32) nga Shtipi. “Ai ishte i kërkuar me udhërarrest qendror nga burgu i Shtipit për shkak se kishte ikur nga burgu. Ai është i dënuar me 12 vjet e pesë muaj burg për kryerjen e disa veprave penale, ndërsa i kishin ngelur për të shlyer edhe pesë vjet e dy muaj burg. I arrestuari është dërguar burgun e Shtipit për shlyerjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB