Author: Jeta almakos

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki në emisionin Klan Debat tha se partia e saj po përpiqet gjithmonë të kontriboj me aq sa mundet në Qeveri të ruaj dhe mbroj interesat e shqiptarëve ku edhe për temën e 20% do diskutohet dhe zgjidhet kjo çështje. ”Ne si parti shqiptare jemi gjithë PRO heqjes së 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, pra nuk mund të paramendohet se si shqiptarët në Maqedoni të quhen si 20%, ne si Alternativë do bëjmë maksimumin ta ndryshojmë dhe do jemi faktor i rëndësishëm i kësaj Qeverie’‘ – tha Safije Sadiki nga Alternativa. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Në emisionin Klan Debat, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se kanë qenë faktor në vitin 2018 për hapjen e kushtetutës dhe se do e bëjnë sërish tani me heqjen e 20%. ‘‘Kemi pritur 30 vite, duhet sa më shpejti ti përmbushim detyrimet si shtetformues, duhet shteti ti trajtojë gjithë qytetarët njësoj pra kjo është shumë e rëndësishme, ne si ASH kemi treguar kapacitete që mund të bëjm edhe ndryshime kushtetuese e dini pra marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 sepse deri atë vit ende Kosova nuk figuronte si shtet i Maqedonisë së Veriut, mirë që erdhi momenti dhe e…

Lexo më Shumë

Menjëherë pas pandemisë së virusit korona, të cilin e kaluam me orë policore dhe karantina që lanë pasoja të rënda në shëndetin mendor të qytetarëve, Maqedonia e Veriut tani po përballet me krizën ekonomike dhe atë energjetike. Çmimet nëpër dyqane po rriten, ende nuk dihet nëse do të ketë ngrohje dhe rrymë përgjatë këtij dimri, ndërsa paralajmërohen pushime nga puna. Parashikimet se pas Kovid-19 do të pasojë një krizë me shëndetin mendor po realizohen dhe kësaj po i vjen në ndihmë edhe kriza ekonomike dhe energjetike. Gjitha këto ngjarje po ndikojnë për keq edhe në shëndetin mendor të qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Nga të dhënat e grumbulluara, rezulton se në Serbi jetojnë 100 mijë shqiptarë. Ky fakt u konfirmua nga kryeshefi i Administratës Komunale të Preshevës, Hevzi Ramadani. Ramadani saktësoi gjithashtu numrin total të personave të regjistruar në harkun kohor të 31 ditëve në Luginë. Deri më tani në komunën e Preshevës raportohet për 95 mijë e 5 njerëz të regjistruar, në Bujanoc 54 mijë e 506 persona të regjistruar dhe në Medvegjë 8 mijë e 475 njerëz të regjistruar.

Lexo më Shumë

Stopanska Banka (Banka Ekonomike) në Maqedoninë e Veriut ka rritje të të ardhurave neto. Sipas analizës që sjell portali Faktor.mk rezulton që për nëntë muaj banka në fjalë ka realizuar fitim prej 33.5 milionë euro. Me këtë Stopanska Banka-Shkup e ruajti primatin ndaj bankës më të madhe konkurente NLB, e cila për këtë periudhë arriti në 33.2 milionë euro fitim, përcjell KlanMacedonia. Të dhënat zyrtare nga bilancet e Stopanska bankës tregojnë se fitimi për nëntë muajt e parë të vitit ka arritur në 33.5 milionë euro. Kjo është 300,000 euro më shumë se konkurrenti më i madh i saj – NLB Bank. Stopanska…

Lexo më Shumë

Shoqta e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM) ka reaguar ndaj pengimit të kryerjes së punës së kolegut Nevrij Ademi nga Tetovasot, të cilit ju morën paisjet dhe dhunshëm është larguar nga hapsirat e një shkolle të mesme në Tetovë. Sipas deklaratës së kolgeut Ademi, sot në hapsirat e një shkolle të mesme “7 Marsi” në Tetovë, përderisa ka pritur të xhiroj një kronikë me drejtorin e kësaj shkolle, nga ana e një personi të panjohur i është marrë telefoni celular dhe i është hedhur mikrofoni. Menjëher pas kësaj personi i njejtë me fjalor të ashpër është munduar ta largoj gazetarin jashtë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush standardet për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta arritur këtë. Qeveria në përgjithësi bëri përpjekje të shtuara krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë KOVID-19 dhe kapacitetin e saj shtetëror kundër trafikimit. Kjo është edhe arsyeja pse Maqedonia mbetet në Nivelin 2. Kështu thuhet në Raportin për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore të Departamentit të Shtetit Amerikan, ndërsa nënvizohet se në Maqedoni, Qeveria ka identifikuar dukshëm më shumë viktima dhe ka rritur përpjekjet e parandaluese, duke përfshirë këtu edhe miratimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët u.d., Arben Taravari ka takuar sot Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin David Geer, për të diskutuar për raportin e progresit, sfidat dhe reformat që e presin vendin në procesin integrues, si dhe zhvillimet politike në vend. Ambasadori Geer ka falenderuar Aleancën për Shqiptarët që çdo herë ka qenë përkrahëse e proceseve evropiane. Kreu i ASH-së, Dr Taravari përgëzoi Ambasadorin Geer për rolin e institucioneve të BE-së në gjetjen e një zgjidhjeje për të hequr bllokadën bullgare dhe mundësuar dhënien e dritës së gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Nismat me hapjen e klubeve kulturore në të dyja vendet nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë, por përkundrazi e përkeqësojnë atë, thotë historiani bullgar Dimitar Atanasov, duke komentuar klubet e sapohapura në Manastir, Ohër, si dhe Bllagoevgrad. Ai në një prononcim për Alsat, thotë se struktura të caktuara dëshirojnë që bllokada për integrimet evropiane të Maqedonisë të vazhdojë. Atanasov shton se maqedonasit kanë të drejtë, siç thotë ai, të rebelohen kundër përdorimit të emrave Vanço Mihailov dhe Car Boris. “Bullgaria e ka hequr zyrtarisht bllokadën, por fatkeqësisht ka forca në shoqërinë dhe jetën politike bullgare në Bullgari, që vazhdojnë të…

Lexo më Shumë

Deri në fund të këtij viti pritet të dorëzohen në Kuvend ndryshimet ligjore për riorganizim të administratës publike nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. E sipas udhëheqësit të kësaj  ministrie, me këtë do të mbyllen disa institucione që nuk kanë asnjë vlerë dhe do të shtohen disa institucione të cilat janë të rëndësishme. “Shpresojmë se deri në fund të këtij viti të kemi ligj të cilin e dërgojmë në Parlament. Përndryshe me pilotim të riorganizimit veç se kemi filluar në tri ministri, në MShIA, në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Bujqësisë, me riorganizimin do të…

Lexo më Shumë

Vendi do të mund të furnizohet nga më shumë burime të gazit përmes Bullgarisë. Kjo është mundësuar pas nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes për lidhje ndërsistemore për furnizim dhe distribuim të gazit në Pikën ndërlidhëse Qystendil – Zhilidovë mes SHA GA-MA dhe Bullgartransgaz. Marrëveshjen e nënshkruan drejtori ekzekutiv i SHA GA-MA, Aleksandar Arsiq dhe drejtori ekzekutiv i Bullgartransgaz, Vlladimir Malinov, ndërsa mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Resurseve Nacionale Energjetike SHA Shkup, Bajram Rexhepi. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi të madhe sepse hap mundësi për rritje të kapacitetit të tanishëm të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin nga…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje në ora 13:30 është raportuar se në fshatin Glluvë-Shkup I.S.(30), duke vozitur në oborrin e një shtëpie me veturë motorike “Opel Astra” me targa të Shkupit, ka goditur vjehrrin e saj. B.S.(84)., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar në për obduksion”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë