Author: Jeta almakos

Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamje të rënda ku shihet në Tiranë një person, i cili dyshohet se është shoferi i autobusit që shihet në video, duke goditur një person të moshuar me shuplakë. Sipas “JOQ Albania”, videoja është filmuar katër ditë më parë. “Kjo video ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe është filmuar nga gazetarët e medias online ‘miksnews’, 4 ditë më parë. Ata shpjegojnë për JOQ se në Astir, ka ndodhur një sherr midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve edhe zyrtarisht emëroi Abazin në pozitën e re Zgjedhja e shefit të Prokurorisë së Lartë të Shkupit dhe Gostivarit, si dhe të prokurorive publike në Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar dhe Kumanovë, edhe pse ishte paralajmëruar për sot, dështoi. Seanca me vonesë prej një orë e gjysmë, ndërsa e njëjta u ndërpre pas pikës së dytë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski tha se, vonesa ka qenë për shkak se, anëtarët kanë shqyrtuar dosjet dhe se, kanë kërkuar më shumë kohë që të shohin vlerësimet dhe dosjet, para se të sjellin vendim. “I lexojnë dosjet që arritën…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur do të vazhdojë, pavarësisht dinamizmit të Procesit të Berlinit. Ai ka theksuar se Ballkani i Hapur është një njësi jetësimi i Procesit të Berlinit, madje, bëri të ditur se janë duke punuar për përgatitjen e një samiti tjetër të Ballkanit të Hapur në Shqipëri. Në mbledhjen e përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama tha se Procesi i Berlinit nuk është i përjetshëm, ndërsa Ballkani i Hapur do të mbesë i tillë. “ Ne po përgatisim një…

Lexo më Shumë

Sot Këshilli i Prokurorëve Publik pritet të zgjedhë shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup. Janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Në seancën e sotme gjithashtu pritet të merret vendimi për emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në të njëjtën seancë pritet të zgjidhen edhe disa krerë të Prokurorive në qytete tjera, si në Gostivar, Veles, Manastir, Kavadar dhe Kumanovë. Gjithashtu pritet të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e 4 prokurorëve të ri në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit…

Lexo më Shumë

Në seancën ndërqeveritare që po mbahet mes dy qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Rama mes tjerash tha: ”Ska asnjë rrugë tjetër me përballjen me krizat përveç bashkëpunimit dhe krijimit të sinergjive dhe adoptimit në mes dy vendeve. Në takohemi pikërisht në kohën kur te gjithë kemi një qëllim të përbashkët per tu bere anëtare e BE, një hap e tejkaluar me hapjen e negociatave tani duhet punë për tu bërë. Për të ndërtuar një plan të përbashkët që na jep mundësinë të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të përbashkët” –…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi ka njoftuar se një shtetase e Serbisë ka mbetur e plagosur nga shpërthimi i sotëm në Taksim të Serbisë. MPJ-ja serbe bën të ditur se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga autoritetet turke, por që rasti është raportuar nga turistët e tjerë nga Serbia që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes. “Në shpërthimin e sotëm në Stamboll ka mbetur e plagosur një shtetase e jona. Bëhet fjalë për turisten Dragana Ristiq nga Nishi. Ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku do të operohet sonte për shkak se…

Lexo më Shumë

Sllovenia u bë me presidenten e saj të parë grua, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve triumfoi kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar, e cila fitoi më shumë vota se kundërshtari Anzhe Logar, përcjell “Delo”. Sipas rezultateve të fundit, bazuar në 98.29 për qind të votave, Pirc Musar ka fituar 54.03 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Sllovene, Logar, ka fituar 45.97 për qind, shkruan gazeta sllovene. Logar tha se fushata ishte e vështirë dhe ai mbërriti për të uruar kundërshtarin e tij Pirc Musar. Presidentin e ri e ka uruar edhe kryeministri i Sllovenisë Robert Golob. “Kjo është…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut pranohet në Unionin e Mesdheut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale. “Edhe një Sukses i politikës së jashtme. Vendi jonë pranohet si anëtare e Unionit për mesdheun, një forum i rëndësishëm rajonal për bashkëpunim në mes Bashkimit Europian dhe vendeve të mesdheut. Çdo ditë e më afër Bashkimit Europian”, ka shkruar ministri Osmani.(INA)

Lexo më Shumë

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në orën 10:45 do të jetë takimi kokë më kokë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare. Ndërsa konferenca e përbashkët për…

Lexo më Shumë

Në Kinemanë Cineplexx në Shkup, mbrëmë u shfaq premiera e filmit “Sofia” i regjisorit Eduard Grishaj. Mes miqsh, artistësh, krijuesish nga bota e kinemasë, politika apo edhe trupi diplomatik regjisori ndau kënaqësinë e kësaj dite por edhe sakrificën dhe kohën e gjatë për realizimin e filmit, informon PRESSonline.mk Artan Grubi Të pranishëm në këtë event filmi ishin edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka dhe gazetari e publicisti nga Kosova, Milam Zeka. Milaim Zeka-Arbana Osmani Ngjarjet në film zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Ish-gazetari britanik Brendan Paddy, e ka krahasuar momentin e çlirimit të qytetit ukrainas Kherson me Kosovën, në vitin 1999. Paddy ka shpërndarë një video të Sky News, ku shihet korrespodenti i këtij mediumi, duke u pritur nga turmat me civilë ukrainas në Kherson. Ai ka shkruar se ky moment e kthen atë në vitin 1999 në Kosovë. “Kjo më jep mua kthimin në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy në rrjetin social Twitter. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi ai një ditë historike rikthimin e forcave të tij në qytetin juglindor të Khersonit por tha se situata humanitare atje…

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Onkologjisë, motrat medicinale dhe personeli sanitar shprehin revoltën e tyre se nuk u paguhen kujdestaritë për orët e ndërrimit të natës. Dyshimet për manipulimin e buxhetit të klinikës dalin në dritë, kur të punësuarit nuk marrin as për punët shtesë që bëjnë me turne. Njëra nga infermieret e Klinikës, Maja Jakimova, thotë se përfaqëson të gjithë kolektivin që janë të prekur nga ky keqpërdorim, duke akuzuar drejtorin organizativ Nehat Nuhi, se ka mbajtur paratë e tyre. Maja rrëfen se nga mobingu është detyruar të merr pushim mjekësor, andaj ka paditur edhe Klinikën. “Në muajin gusht, sindikata na…

Lexo më Shumë