Author: Jeta almakos

Identifikohet grupi i huliganëve që sulmuan dy të rinjë shqiptarë në Kumanovë Nga informacionet e fundit zyrtare bëhet e ditur se janë zbuluar dhe janë marrë në pyetje grupi i personave që sulmuan dy të rinj shqiptarë në një lagje të Kumanovës. Sipas Prokurorisë Themelore Publike, janë identifikuar pothuajse të gjithë personat e përfshirë në sulmin ndaj dy të rinjëve në Kumanovë, përcjell INA. “Në rrjetet sociale janë publikuar video incizimet e ngjarjes së djeshme. Në video shihet se si një grup personash ndjekin dy persona në qytet. Prokuroria dhe Policia e Kumanovës janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur, reagimet kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për të ndihmuar klubin e futbollit, Vardari. Pas drejtorit sportiv të F.C.Shkupit, Omer Bunjaku, ka reaguar ashpër edhe gazetari shqiptar, Furkan Saliu. Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale Saliu ka thënë se  250.000 mijë euro para të qytetarëve do të vidhen dhe do të përfundojnë në xhepa të personave privat, raporton indeks.mk Reagimi i plotë: Në kohë krize, kur qytetin e kemi në terr për shkak se po kursejmë energji elektrike, kur kemi dilema se a do të kemi se me çka do të ngrohemi, se a do të…

Lexo më Shumë

Nëntori është muaji i festave për kombin shqiptarë, si në Shqipëri po edhe jashtë kufijve, në Kosovë po edhe Maqedoninë e Veriut. Në vigjilje të 114-të vjetorit të Kongresit të Manastirit Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV do të organizojë koncert në Shtëpinë e Kulturës në Manastir. Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet në orën 19:00. “Koncert festiv për nderë të 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit. 22 nëntor ora: 19:00 në Shtëpinë e Kulturës – Manastir”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se ka pasur dialog konstruktiv ndërmjet shoqatave të studentëve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deputetët. “Më vjen mirë që u gjet një gjuhë e përbashkët sa i përket ushqimit të studentëve. Në takim u bisedua edhe për aspekte tjera të standardit të studentit e që ka të bëjë me infrastrukturën në konvikte dhe u dakorduam me ministrin e Arsimit se edhe në këtë pjesë do të bëhen përpjekje maksimale për të avancuar kushtet në konviktet e studentëve”, u shpreh Kovaçevski. Ai po ashtu theksoi se studentët gjithmonë kanë të drejtë…

Lexo më Shumë

Ljubisha Ignjatov, kameraman i TV 24, është goditur me boksa pasditën e sotme në “Përzhino” të Shkupit, ku së bashku me gazetarin tentuan të regjistrojnë një reportazh para shtëpisë që raportohej se ishte vendbanimi i biznesmenit ukrainas Onishchenko, i cili së fundmi u zbulua në opinion se kishte marrë pasaportë të Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori. Ekipi i TV 24 është sulmuar nga pronari i shtëpisë, Mile. ShGM tashmë ka dërguar një reagim deri te MPB-ja dhe pritet një hetim i menjëhershëm për rastin, duke dënuar dhunën. Në pamjet e TV 24, i zoti i shtëpisë heq pantallonat dhe e pyet…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zv/Kryeministrja Belinda Balluku u ndal tek Korridori i 8, si një ndër projektet më të rëndësishme për dy vendet. Balluku bëri të ditur se së fundmi, janë dy vende të BE që kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar në këtë projekt. Bëhet fjalë për Bullgarinë dhe Italinë. “Korridori 8 është një projektet më të rëndësishëm dhe vitale për dy vendet tona, por jo vetëm, edhe për 2 vende të tjera të BE që kanë shprehur dëshirën që të na bashkohen për të na mbështetur…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti realizoi takim me kreun e qeverisë Sshqiptare Edi Rama. Në postimin e tij në rrejtet sociale Ahmeti shkruan se ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm!                                                          . “Ritakim vëllazëror me Edin, kësaj rradhe pas mbledhjes historike të Qeverive të vendeve tona…

Lexo më Shumë

Katër institucionet që kanë dhënë mendim pozitiv për pajisjen me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko, nuk japin asnjë sqarim për opinionin se mbi çfarë baze e kanë bërë një gjë të tillë. Këto institucione i kishin rekomanduar Qeverisë pajisjen e Onyshenkos me pasaportë maqedonase. Oligarku ukrainas, sipas Rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN dhe deputetit të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka një dosje me precedent të rëndë penal. Oleksandr Onyshenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë pas akuzave për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit, por ai është sanksionuar edhe nga SHBA-ja, më…

Lexo më Shumë

Izair Memedi kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët dega Butel ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook ndaj kryetares së Shkupit Danela Arsovska. Memedi në postimin e tij ka theksuar se ‘zonja e parë nuk guxon të nxjerrë nga puna një numër të madh të të punësuarve’, shkruan InfoShqip. Në vazhdim postimi i plotë i Izair Memetit: “Pyetja “Çfarë po ndodh?” e ka përgjigjen Qyteti i Shkupit, qytet që ju premtua gjithë qytetarëve të saj, u shndërrua në qytet absurd, sepse absurdi i ulëron për fatin e një qyteti të marrë me “qira” nga e forta e…

Lexo më Shumë

112 ish të punësuarit në ndërmarrjen “Higjiena Komunale” në Shkup, protestuan kundër drejtoreshës Kosana Mazneva, e cila në fillim të muajit ua ndërpreu kontratat e punës. Ata në protestën e sotme thanë se largimi i tyre është bërë në baza etnike, fetare dhe partiake. Ish-ndihmës drejtori, Milaim Aliu, thotë se nga puna janë larguar punonjës që kanë përvojë pune më shumë se pesë vjet. Ai madje akuzon drejtoreshën se i ka larguar për të bërë punësime tjera partiake. Aliu thotë se prej më 31 shtator janë bërë 41 punësime të reja. “Në mesin e të përjashtuarve mbi 90% janë shqiptarë.…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 10 persona për drogë, prej të cilëve nëntë persona janë nga Shkupi dhe një nga Tetova. Në Aerodrom të Shkupit, zyrtarët policorë dje kanë arrestuar për drogë dy persona edhe atë D.M (20) dhe A.P (23), të dy nga Shkupi. Po ashtu, siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 21:30 në pjesën qendrore të Shkupit, për drogë është privuar nga liria M.I (25) nga Shkupi, ndërsa në Karposh kanë arrestuar S.S (27) nga Shkupi. Pesë persona, prej të cilëve një i mitur janë arrestuar në Gazi…

Lexo më Shumë

Ka tani sa vite që në vendin tonë është bërë e obligueshme që të gjitha klubet të kalojnë në Shoqëri Akcionare, që do të thotë do të kenë sponsorët e tyre, duke përfshirë këtu edhe disa mënyra të tjera që vijnë si ndihmë nga vetë shteti. Por duke mos dashur shumë të merrem me temën, e Shoqërive Aksionare,këshilli i Qyteti të Shkupit si duket po harron se nuk ka të drejtë të bëjë ndarje mes klubeve. E them këtë, se në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, vetëm nga qyteti i Shkupit, për momentin garojmë katër klube, FC Shkupi,…

Lexo më Shumë