Miliona denarë borxhe, kredi, përmbarues dhe ikje në mërgim. Kështu e përshkruajnë gjendjen e tyre momentale disa nga transportuesit privat, të cilët, për rreth një muaj nuk qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit. Rexhep Ramadani thonë se duke shpresuar se Qyteti i Shkupit do ua paguaj paratë për të cilat kanë punuar, ka hyrë në borxhe prej rreth 100 mijë euro. Tani detyrohet që tetë shoferë t’i largojë nga puna, ndërsa përmbaruesit mund ti marrin pronat e tij. “Nëse vazhdon kjo ne detyrohemi të ndalemi tërësisht, ti ç’lajmërojmë shoferët, sepse nuk ka të hyra askund. Na kanë detyruar të mbështetemi për…
Author: Jeta almakos
Në luftën kundër tregtisë ilegale me drogë, SPB Shkup vitin e kaluar mund të mburret me konfiskim të 215 kilogramë rekord marihuanë, ndërsa këtë vit madje 1,5 kilogramë kokainë, publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Fejsbuk. “Shtetin e kemi pozicionuar si faktor kredibil në luftën kundër tregtisë së palejuar me narkotikë. Si MPB vazhdojmë pa kompromis të punojmë në çrrënjosjen e kësaj dukurie. Rritje për 6,52 për qind shënohet edhe në grabitjet dhe plaçkitjet e ndriçuara në rajonin e SPB Shkup për periudhën janar-tetor 2022”, ka shkruar Spasovski. Ai porositi se vazhdojnë me…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar MPB-në e udhëhequr nga Oliver Spasovski për mbrojtje të kriminelëve në Haraçinë. “Të gjithë e dimë se si funksionon në territorin e komunës së Haraçinës dhe që sillen si pronarë të këtij qyteti, ndërsa MPB për atë se kreu i MPB-së është bashkë punëtor i tyre, janë të pafuqishëm që tu kundërvihen. Këta njerëz, flas për policët, janë në gjendje të pakëndshme, kanë mundur shumë lehtë të jenë viktima të kësaj narko-bande që i gjithë Shkupi e di se kush është, ku jeton dhe si duket”, ka deklaruar Mickoski.
Në Maqedoninë e Veriut përkundër se janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, në disa komuna të saj kemi shtim natyror të popullsisë. Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar që në Saraj kemi 140 lindje më shumë sesa vdekje, Çair 108, Tetovë 96, Studeniçan 83, ndërsa në Haraçinë 47 lindje më shumë sesa vdekje, gjatë tremujorit të tretë. Ndërkohë në Manastir kemi 107 lindje më pak sesa vdekje, në Prilep 83, Shtip 42, në Karposh 41 lindje më pak sesa vdekje. Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë janë regjistruar 4 956 lindje të gjalla, 33 lindje të…
Kanë kaluar me veturë mbi 2.000 kilometra nga Harkovi deri në Shkup për ta shpëtuar familjen nga sulmet e Rusisë. Ukrainasja Ivana me djalin e mitur dhe prindërit e saj tashmë 9 muaj me radhë qëndrojnë në vendin tonë në një banesë të të njohurve të saj. Ajo thotë se nuk dëshiron që njerëzit t’i shohin si kërkues azili ose persona të varfër, pos si njerëz të cilët janë nevojë për ndihmë të përkohshme për ta shpëtuar jetën e tyre. Problemi i vetëm i Ivanës, është mungesa e sigurimit shëndetësor dhe së drejtës për të punuar në vend. “Kur erdhëm…
U ndalua nga policia për kontroll, por u ushtrua dhunë ndaj tij. Kështu thotë 22 vjeçari Albinot Murati nga Sllatina e Tetovës që kishte ardhur dhe në spitalin klinik të Tetovës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas Albinotit ai bashkë me dy shokët e tij deri sa kanë qenë duke shkuar në shtëpi nga Tetova në hyrje të fshatit Sllatinë janë ndaluar nga dy vetura të inspektorëve policor dhe janë keqtrajtuar dhunshëm pa asnjë arsye.
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në autstrdën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit. Mësohet se makina e cila drejtohej nga një shtetas maqedonas i identifikuar si Berat Beciri ka përplasur këmbësoren. Viktima, e cila është ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë në vend. Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në ditën botërore të personave me nevoja të veçanta, nënshkroi Aktivendimin me të cilin formohet Grupi punues për hartimin e planit aksional për personat me nevoja të veçanta në përbërje prej 6 anëtarë. Sipas vendimit në fuqi, me këtë dokument strategjik do të përmirësohet cilësia e jetës së presonave me nevoja të veçanta, kurse grupi i sapo formuar obligohet të hartojë Plan aksional për personat me nevoja të veçanta që do të përmbajë nevojat, zgjidhjet, synimet dhe prioritetet e identifikuara në mënyrë që pushteti lokal dhe organizatat e personave me nevoja ndryshe të…
Kryetari i deritashëm i SHGM-së, Mladen Çadikovski është zgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave në RMV. Ai ka fituar në zgjedhjet për Kryetar të SHGM-së në rrethin e parë. Në garë me Çadikovskin kanë qenë edhe gazetarët Marjan Nikolovski dhe Filana Koka. Mladen Çadikovski ka fituar 229 vota, për Nikolovskin kanë votuar 84, kurse Filana Koka ka marrë 40 vota. Në Kuvendin zgjedhor të SHGM-së kanë marrë pjesë 456 punonjës të mediave.
Një tërmet i fortë me intensitet 5.1 gradë sipas Rihterit ka dredhur sonte Bosnjë dhe Hercegovinën.Epiqendra e tërmetit ishte 40 në juglindje të Mostarit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.Për momentin nuk raportohet në dëme në njerëz apo materiale.
Një ndër sfidat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut mbetet tërheqja e viktimave të dhunës në familje nga paditë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor – të cilat paraprakisht i kishin denocuar rastet në polici. Kështu, mbrojtja e grave nga dhuna në familje vazhdon të mbetet sfidë në këtë shtet, pavarësisht që në aspektin ligjor ka përparime, në implementimin e ligjeve ka ngecje. Kështu u tha në konferencën për barazi gjinore, luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e cila u mbajt në Shkup më 2 dhjetor. Kjo konferencë u organizuar nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale.…
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas informacioneve se një grup i armatosur i afërt me pushtetin, kanë përzënë policët nga Haraçina. Zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoillkovski e cilësoi Spasovskin si kërcënimin më të madh për funksionimin e MPB-së dhe ballafaqimin me krimin, dhunën dhe korrupsionin. “MPB akoma hesht, do të përsëris, vetëm sepse është ndaluar një person pa dokumente valide, një grup i armatosur i afërt me qeverinë, një polic dhe një person i njohur i policisë, futen në repartin e policisë në Haraçinë dhe policët duhej, pasi kishin marr urdhër nga një i…

