“PLANI PËR ANËTARËSIM DERI NË VITIN 2030 ËSHTË AMBICIOZ POR JO I PAREALIZUESHËM” Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që deputetët të sillen si burrështetas kur të jenë në duart e tyre ndryshimet kushtetuese. Sa i përket planit për anëtarësim deri në vitin 2030 thotë se është ambicioz por jo i parealizueshëm” Kryeministri, Dimitar Kovaçevski duke folur për ndryshimet kushtetuese në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se, e ka të qartë që vendimi i deputetëve në Kuvend nuk do të jetë i lehtë, por pret prej tyre që të sillen si burrështetas. Sipas tij, deputetët kanë zgjedhje të lënë…
Author: Jeta almakos
Një shpërthim është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës të premten mbrëma, kanë thënë për KOHËN banorë të Lagjes së Boshnjakëve. Sipas tyre, dëgjimi është dëgjuar nga zona afër spitalit. Nuk dihet se çka ka shkaktuar këtë shpërthim.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danbella Arsovska nuk ka asgjë kundër në rast se tenderi për furnizim me naftë për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik-Shkup vihet nën thjerrëzën e Policisë Financiare. Ndërkohë e pyetur për vërejtjeve të opinionit rreth marrëveshjes dyvjeçare për furnizim me naftë mes NQP dhe një kompanie, Arsovska me përgjigje: “Absolutisht, jo. Dhe duhet gjithçka të kontrollojnë. Vallë mendoni se unë, si person vetanak dhe si dikush që e udhëheq këtë qytet, do të d al dhe do të përballem me të gjithë këto oponentë, në rast se vlerësoj se kam çfarë të fsheh. Apo në…
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra në javët e fundit nga Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, për të nisur një luftë të vërtetë kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Korrupsioni ka shkatërruar besimin e publikut tek institucionet, ka fragjilizuar shtetin dhe ka minuar përpjekjet tona zhvillimore. Inkurajoj Qeverinë e SHBA-ve dhe partnerët evropianë që të përdorin të gjithë spektrin e instrumenteve financiare, teknike dhe politike në dispozicion për të mbështetur Maqedoninë e Veriut drejt këtij qëllimi, pasi që tanimë është e qartë se institucionet tona kanë dështuar. Aleanca për…
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej pjesëmarrësve kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj tjetrit. Fatmirësisht, plumbi nuk ka goditur personin, por në një automjet aty pranë. Policia jep detajet. “Me datë 08.12.2022, SPB Shkup ka raportuar se rreth orës 12:30 në rrugën “Vukovarska”, pas një konflikti të mëparshëm mes R.B (34) dhe P.B (29) nga njëra anë dhe V.A, nga ana tjetër, të tre. nga Shkupi, V.A ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të P.B. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa predha ka dëmtuar një automjet pasagjerësh të parkuar. Është…
Qeveria në seancën e sotme miratoi raportin mbi negociatat për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve. Siç njoftoi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, në seancën e 108 të ekzekutivit janë miratuar edhe propozim-amandamentet në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjin për fitimin. Nga seanca e 108-të e qeverisë: Shqyrtuam dhe pranuam Raportin mbi negociatat për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave të…
Një veturë e tipit BMW mëngjesin e sotëm ka hyrë në korsinë për në rrugën kryesore dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion tip “Stayer”, në makinë udhëtonin tre persona shtetas të Maqesonisë, ku si pasojë ka humbur jetën 41 vjeçari S.E. i cili njëherit është edhe prindi i lojtarit të njohur të klubit futbollistik Shkëndija, si dhe pasagjeri tjetër 26 vjeçar D.J. i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Vetura e cila është aksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Plovdiv – Karlovë siç raportojnê mediat bullgare e gjithë pjesa e përparme e makinës pothuajse është e…
Komisioni Evropian nënshkroi sot rishikimin e marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Anti-Terrorist për Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i marrëveshjes së rinovuar është forcimi i bashkëpunimit në fushën e luftimit të terrorizmit, parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, tha Komisioni. Marrëveshjet u nënshkruan nga Komisionerja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski. “Kjo marrëveshje na mundëson bashkëpunim të ngushtë. Ajo që është e re në këto marrëveshje të rishikuara është…
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet të nisë të hënën një vizitë në Kosovë. Ai do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Vizita e tyre vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Më 6 dhjetor, disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, dhe kanë shkaktuar incidente me armë zjarri në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe. Zgjedhjet për komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zubin…
Policia e Kosovës është sulmuar në veri të vendit, raporton Gazeta Blic. “Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në njoftim. Kumtesa e Policisë: NJOFTIM PËR MEDIA Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në vizitë të parë në Komandën Supreme të Forcave të NATO-s për Evropë në Mons, të Belgjikës, ku pati takim me komandantin suprem të forcave të NATO-s dhe të trupave të SHBA-së në Evropë, gjeneral Kristofer Kavoli. Pas takimit me Kavolin, presidenti Pendarovski kishte një brifing të shkurtë me gazetarët nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë mysafirë në Departamentin e Diplomacisë Publike në NATO. Gjatë kësaj theksoi se temë e bisedimeve me Kavolin ishte lufta në Ukrainë dhe ndihma joushtarake të cilën Aleanca ua jep forcave ukrainase, si dhe për kontributin të cilin Maqedonia…
Kryeministri Rama ka postuar dy ballinat e dy gazetave më të mëdha në Gjermani të cilat i bëjnë jehonë samitit të Tiranës. Rama shprehet krenar për mbresat që ka lënë Shqipëria si vendi mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor. “Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, shkruan Kryeministri në Facebook./Tv Klan

