Author: Jeta almakos

Vetëm një dekadë më parë, gjithandej fshatit Cërni Vërv të Komunës së Studeniçanit dëgjohej zhurma e fëmijëve duke lozur dhe bisedat e burrave për tema të ndryshme. Sot, rrugët e fshatit janë të boshatisura ndërsa shiu i vjeshtës ka mbyllyr në shtëpi edhe ato pak banorë që kishin mbetur. Të vetmit që takuam në fshat po punonin në ndërtimin dhe rikonstruimin e shtëpive që tashmë i quajnë shtëpi fundjave. “Për 20 vjet ikën të gjithë. Kanë mbet shumë pak shtëpi, nuk e di nëse kanë mbetur 10 shtëpi. Mungonin të gjitha gjërat, rruga mungonte, s’kishte jetë të mirë se të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, ka reaguar ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës. Grubi e ka quajtur shqetësuese situatën atje. Ai ka kërkuar që të shmangen veprimet dhe retorika provokuese. “Shqetësuese situata e sigurisë në Veri të Kosovës pas vendosjes së barrikadave, shpërthimeve, sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe forcave ndërkombëtare të EULEX-it nga grupe kriminele. Rrethana të papranueshme që synojnë destabilizimin dhe dezorientimin tendencioz të mbarë rajonit dhe që duhen ndaluar urgjentisht përmes dialogut dhe racionalitetit. Të shmangen veprimet dhe retorika provokuese, të përforcohet angazhimi për zgjidhjen e kontestit mes dyja vendeve përmes njohjes së ndërsjellë dhe…

Lexo më Shumë

Bulevardi Ilinden vijon të jetë i bllokuar nga transportuesit privat në të katër korsitë. Transportuesit kanë kërkuar takim me kryeministrin Kovaçevski për një zgjidhje të mundshme të problemit. Nga ana tjetër kaosi në Shkup ka vazhduar të përplas pushtetin dhe opozitëm. Kaosi në qytetin e Shkupit vazhdon të përplas LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Nga partia në pushtet akuzojnë opozitën si përgjegjëse për siç thonë ata, fatëkeqësinë që po i ndodh Shkupit, pasi sipas tyre, VMRO-DPMNE  propozoi Danella Arsovskën për kryetare të këtij qyteti. Sipas LSDM-së Mickovski dhe partia e tij i kanë të gjitha mekanizmat për të ndalur kaosin në Shkup…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini tha se gazësjellësi në Shkup është projekt kyç për uljen e ndotjes së ajrit. “Fatkeqësisht kemi ende problem me ndotjen e ajrit, por hap pas hapi po e përmirësojmë situatën”, tha Nuredini, për REL. Kemi të dhëna se çdo vit ajri po përmirësohet. Eshtë në rregull? Ende jo. Kemi ende shumë punë përpara që të mos kemi problem me ndotjen e ajrit, prandaj gjithmonë flasim për gazifikimin e Shkupit, është një nga projektet më të mëdha, një nga pjesët kyçe të zgjidhjes së ndotjes në Shkup”. Ministri Naser Nuredini theksoi se muaj…

Lexo më Shumë

KOMUNA E ÇARIT: PROBLEMI ËSHTË TEK KUVENDI Para më shumë se 1 viti, erdhi në Shkup dhe premtoi se do të ndërtojë 5 parkingje në kate, raporton Klan M. ”Garazhet do të bëhen këtu në këtë shesh” – tha Behgjet Pacolli. Madje siguroi se ai nuk është si tjerët dhe se e mbanë fjalën. ”Unë besoj se njerëzit nuk janë të njëjtë. Unë njihem si njeri që i përmbush premtimet e veta gjithmonë” – tha Behgjet Pacolli. Por sot, 408 ditë më vonë, asnjë gozhdë nuk është vendosur në vendin ku ish presidenti kosovar dhe Visar Ganiu premtuan se për dy vjet…

Lexo më Shumë

Ka filluar pagesa e ndihmës financiare për kategoritë vullnetare të qytetarëve, për të cilat parashihen nga pakoja e dytë e masave kundër krizës që i zbaton Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, tha deputetja e kësaj partie, Sanela Shkrijel. Ajo shtoi se mbështetja financiare për pensionistët tashmë fillon me pagesën e pensionit për muajin dhjetor. Ndihma financiare do të paguhet që nesër për përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, përfituesit e një kompensimi të veçantë, të drejtën e dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, dëmshpërblimin e aftësisë së kufizuar dhe ndryshimet e përhershme në gjendjen e…

Lexo më Shumë

Dogana e Kosovës të enjten ka realizuar një kontroll tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit). Në këtë kontroll është kërkuar edhe asistenca e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e alkoolit. Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar dje Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke akuzuar Kosovën se po u bën presion serbëve. Sipas tij, dogana është “shqetësuar që në disa shishe të verës është gjetur një etiketë e akcizës së Republikës së Serbisë edhe pse pronari nuk është kapur duke shitur verë” Por Vuçiq ka reaguar edhe për faktin që në këtë kontroll…

Lexo më Shumë

6 dhjetori shënoi fillimin e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, tensione këto që janë intensifikuar dukshëm tre ditët e fundit. Gjatë ditës së shtunë (dje) u raportua për barrikada në disa komuna veriore, shkëmbim zjarresh mes bandave kriminale serbe e policëve të Kosovës si dhe shpërthime të tjera e sulme edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes. Kryengritjet e para ditën e shtunë filluan me grumbullimin e qytetarëve serbë në Rudarë, në afërsi të Zveçanit, të cilët kundërshtonin arrestimin e Dejan Pantiq, pjesëtar i policisë serbe. Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për sulm…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ajo që e dinin gjatë gjithë kohës u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme. Ai ka thënë se pas 23 vjetëve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënoi përsëri me luftë dhe rikthimin e trupave ushtarake. Kurti ka thënë se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 vjetëve. “Serbia nuk po e fsheh që kërkon rikthim në Kosovë, në esencë kërkon që ta vazhdojë luftën. Luftën që e humbi dhe kapitullimin që e pranoi në Kumanovë në vitin 1999. Mohimi i shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë…

Lexo më Shumë

Siç njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), mëngjesin e sotëm një person është hedhur në ujërat e lumit Vardar, përcjellë Telegrafi. “Në orën 06:00, Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftim në 112 se një person i panjohur nga Ura Bliznak në Bulevardin Serbia ka rënë në shtratin e lumit në vërshimet e lumit Vardar”, njofton QMK. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Brigadës për mbrojtje nga zjarri (BPPZ) të qytetit të Shkupit, si dhe ekipet e MPB-së, të cilët përmes Qendrës për menaxhim me kriza kanë kërkuar mbështetjen dhe angazhimin e ekipeve të specializuara të kërkimit të ujit…

Lexo më Shumë

Eksponent të pushtetit i dhanë përkrahje ekipit hetues të SHBA-së, por kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, nuk beson se me këtë pushtet aktual, mund të ndalet krimi dhe korrupsioni. Me këta njerëz dhe me ketë institucione jo që nuk ka shpresë se do të tkurret korrupsioni por korrupsioni dhe krimi vetëm mund të thellohet. Njeriu që 7 vjet është në krye të MPB-së. Qeveria që më shumë se 5 vjet është në pushtet dhe partia që është pjesë e kësaj qeverie për më shumë se 20 vjet dhe që janë arsyeja për krimin dhe korrupsionin në Maqedoni, nuk mund të…

Lexo më Shumë

Çmimi i dizelit dhe derivateve tjera në pompat e benzinës janë liruar për afër 30% nga niveli i përpara gjashtë muajve, por kjo nuk është pasqyruar në çmimet e produkteve me pakicë. Dizeli, i cili shfrytëzohet për transport dhe ka ndikim më të madh gjatë formimit të çmimeve me pakicë, në qershor ishte 110 denarë, ndërkaq sot 79,5 denarë për litër, njofton SDK. Plotësisht, prej 1 dhjetorit, prodhuesit e ushqimit paguajnë çmim më të lirë për rrymë elektrike, por tani për tani nuk plotësohen pritjet e Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore për të paktën 10%. Edhe të…

Lexo më Shumë