Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin edhe njëherë e quajti Perëndimin “Perandori e Gënjeshtrave”. Këtë deklaratë Putin e bëri ndërsa po diskutonte mbi ekonominë ruse me zyrtarë të lartë të vendit pas vendosjes së sanksioneve nga perëndimi kundër Moskës, shkruan Alsat “Mishustin dhe unë diskutuam këtë temë, natyrisht duke pasur parasysh sanksionet që i ashtuquajturi komunitet perëndimor – siç e quajta në fjalimin tim, ‘perandoria e gënjeshtrës’ – tani po përpiqet të vërë në zbatim kundër vendit tonë”, tha Vlladimir Putin, President i Rusisë Putin të njëjtën shprehje e kishte përdorur ndaj Perëndimit më 24 shkurt, pikërisht ditën kur nisi pushtimin…
Author: Jeta almakos
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës frikësoi qytetarët e Maqedonisë. Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi ku shihen rafte të boshatisura në disa markete. Nga dita e nesërme nuk do të ketë çmime të ngrira, ndërsa qytetarët kanë frikë nga çmimet e larta dhe se do të blenë aq sa munden. Jo zyrtarisht, çmimi i ri i bukës nga nesër do të shtrenjtohet me 5 denarë më shumë. Përveç ushqimit, po ashtu shtrenjtohen edhe derivatet e naftës, nga nga mesnata qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë më shumë për derivate të naftës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të jep donacion me mjete dhe pajisje ushtarake për trupat e armatosura ukrainase. Nga ekzekutivi theksojnë se ndihma do të jetë varësisht prej kërkesave dhe nevojave të Ukrainës. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkohet mbështetjes gjithëpërfshirëse të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së ndërsa ka vendosur të dhurojë pajisje dhe mjete ushtarake për forcat e armatosura zyrtare të Ukrainës. Lloji i mjeteve të dhuruara është në përputhje me kërkesat e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të hënën kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më herët të hënën, Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian që të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës. “Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë. Jam i sigurt që është e drejtë. Jam i sigurt që e meritojmë”, tha ai në një fjalim video të shpërndarë në mediat sociale, transmeton Fox News.
Disa shpërthime kanë ndodhur gjatë minutave të fundit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas asaj që raporton Sky News, prej orës 19:00 me orën lokale, atje kanë nisur sirenat e sulmit ajror. Një reportere në Kiev, Deborah Haynes, ka thënë se ka dëgjuar “një shpërthim të madh”. Shpërthimet janë konfirmuar edhe nga një tjetër prezantues i Sky News, i cili ka thënë se janë dëgjuar “dy shpërthime të forta”. Në horizont është dëgjuar dhe filmuar një shpërthim tjetër, i cili duket se ka qenë më i forti. Sirenat që paralajmërojnë një sulm ajror vijojnë të kumbojnë anembanë Kievit, e sipas…
Dy transportues nga Maqedonia janë bllokuar për të pestën ditë në kufirin ukrainas-polak. Para sulmit në Ukrainë, kamionët e mbushur me mollë nga Maqedonia kanë kaluar nëpër Ukrainë, shkruan Alsat. Pas sulmit të parë, menaxheri i kompanisë ka kontaktuar shoferët dhe i ka udhëzuar të largohen menjëherë nga Ukraina përmes Polonisë. Por problemet nisën pasi kamionët u kontrolluan nga dogana e Ukrainës. Është parë se malli ishte i destinuar të përfundonte në Rusi, pas çka shoferëve maqedonas u janë marrë pasaportat dhe dokumentet tjera. Menaxheri i kompanisë së transportit për Alsat tha se as ambasada jonë në Ukrainë e as…
Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë përfunduar bisedimet, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Anton Gerashchenko. “Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij në Telegram. Në të njëjtën kohë, mediat ruse raportojnë se bisedimet po vazhdojnë. “Ka pasur një përfolje publike se bisedimet kanë mbaruar. Por ne jemi këtu, nuk dimë asgjë për këtë që thuhet se po ndodh”, tha një korrespondent në vendin e bisedimeve. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka pasur ndonjë lloj marrëveshjeje mes dy palëve. Kërkesat kryesore të palës ukrainase janë tërheqja e trupave ruse nga Ukraina dhe…
Furnizimet me oksigjen, për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe sëmundje të tjera kritike, janë duke u pakësuar në Ukrainë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitale, çfarë do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme, njofton BBC. Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt. Sipas monitoruesve të OKB-së, gati 100 civilë janë vrarë në luftime. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, shifrat e viktimave janë shumë më të larta. OBSH-ja tha se po punon…
Ushtarët ukrainas që ishin vendosur për të mbrojtur ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi, për të cilët u hamendësua fillimisht se ishin vrarë, janë “shëndosh e mirë”. Përmes një deklarate për mediat, lajmi u konfirmua nga Marina e Ukrainës dhe sipas të cilës ushtarët që ndodhen në ishull arritën të zmbrapsin dy sulme të forcave ruse, por në fund u detyruan të dorëzoheshin “për shkak të mungesës së municioneve”. Nga deklarata mësohet se forcat ruse kanë shkatërruar plotësisht infrastrukturën e ishujve, si fenerë, kulla dhe antena. Në fundjavë, Shërbimi i Rojes Kufitare i Ukrainës, tha se kishte marrë informacion…
Rusia ka marrë vendim ta mbyllë hapësirën ajrore për 36 shtete, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Disa nga shtetet që nuk do të mund të fluturojnë drejt Rusisë janë Britania e Madhe, Spanja, Italia, Kanada, Norvegjia, e të tjera, raportojnë mediat ndërkombëtare. Një vendim të tillë e kanë marrë edhe një pjesë e shteteve perëndimore ndaj Rusisë të dielën. Ndalimi i fluturimeve vjen pas vendosjes së sanksioneve ndaj shtetit rus, pas sulmeve në Ukrainë.
Me lotësh, një grua nga Ukraina ka treguar tmerrin që ka përjetuar kur iu desh të largohej nga Ukraina me foshnjën e saj 10 muajshe në krah, pas pushtimit rus. Liza Grach, e cila duhej të linte burrin e saj pas, tha se ajo e mori vendimin që fëmija i saj të mund të ishte e sigurt. “Ishte e tmerrshme, por unë isha me fat. Mendoj se isha me fat sepse ne morëm vendimin shumë shpejt për t’u larguar. Kisha pak kohë për të ardhur në kufi, por nuk prisnim që lufta të fillonte aq shpejt. Mëngjesin e 25 shkurtit…
Një video prekëse e një djali të vogël ka bërë xhiron e rrjetit. Në të shfaqet një djalë rreth moshës 10 vjeç i cili tregon se si e humbi babain e tij në Kiev. Mes lotësh ai tregon vështirësitë që ka hasur në këtë udhëtim si lodhjen fizike, frikën dhe humbjen e babait të tij. “Babi do të ndihmojë heronjtë tanë, do të luftojë sërish me ta….Ne kemi ecur për rreth tre orë dhe ti na shpëtove. Mendova se do të ecnim për dy ose tre ditë. Mendova se do të ecnim gjithë ditën, por ti na ndihmove”- dëgjohet të…