Të premten që lamë pas Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë morën vendimin e parë gjykues ndaj një të akuzuari. Me 26 vjet burgim u dënua ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, nën akuzën për krime lufte. Ky vendim në opinionin kosovar nuk u mirëprit, sidomos pasi vendimi iu dha “në emër të popullit të Kosovës”. Deputeti gjerman Knut Abraham thotë po ashtu se ky vendim është i ashpër. “Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam…
Author: Jeta almakos
Misioni i OSBE në Shkup do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për të përmirësuar të gjitha segmentet sociale, duke përfshirë sistemin arsimor, i cili në fakt është shtylla kryesore e strategjisë kombëtare për zhvillim. Pa ofertë të arsimit cilësor, nuk është e mundur të krijohen qytetarë që do të jenë krijues dhe zbatues të ndryshimeve që kërkon koha e re dhe që duhet të ndodhin për integrimin e shtetit në familjen europiane të vendeve të zhvilluara. Ky është konkluzioni i takimit të sotëm të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri dhe Shefit të…
Kabineti i zëvendëskryeministres për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska deri më tani ka inicuar tre procedura lidhur me keqpërdorime nga ana e funksionarëve. Në intervistë për MIA-n, zëvendëskryeministrja Gërkovska potencoi se për dy tashmë ekziston dyshim i bazuar për parashtrim të paraqitjes penale, ndërsa rasti i tretë është parashtruar para një kohe dhe bëhet fjalë për rast të madh dhe voluminoz, për ç’shkak nuk pret deri në fund të vitit të ketë epilog nga ana e organeve hetuese. Zëvendëskryeministrja nuk zbulon për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por potencon se po veprohet në mënyrë të paanshme, pa marrë…
Një 26 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se pas zënkës me babain e tij e ka goditur atë për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në rrethinën e Prilepit. “Me datë 19.12.2022 në ora 22:00 në rrugën “Dimo Narednikot” në Prilep, zyrtarë policorë nga Prilepi kanë privuar nga liria A.M (26) nga fshati Sellcë, Prilep. Ai dyshohet se rreth orës 20:00 në shtëpinë e familjes në fshatin Sellcë, pas një debati të mëparshëm, ka plagosur me një send të mprehtë babain e tij M.M (52), i cili më pas ka ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa një ekip nga…
Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Me shpërthime e incidente është karakterizuar dita e e djeshme. Kjo pjesë e vendit vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe dymbëdhjetë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në javën që shkoi u njoftua edhe për barrikada të tjera të vendosura nga serbët lokalë.…
Të gjithë kemi obligim të jemi transparent para qytetarëve për punën tonë, Transparenca dhe kërkesa për transparencë nuk mund të jetë vetëm në adresë të Qeverisë, nuk mund të jetë në adresë e deputetëve, por edhe adresë e jurisprudencës. Shumë herë kam thënë gjatë muajve të fundit, tani përsëri do të them, nuk mundet pavarësia që e jep Kushtetuta të shfrytëzohet si paravan për arbitrim. Pavarësinë që e jep Kushtetuta duhet të jetë obligim shtesë, barrë shtesë për sjellje akoma më me përgjegjësi, thotë në intervistë për MIA-n zëvendëskryeministrja për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, duke folur për vendimin e…
Dimri në vendin tonë dhe në hemisferën veriore të Tokës, sipas kalendarit fillon në orën 22:48 minuta. Në të njejtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës fillon vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtë, ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup lindë në orën 6:58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16:5 minuta. Dita zgjatë 9 orë e 7 minuta. Sot është dita e 355-të e vitit. Deri në fund të vitit mbeten edhe 10 ditë. Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë dhe 36 minuta, deri më 20 mars të vitit 2023, kur…
Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, me mjegull ose vranësira të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 5 deri në 11 gradë. Në Shkup në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe kryesisht i qetë, me paraqitje të mjegullës…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas një tjetri shpërthim të dëgjuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku aty pranë u gjendën edhe gazetarët. AGK ka apeluar te gazetarët që të kenë kujdes gjatë raportimeve nga veriu ndërsa organeve kompetente u apeloi për siguri të gazetarëve. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga…
Pas shpërthimit të fundit me shok-bombë në drejtim të patrullës policore, Policia e Kosovës ka shtuar njësitet e saj në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.Ka raportuar kështu direkt nga veriu, gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu. “Në lagjen e Boshnjakëve në very të Mitrovicës ku para pak castesh ka ndodhur një shëprthim afër 5-6 metra larg një patrulle të Policisë e cila ishte duke monitouar këtë pjesë. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një shok-bomb, nga një drejtim i panjohur. Për këtë shkak, janë shtuar edhe patrullat e Policisë së Kosovës. Tani aktualisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës që…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ndjen përgjegjësi sepse qëndroi prapa kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila, sipas tij, është treguar se është menaxhere e dobët, përcjell FLAKA. “Në vend të asaj që luftuam dhe në vend të vlerave tona, ajo qëndron për të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me nevojat e Shkupit. Por unë do të bëj gjithçka, do të bëj çmos që ta korrigjoj atë gabim dhe të jetësohet koncepti “Për Shkupin modern”, tha Mickoski në një intervistë për televizionin kombëtar. Ai ka akuzuar se në Shkup ka një koalicion mes Arsovskës dhe LSDM-së, i…
Gazetari Vasko Magleshov sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se vendimi i Apelit për rrëzimin e aktgjykimit për Sasho Mijallkovin është i treti me radhë. Sipas tij, disi po shkon drejt parashkrimit të lëndëve, sepse gjyqësori ynë nuk mund të japë rezultate në një periudhë të shpejtë kohore. “Ky është aktgjykimi i tretë i rrëzuar me radhë, çfarë do të thotë? Ndoshta është rastësi, mbase jo, ne vetëm mund të spekulojmë…”, tha Magleshov.

