Author: Jeta almakos

Për Likovën do të ketë 200 milionë denarë, për Butelin 0, për Likovën do të ketë 200 milionë denarë, për Shtipin do të ketë 0, kreu i VMRO-DPMNE-së, kështu reagoi Hristijan Mickoski sot ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë për t’i ndarë komunës së Likovës 200 milionë denarë për përfundimin e tërësishëm të projektit të ujësjellësit, përcjell TV21. Kreu i VMRO-DPMNE-së i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të lejojë që edhe komunat tjera të realizojnë projekte për qytetarët. “Nëse ka 200 milionë, para nga qytetarët, për Likovën, të paktën lejoni Butelit, Shtipit, Gazi Babës, Aerodromit që vetë të sigurojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë kërkoi zgjedhje të parakohshme, sepse siç u shpreh ai sa më gjatë që kjo qeveri të qëndroj në pushtet, aq më pak njerëz do të mbeten në Maqedoni. Mickoski derisa komentoi alarmet për bomba akuzoi pushtetin për paaftësi në përballjen dhe zgjidhjen e këtyre incidenteve. “Janë të paaftë, sistemi ka dështuar nuk dinë se çfarë bëjnë. Është koha për zgjedhje të parakohshme që të vijnë njerëz në institucione, njerëz që dinë se si të përballen me këto incidente. Sot është loja me bomba, nesër do të vij diçka tjetër, dhe kështu ne do…

Lexo më Shumë

Ekipe policore të udhëhequr nga Prokurori Publik nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit kanë zbatuar aksione në disa lokalitete në Komunat e Shkupit, Gazibabë dhe Studeniçan ku është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikimin e migrantëve. MPB-ja njofton se ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikimin e migrantëve. Aksioni është zbatuar në Gazibabë dhe Studeniçan të Shkupit. Për këtë rast Prokuroria njofton se gjatë këtij aksioni, 9 persona janë privuar nga liria, mes tyre dy fëmijë të moshës mbi 16 vjec, kurse për dy persona tjerë të dyshuar vijojnë kërkimet. Në mesin e të dyshuarve, sipas…

Lexo më Shumë

Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend edhe Kosovën, i çon mesazhe edhe Moskës: NATO është këtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë fjalimin e fundvitit, duke përmendur ndër tjera edhe aktivitetet e kësaj aleance edhe në territorin e Kosovës, ku siç thotë është çelësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Stoltenberg shprehet se 2022-ta ishte vit si asnjë tjetër, ndërsa ndahet mirënjohës edhe ndaj veteranëve të NATO-s për shërbimin e tyre dhe mbajtjen të sigurt të 30 kombeve, ka raporuar Klan Kosova. ”Përshëndetje për të gjithë anëtarët e shërbimit tonë. Ky vit ka qenë një vit si asnjë…

Lexo më Shumë

I pyetur për arsyen e aktiviteteve dhe tribunave të shumta të LSDM-së në kohën e fundit dhe për atë nëse LSDM po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kreu i kësaj partie, njëherë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski thotë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024. Kovaçevski tha se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale do të mbahen në afatin e rregullt ndërsa u shpreh se është i bindur në fitoren e LSDM-së dhe koalicionit, marrë parasysh edhe sondazhin e fundit të IRI. “Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Edhe anketa thotë se qytetarët…

Lexo më Shumë

Buxheti i propozuar i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023 është 274.6 milionë euro dhe është një e treta më shumë se vitin e kaluar. Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, financat e planifikuara për mbrojtjen për vitin e ardhshëm do të kontribuojnë në zhvillimin dhe modernizimin e këtij departamenti sipas standardeve të një vendi anëtar të NATO-s. “Zhvillimi i mbrojtjes do të kontribuojë në sigurinë më moderne në raport me kërcënimet që na sjellin sfidat gjeostrategjike dhe për të cilat ne kemi detyrim t’i mbrojmë qytetarët tanë. Një buxhet i tretë më i lartë i mbrojtjes do të thotë një investim…

Lexo më Shumë

Pas disa muajsh bisedime dhe negociata, ministrat e Energjetikës të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën për vendosjen e një kufizimi për çmimin e gazit natyror dhe i pyetur nëse kjo do të kishte ndonjë ndikim në vendin tonë, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski përgjigjet pozitivisht dhe thotë se është një sinjal i mirë. Mekanizmi i kufizimit të çmimit të gazit do të aktivizohet kur çmimi të arrijë në 180 euro për megavat orë dhe 35 euro më shumë se çmimi i referencës së gazit të lëngshëm për tre ditë rresht dhe vendosja e kufizimit…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp tha se çmimet në pikat pagesore për momentin do të mbesin të pandryshuara. “Në këtë moment nuk kemi bërë analiza shtesë se në cilën drejtim do të shkojnë çmimet, e shihni se në rajon siç e përmendët, në disa shtete çmimet në pika pagesore janë rritur, te ne çmimet mbeten të njëjta në këtë moment”, tha Boçvarski. Ndryshe, nga ndërmarrja “Rrugët Shtetërore” njoftuan se këtë vit, deri në muajin nëntor janë mbledhur gati 49 milionë euro nga pikat pagesore, përcjell TV21. “Në vitin 2022, deri në muajin…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i zhgënjyer me KFOR-in për mos heqjen e barrikadave në veri të vendit, raporton Gazeta Blic. Ai ka reaguar përmes Facebookut, ku ka shkruar se KFOR-i kishte kërkuar pak ditë kohë, ndërkohë sipas tij, sot u bën 12 ditë. “Kfori kërkoi pak ditë, ndërkohë sot u bën 12 ditë. Asnjë reagim”, ka shkruar ai. Ndryshe, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO gjatë ditëve të fundit ka kryer disa ushtrime në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar. KFOR-i në llogarinë zyrtare në Facebook, ka publikuar pamje gjatë patrullimit…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është treguar e ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese. Teksa ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të kryeministrit të para disa viteve kur ishte opozitar e ku fliste për Musliun, kjo e fundit i është drejtuar Kurtit me fjalët “psikopat, rrenc e mashtrues”. “Ky i ka studiuar mirë, ka ardhur në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj iu ka servuar veç çka kanë pasur qejf ata me dëgjuar e me besuar. Psikopat bre!”. “Ama duhet me qenë psikopat me i besuar një psikopati. …

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 20 vjeçarin D.I. nga Strumica. Sipas njoftimit të policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe vaj kanabisi. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Strumicës, për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Zyra e Zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska deri më tani ka iniciuar tri procedura lidhur me keqpërdorimet e zyrtarëve. Zëvendëskryeministrja Grkovska thekson se për dy ka dyshim të bazuar për paraqitjen e kallëzimit penal, ndërsa rasti i tretë është para pak kohësh dhe është lëndë e madhe dhe e gjerë, prandaj nuk pret përfundim. nga autoritetet hetimore deri në fund të vitit. Zëvendëskryeministrja nuk tregon se për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por thekson se veprohet në mënyrë të paanshme, pavarësisht se për kë bëhet fjalë, nëse kabineti merr informacione për abuzime. “Unë jam shumë pro prezumimit…

Lexo më Shumë