Sot është mbajtur kongresi i 3-të i Aleancës për Shqiptarët ku në këtë kongres kryetar është zgjedhur Arben Taravari i cili me një fjalim falenderoi të gjithë ato që i besuan për këtë post si dhe premtoi një Aleancë edhe me të fortë, shkruan InfoShqip. Fjalimi i plotë: “Të respektuar bashkëpartiakë, të dashur kolegë e padyshim miq e shok Tash më 3 muaj unë ushtrova detyrën e kryetarit të partisë pasi kryetari Ziadin Sela dhà në atë kohë dorëheqje të parevokueshme duke befasuar sigurisht të gjithë klasën politike në vend, e sidomos llojin e kryetarëve, të cilët kryesisht e fatkeqsisht…
Author: Jeta almakos
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se përmes përmes prodhuesit shtetëror SH.A ESM Qeveria e vendit do të subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë në vend. Nëpërmes një grafike Grubi ka ndarë edhe detajet për subvencionimin që shteti bën për amvisëritë. Njoftimi i plotë: Qeveria e vendit përmes prodhuesit shtetëror SH.A ESM subvencionon llogaritë e energjisë elektrike në lartësi prej 73% për të gjithë amvisëritë në vend. Subvencionimin të cilin e siguron Qeveria mund ta shihni lehtësisht në grafikën e mëposhtme. Ta kursejmë energjinë dhe të krijojmë shprehi të reja kursyese në…
Buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2023 nuk do ta bëjë realitet ndërtimin e shkollës fillore në Idrizovë. MASH arsyetohet se komuna e Gazi Babës nuk ka dorëzuar kërkesë dhe projekt për ndërtimin e këtij objekti. Alsat dërgoi pyetje në Gazi Babë, por përgjigje nuk morëm. Shkuam në Idrizovë. Gjatë qëndrimit atje takuam nxënësit që po ktheheshin nga shkolla fillore “Njegosh” në Jurumleri. Deri në klasën e pestë, në këtë shkollë kanë të drejtën e mësimit në gjuhën amtare. Nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë detyrohen të mësojnë në gjuhën maqedonase për shkak të mungesës…
Bllaca, pika e vetme kufitare që punon madje me më pak se gjysmën e kapaciteteve kadrovike krahasuar me pikat tjera kufitare në Maqedoni. Dhe, kjo situatë nuk ndodhë vetëm tani, por vite me radhë. Veç kësaj, zyrtarët e kësaj pike kufitare arsyetohen se shpesh po bie apo ngadalësohet sistemi kompjuterik për evidentimin e hyrje-daljeve në kufi, shkruan gazeta KOHA. Në ndërkohë, deri në një orë zgjatin sot pritjet për ta lëshuar Maqedoninë në pikën kufitare me Kosovën, ndërsa e njëjta situatë ndodhë edhe me ata që duan të futen në Maqedoni. Bllaca ka bllokuar edhe punën e policëve të Kosovës,…
SHA EMV: KOMPANIA E PROPOZUAR NUK BËN DËRGESË ME GAZ PËR NJË PERIUDHË TË CAKTUAR VMRO – DPMNE akuzon qeverinë se po e çon vendin në pasiguri energjetike. Nënkryetarja e kësaj partie, Gordana Dimitrievska Koçoska deklaroi sot se, VMRO – DPMNE ofroi pozicione dhe kontakte që janë në mundësi të sigurojnë gaz për Maqedoninë me kushte më të volitshme për shtetin. Por, sipas saj, në vend që të pranojë mundësinë që të furnizohet gaz për qindra euro më i lirë se çmimet e bursës, qeveria vazhdoi të blejë gaz të shtrenjtë për shkak të interesave personale të biznesit. “Çmimi i…
Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Kongresin e partisë ku pritet të zgjidhet kryetari i ri tha se si subjekt politik po vendosin standarde të reja në politikë në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Sela tha se partia nuk është dhe nuk do të jetë pronë e asnjë individi. “Partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi, e unë sot jam këtu me krenarinë më të madhe për të thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar shumë fjalëve tjera deri tani. ASH nuk ka qenë kurrë e Ziadin Selës dhe nuk do…
Tre persona nga Strumica janë arrestuar për shkatërrim të pyllit. Nga MPB njoftojnë se tek ta janë gjetur 25 metra kub dru zjarri të prera pa leje. “Më datë 23.12.2022 në ora 14:00 në vendin e quajtur “Varnicë”, në rajonin e fshatit Varvaricë, Strumicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Radovish kanë privuar nga liria shtetasit D.S.(22), S.S.(43) dhe Z.S. (43), të gjithë nga fshati Banicë i Strumicës. Personat janë gjetur duke transportuar gjithsej 25 metër kub dru të prera ilegalisht si dhe u janë gjetur dhe konfiskuar disa sharra elektrike me motor”, thonë nga MPB.
KONGRESMENI VË NË DUKJE KEQPËRDORIMET NË PROKURORINË PUBLIKE NË SOFJE Kongresmeni amerikan Voren Dejvidson i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave në SHBA që të marrë masa kundër prokurorit shtetëror bullgar Ivan Geshev për “veprimtari korruptive” të cilat “i kërcënohen stabilitetit dhe sigurisë së aleatëve të NATO-s në Evropë”. Sipas dokumentit, të cilit i referohet portal evropian “Euraktiv”, republikani Dejvidson, anëtar i Komisionit për Financa, i ka dërguar letër Ministrisë së Financave, në të cilën paralajmëron se “koka e ndikimit malinj rus është e fokusuar në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe vende anëtare si Bullgaria. Para pak kohësh edhe në…
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se nga sot do të hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat kundër ndotjes në Shkup, Kavadar, Kërçovë dhe Strumicë si pasojë e ndotjes dhe pranisë së lartë të grimcave PM 10 në ajrin e këtyre qyteteve. Nga MMPH thonë se për masat e marra janë njoftuat të gjitha institucionet kompetente. “Sipas rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar t’u rekomandojë të gjithë personave juridikë (punëdhënësve) që të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës,…
Në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë i pranishëm tashmë është edhe kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, u.d. kryetari i deritanishëm, Arben Taravari, por edhe ish kryetari i partisë, Ziadin Sela, përcjell TV21. Në Qendrën për Kulturë në Tetovë ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, ku pritet të zgjidhet kryetari i kësaj partie. Në kongresin e ASH-së ka mysafirë edhe nga partitë tjera, të pranishëm janë edhe Arben Zyberi dhe Faton Ahmeti nga BDI, Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, si dhe Hysni Ismaili edhe Faton Selami nga Alternativa…
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në disa lugina me paraqitjen e mjegullës dhe me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, njoftojnë nga DPHM. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup me vranësira mesatare me paraqitjen e mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius. Vazhdon periudha e motit…
Një i dënuar në burgjet greke, po kërkohet prej orësh me anije dhe helikopter në det. Ai ndodhej në një traget të linjës “SAMOS ISLAND” që udhëtonte nga Porti i Pireut me drejtim Psarë, Kios dhe Mytilin. 44 vjeçari do të transferohej në Kiros dhe ishte i shoqëruar me policë, mirëpo në rrethana që mbeten ende të paqarta, është rrëzuar nga trageti dhe ka rënë në det të hapur. Trageti ishte nisur prej orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për të burgosurin që ka rënë në det. Qendra e Unifikuar e Koordinimit të…

