Author: Jeta almakos

Buneski: Ndërprerja e terapisë rrit sulmet epileptike Me muaj të prekurit nga epilepsia nuk mund të gjejnë ilaçin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Shkuam për të pyetur në barnatore përse nuk është ilaçi. Farmacistja: Nuk ka. Gazetarja: Përse? Farmacistja: Është deficitare. Gazetarja: Në asnjë barnatore tjetër? Farmacistja: Jo. Prej moti janë deficitare. Pyetëm edhe në Fondin shëndetësor por prej aty pa përgjigje. “Vizituam disa barnatore për të parë a e kanë ilaçin e shumëkërkuar nga disa qytetarë të cilët vuajnë nga sëmundja e epolepsisë por në asnjë barnatore nuk kishte. Sipas punëtoreve kanë deficit të këtij ilaçi disa muaj“, thotë…

Lexo më Shumë

Po diskutohet vendosja e një taksë të re, të jashtëzakonshme për fitimin shtesë. Kjo taksë prek ato kompani që kanë mbi 10 milionë euro të hyra vjetore, që janë 20 për qind më shumë se mesatarja e katër viteve. Ministri i Financave Fatmir Besimi, në intervistë për REL, deklaroi se kjo lloj takse aplikohet nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, dhe rekomandohet nga vet BE-ja . “Diskutimi që po bëhet tani me dhomat e tregtisë ka të bëjë me një taksë të veçantë, të re të jashtëzakonshme, që është taksë për fitimin shtesë, që do të thotë se duke…

Lexo më Shumë

Besimtarët katolikë dhe protestantë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë, të cilët ndjekin kalendarin gregorian, sot e shënojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Krishtlindjet sot i festojnë edhe Patriarkana Ekumenike dhe kishat ortodokse në Greqi, Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Gjeorgji, të cilët kanë pranuar kalendarin gregorian. Pjesa tjetër e botës ortodokse, e cila ndjek kalendarin julian, mes të cilave edhe Kisha Ortodokse Maqedonase – Dioqeza e Ohrit, Kisha Ortodokse Serbe, Patriarkana e Moskës dhe Jerusalemit, Krishtlindjet do t’i festojnë më 7 janar. Në mesazhin e Krishtlindjeve ipeshkvi i Shkupit dhe Eparkia e Strumicë-Shkupit, imzot Kiro Stojanov, theksoi se beson…

Lexo më Shumë

Derisa mërgimtarët kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në vendlindje, Feta Alimi nga Orizarja e komunës së Likovës, sot e ka përcjell djalin e tij për në kurbet, përcjell Open-TV. Alimi ende vuan dënimin me burg, por në shtëpi qëndroi për fundjavë, duke marrë leje nga burgu i Idrizovës, për tu çmallur me djalin mërgimtarë Me këtë rast, ai i kishte uruar djalit të tij Halimit rrugë të mbarë. “Rruga mbar djali jon! Faleminderit shum që erdhe e na mbushe plot energji e dashni! E die që e don vendlindjen shum Orizaren Çdo her kur nisesh të shkosh sillesh e…

Lexo më Shumë

Në Gjimnazin “Goce Dellcev” është festuar një festë fetare thuajse private, me rite dhe simbole fetare, që gjë përbën një akt joligjor. Në rrjetet sociale është parë një foto, ku është shënuar festa e Shën Spiridonit, ku një person i punësuar në këtë institucion ka shpërndarë festën e realizuar brenda ambienteve të gjimnazit. Sipas Ligjit për arsimin e mesëm, ndalohen këto veprime, me rite dhe simbole fetare. Për këto shkelje, sipas ligjit, gjobat janë prej 3500 deri 4000 euro, andaj ministria e arsimit duhet të veproj ndaj këtij rasti.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka përjashtuar mundësinë për rikthim në politikë. Ai në një deklaratë për “Fokus” është shprehur se ndjehet ende i ri, që le të nënkuptohet se ai mund të rikthehet në jetën politike në vend. “Le të jetë deklaratë politike që ndihem ende i ri” – thotë në një deklaratë të shkurtër Filipçe. Ndryshe Filipçe aktualisht vazhdon karrierën e tij si neurokirurg në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa gjithashtu ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së shtunës ka rënë zjarr në termocentralin Osllomej, afër Kërçovës. Sipas informacioneve fillestare, njoftimi për zjarrin është marrë pak pas orës 20:00 dhe menjëherë në terren kanë dalë ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve në Kërçovë. Zjarri është shuar në mesnatë. Aktualisht nuk ka informacione për dëmet dhe në lidhje me atë nëse TEC Osllomej prodhon apo jo energji elektrike në këto momente. Në ambientet ku ndodheshin turbinat kanë ndërhyrë 5 zjarrfikëse me 2 automjete. “Në periudhën prej orës 20:15 deri në ora 23:45 me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete është intervenuar në një zjarr të dukshëm në…

Lexo më Shumë

Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre. Ata tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug. Lajmin e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Ilmi Zeqiri. Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë. “Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”. Kujtojmë se për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat. /EO

Lexo më Shumë

Sot pas mesnate, një i ri nga Krushopeku i komunës së Sarajit në Shkup është plagosur në këmbë. Nga MPB thonë se i riu ka deklaruar se ka qenë duke kaluar urën në fshat, kur është goditur në këmbë. “Me datë 24.12.2022 në ora 00:05 në SPB-Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime nga arma e zjarrit në këmbë është sjellë D.I.(27) nga fshati Krushopek. Punonjësit e policisë intervistuan të plagosurin, i cili deklaroi se është goditur nga një plumb teksa po kalonte një urë në fshatin Krushopek. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë…

Lexo më Shumë

Një 56-vjeçar nga Forina e Gostivarit ka tentuar ta godasë me veturë djalin e tij. Nga MPB thonë se ai fillimisht e ka sulmuar fizikisht djalin e tij, më pas ka tentuar ta godasë me veturë. “Me datë 23.12.2022 në ora 16:30 në fshatin Forinë të Gostivarit, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë në Çegran kanë privuar nga liria L.A.(56) nga fshati Forinë. Rreth orës 12:30 në afërsi të vendit të quajtur “Ara e Madhe”, mes fshatit Forinë dhe fshatit Çajle, pas një debati të mëparshëm ka sulmuar fizikisht djalin e tij 32-vjeçar dhe ka tentuar ta godasë me një…

Lexo më Shumë

Shqiptarët që jetojnë në Shkup po i përcjellin me vëmendje të plotë zhvillimet në veri të Kosovës. Ata thanë se Policia e Kosovës duhet të jetë më vigjilente se kurrë, derisa duhet marrë masa ndaj serbëve që kanë vendosur barrikada tash e 15 ditë, duke i rrezikuar kështu bashkëkomasit e tyre që jetojnë në atë pjesë, njofton Klan Kosova. Disa thanë se zgjidhja mund të arrihet vetëm nëse krerët e shteteve ulen në tryezë të dialogimit, derisa rol të rëndësishëm sipas shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka edhe bashkësia ndërkombëtare, që sipas tyre duhet të ndërhyjë në kësi raste, para…

Lexo më Shumë

Qeveria njofton institucionet kompetente dhe komunat përkatëse se është e nevojshme të veprojnë në përputhje me konkluzionet e procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë të mbajtur më 28 nëntor 2017, sipas të cilit Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë u rekomandon të gjithë personave juridikë (punëdhënësve) që të lehtësojnë gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut të familjes. , si dhe të riorganizohet orari i punës dhe personat që punojnë jashtë për të punuar nga…

Lexo më Shumë