Këshilli i Qytetit të Shkupit mbrëmë në seancë urgjente të jashtëzakonshme, menjëherë pas përfundimit të seancës së rregullt, e votoi pikën për ndarjen e subvencioneve për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike – Shkup për vitin 2023. Pas përfundimit të seancës së rregullt të Këshillit, menjëherë u thirr seancë e jashtëzakonshme, në të cilën nga 39 këshilltarë të pranishëm, 32 votuan për miratimin e pikës për ndarjen e subvencioneve për NQP Shkup për vitin 2023.
Author: Jeta almakos
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarë, të fundit për këtë vit nuk ka thënë se kur do të fillojë procedura për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se ai si kryetar i komitetit amë, është gati sapo të marrë propozimin ta fillojë këtë procedurë. Për zgjedhje të mundshme të parakohshme në pranverë në favor të ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi mendon se duhet parë interesimi i procesit. Xhaferi nuk është përgjigjur se kur do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese dhe thotë se nuk ka pasur nevojë për një takim të drejtpërdrejtë mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit për të…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë Propozim-buxhetit elaboroi Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023 që është përgaditur sipas ligjit dhe është 1.257.300.000 denarë. “Buxheti për kryetarim e Komunës së Gostivarit në vitin 2017 ka qenë 15.150.000 denarë, ndërsa sivjet është 8.230.000 denarë ose 45.6%% më pak se viti 2017. Prej këtyre mjeteve, 10% do të ndahen për kategoritë e rezikuara sociale”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Taravari shtoi se gjatë vitit 2022, realizimi i buxhetit në komunës ishte 96.5 për qind. Buxheti është përgaditur në bashkëpunim me punonjësit e komunës, qytetarët, OJQ-të…
“Më mirë është të punohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të diskutojmë për zgjedhjet dhe të mbahet përkushtimi strategjik, sepse qytetarët. “Më mirë është të punohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të diskutojmë për zgjedhjet dhe të mbahet përkushtimi strategjik, sepse qytetarët duan të jenë në BE, ndërsa Mickoski nuk duhet ta neglizhojë këtë”, tha zv. kryeministri Mariçiq. Mariçiq për “Sitel” sqaroi se ne nuk mund të hyjmë në BE ekskluzivisht me kushtet tona dhe se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë identitetin tonë. “Nëse i shikojmë gjërat në mënyrë racionale, përfitimet…
Gjatë periudhës së ardhshme duke llogaritur edhe natën e Vitit të Ri, si dhe javën e parë të vitit 2023, do të vazhdojë moti stabil me diell, veçanërisht në vendet më të larta dhe mallet. Nëpër luginat e lumejve, kryesisht rrjedhës së lumit Vardar, sic percjell KlanM, do të paraqitet mjegull e dendur dhe vranësira të ndryshueshme, me cka edhe ajri do të jetë dukshëm I ndotur. Temperaturat do të shkojnë deri në 0 gradë, kurse ato të ditës do të jenë të larta, kryesisht gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme. Tempreraturat maksimale do të shkojnë nga 10 deri 17…
Ivan Xholev u rizgjodh kryetar i Gjykatës Penale. Ai ishte i vetmi kandidat i paraqitue për këtë pozicion. Ky është mandati i dytë i Xholevit, i cili ishte ushtrues detyre për më shumë se gjashtë muaj. Këshilli Gjyqësor e zgjodhi pasi fitoi pikët maksimale në vlerësimin nga Komisioni. Xhilev u zgjodh për herë të parë për kryetar në vitin 2017. Sipas anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ai ka njohuri dhe ekspertizë për këtë pozitë dhe është zgjedhur unanimisht.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sonte informoi se ai dhe ministrat për çështje evropiane nga Ballkani Perëndimor do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian shtyrje të vendimit për zbatim të Sistemit evropian për informata dhe leje rrugore, sipas të cilit, nga shtatë euro për hyrje në Union do të paguajnë shtetasit nga vendet të cilat nuk janë anëtare të Unionit. “Ky nuk është kthim i vizave, kjo është një procedurë e cila kërkon regjistrim dhe pagesë të shtatë eurove dhe vlen për tre vite. Megjithatë ne konsiderojmë se nuk duhet të vendoset dhe mund t’ju paralajmëroj…
Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka thirr për sot një protestë para ambasadës serbe në Shkup. “Protesta organizohet sot me fillim nga ora 13.00. Grumbullimi do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12.30! Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rënda në kufirin verior të Kosovës. Kjo protestë mbështetet nga partitë shqiptare, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa si dhe shoqata e personalitete publike.
Pas 12 vitesh po e hap dyqanin. Që kur e kishte mbyllur, pronari Erkin Ajdin lokalin e ka ofruar me qira, por askush nuk shfaq interes për ta marr ose për ta blerë, tregon ai për TV21. E ndonëse i mbyllur për më shumë se 10 vjet, Ajdin është i detyruar t’i paguaj fatura ShA QTQ. “Për shembull 20 mijë denarë në muaj, çdo vit duhet të paguajmë 240 mijë denarë, për 5 vjet ja 1 milion denarë, plus ka kamatë te kjo, plus përmbaruesi dhe shpenzimet e tij, kjo është një shumë e stërmadhe me të cilën na ngarkojnë,…
Në periudhën kohore prej orës 14:47 deri në ora 15:30, gjatë ditës së sotme (28.12.2022), drejtorët e disa shkollave në Kumanovë, kanë raportuar në policinë e Kumanovës se kanë marrë emaile se në shkollat e tyre janë vendosur mjete shpërthyese. Paralajmërime për bomba janë dërguar në shkollat e mëposhtme të Kumanovës: -Koço Racin-Kumanovë -Vëllezërit Miladinovci-Kumanovë -Bajram Shabani-Kumanovë 11 tetor-Kumanovë -Karposh-s. -Kirililli dhe Metodi -Vëllezërit Ribar -Yeremen Dereva
Përveç bankave dhe kompanive tregtare edhe ato që merren me prodhimtari, do të përfshihen në taksën e krizës prej 30% mbi fitimin e realizuar këtë vit prej mbi 10 milionë euro. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sqaroi se kjo taksë do të jetë një herë dhe vlen vetëm për fitimin e realizuar këtë vit që është më e lartë se mesatarja e katër viteve. Zëvendëskryeministri tha se pritet të përfshihen mijëra kompani, që kjo taksë nuk do të ndikojë shumë në likuiditen dhe fitimet e tyre. “Për shembull, nëse një kompani ka pasur në 4 vitet e fundit një…
Një keqkuptim mes një të punësuari brenda Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe një pjesëtari të sigurimit të klinikës, ka përfunudar me sherr fizik. Sipas raportimit të policisë, punonjësi i klinikës ka sulmuar me sende të forta punonjësin e sigurimit. Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit. “Më datë 27.12.2022 në ora 23:00 në Stacionin Policor Qendër, A.V (29) nga fshati Gërçec i Shkupit, ka raportuar se rreth orës 18:00 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, derisa ishte duke kryer punë sigurie, pas një keqkuptimi të mëparshëm, është sulmuar fizikisht me sende të forta nga…

