Author: Jeta almakos

Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Alsat hedh poshtë të gjitha zërat lidhur me bisedimet për përfshirjen e ASH-së në qeverisë. Taravari thotë se për këtë çështje fare nuk është biseduar por edhe sikur të kishte ndonjë ofertë vendimi do të sillej nga anëtarësia e partisë. Taravari thotë se nuk ka bisedime as me VMRO-në lidhur me nismën e saj për votëbesimin e qeverisë.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, pjesë e të pakënaqurve në Bashkimin Demokratik për Integrim, apo siç njihet ndryshe “Grupi i zjarrit”, ka paralajmëruar për këtë të shtunë një takim me strukturat e kësaj partie në Studeniçan. Sipas njoftimit të nënkryetarit, Izet Mexhiti, në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e “Grupit të zjarrit”, nga Musa Xhaferi te Visar Ganiu, Blerim Bexheti, zëvendësministëri Bashkim Hasani, madje edhe deputeti i pavarur që mbështet këtë grup, Kastriot Rexhepi. Njoftimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti: Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI:…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme korrupton mediat me fushata promovuese në mediat private në vlerë prej 100.000 euro – reagojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Reagimi vjen pasi MPJ-ja me një agjenci private të marketingut ka arritur marrëveshje për PR fushatë për kryesimin me OSBE-në. SHGM-ja thotë se një veprim i këtill është në kundërshtim me vendimin qeveritar të 22 Gushtit 2017, me të cilin, praktikisht vehet moratoriumi I reklamave qeveritare në mediat private. “Kjo praktikë e mënyrës së shtrenjtë dhe selektive të blerjes së hapësirës mediatike përmes fushatave qeveritare nuk mund të konsiderohet si mbështetje për mediat, por si përpjekje…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor të Porcelankës ku automjeti hekurudhor ka goditur një furgon me pasagjerë. Kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski tha se në këtë fatkeqësi kishte edhe fat sepse kaloi me lëndime të lehta. ”Sot rreth orës 12 ka ndodhur një fatkeqësi tek vendkalimi hekurudhor të Porcelankës një automjet hekurudhor ka goditur furgon pasagjerësh, janë lënduar 12 persona të cilët vinin nga Velesi dhe shkonin për shtëpi, në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Janë mirë tani do të shkoj ti vizitoj në spital. Furgoni transportonte pasagjerë nga Velesi në fshatin Mellnicë ku…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, i ka shprehur pritjet e Moskës që Serbia të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse, ka raportuar të enjten ndër të paktat mediume serbe të pakontrolluara prej pushtetit, “N1”. Siç shkruan ky medium, Harchenko në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa tubime të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia. Kharchenko, siç mëson “N1”, po ashtu ka…

Lexo më Shumë

Shkruar nga pacientja Fatlinda Zeqiri e cila ka ndarë eksperiencën e saj: Meqë nisën muhabetet e spitalit Gjatë kohës njëjavore që isha në Tetovë, një ditë nuk ndihesha mirë dhe shkova në kontrollë në spital. Nuk po cek repartin se ç’rëndësi ka, të gjithë të njejtë janë. As shërbim si duhet, as pastërti, madje më duhej t’i blenim ilaçet nga barnatoret dhe t’ua sjellnim në spital. Motra që më vendoste kanillën kishte vështirësi në palpimin e venës, pastaj tha haj po e provoj këtu, nuk dilte gjak dhe filloi të kërkonte venën me gjylpanë brenda, po më lëndonte jashtmase, u…

Lexo më Shumë

E vërteta triumfon gjithmonë! Të nderuar dashamirë të mi, Të nderuar qytetarë të Komunës së Zhelinës, Në lidhje me vendimin e Aleanca për Shqiptarët – Zhelinë për tu distancuar nga unë dhe për të më përjashtuar nga Aleanca për Shqiptarët, nën akuzën për shkelje të Kodeksit Etik të ASH-së duke votuar Buxhetin e komunës për vitin 2023 (pasi fillimisht kërkova dhe më pas verifikova realizimin e dokumentacioneve/aplikimin e mjeteve për 6 projekte infrastrukturore edhe atë: Bulevardi në Zhelinë, Çerdhe në Zhelinë, Rruga Dëbërcë – Çiflik, Ujësjellësi në Merovë, Rruga Strimnicë – Saraqinë dhe zgjerimi i rrugës që lidh Leshnicën me…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se është arrestuar një qytetar nga rrethina e Strugës, i kërkuar me tre urdhërarreste për vuajtje të dënimit me burg prej 8 vitesh. 45 vjeçari nga Oktisi është arrestuar në Shkup. “Sot (03.01.2023) në ora 10:20 në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, zyrtarët policorë të stacionit policor Kisella Vodë kanë privuar T.O (45) nga fshati Oktis, Strugë. Për të janë lëshuar tre fletarreste për vuajtje të dënimit me burg prej gjithsej tetë vitesh. Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, T.O i është kërkuar vuajtja e dënimit prej tre vjet e tre muaj për vepër penale të…

Lexo më Shumë

Për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë anuluar 10 fluturime, ndërsa tre janë riorientuar, njoftojnë nga TAV Maqedoni, nga ku theksojnë se pas orës 9:00 nuk ka pasur fluturime të anuluara. Sipas rregullave të transportuesve ajrorë për situata të këtilla, TAV Maqedoni thekson se kanë organizuar transport dhe akomodim në hotel për udhëtarët nga këto fluturime. Nga TAV theksojnë se nëse pasagjerët duan të dinë të drejtat e tyre si udhëtarë, udhëzohen të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil.

Lexo më Shumë

Numri i përdoruesve të shërbimeve post-pejd në mesin e operatorëve të telekomunikacionit është në rritje, sipas raportit të fundit tremujor të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Sipas raportit, pak më shumë se 1,9 milionë abonentë përdorin telefoninë celulare në Maqedoni. 1,4 milionë përdorues kanë përdorur internetin celular. Të dhënat tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, numri i abonentëve me post-pejd është rritur me 1,17 për qind. Në nivel vjetor, kjo e dhënë është shumë më e lartë, pra në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

Lexo më Shumë

Pas dy vite pandemi, viti 2022 ishte viti kur rreth 255.000 nxënës iu kthyen bankave shkollore pa protokollet kundër koronës. Ky vit filloi duke zbatuar programin e ri mësimor sipas Konceptit të vitit 2020, reforma në arsimin e mesëm profesional, humbje të orëve për nxënësit dhe protesta e studentëve. Por pasi dimri i kaluar kishte shifra të larta të të infektuarve me Covid-19 bëri që edhe gjysmë vjetori i dytë të fillojë me vonesë. Edhe pranvera nuk ishte aq pozitive për nxënësit pasi humbje të orëve kishte edhe gjatë kësaj periudhe. Këtë herë ishin mësimdhënësit ata që po protestonin me…

Lexo më Shumë

Një i mitur është kafshuar nga një qen endacak pasditen e djeshme në Kuçkovë të Shkupit. “Më 02.01.2023 në ora 15:30 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, D.D. (48) nga Shkupi ka raportuar se në fshatin Kuçkovë djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë