Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.K, për shkak të dyshimit se i njëjti ka plagosur dy serbë me armë zjarri gjatë së premtes së kaluar. “Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka dënuar plagosjen e të rinjve në Shtërpcë, gjatë ditës së premte. Abazoviq, siç raporton RTCG, media në Malin e Zi, u ka bërë thirrje palëve që të punojnë në promovimin e paqës, derisa tha se zgjidhja e problemit qëndron në dialog dhe marrëveshje. “Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe emrit tim, dënoj fuqishëm plagosjen e djemve dhe të rinjve të pafajshëm në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të përmbahen nga çdo dhunë. Zgjidhja e çdo problemi qëndron në dialog dhe marrëveshje.” – ka thënë ai. Ndërkohë, mijëra njerëz u…
Ekspertët për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndjehen të shqetësuar se Liqeni i Ohrit ka gjasë që ta humbasë statusin e trashëgimi Botërore në UNESCO. Arian Meroli nga rrjeti i shoqatave për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore në rajonin e Ohrit thotë se UNESCO dy vite më parë kërkoi nga institucionet që në shkurt të vitit 2022 dhe në shkurt të vitit 2023 të kenë të përgatitura dokumente me strategji dhe plan për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore. Ai shton se deri më tani nuk janë konsultuar nga autoritetet dhe as nuk kanë parë dokument me plan për zbatimin e rekomandimeve…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) po vijon koordinimi për heqjen e sigurt të një lënde shpërthyese të gjetur, bombë, në një shtëpi në Tetovë. Në numrin e urgjencës 112 nga oficeri kujdestar i SPB Tetovë është lajmëruar për një ngjarje në Palçishte të Poshtme ku gjatë kontrrollit të një objekt – shtëpi është gjetur një granatë dore. Sipas procedurave standarde operative, për rastin është njoftuar shefi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Tetova, ndërsa rasti është raportuar edhe në Stacionin Policor të Tetovës. Pas njoftimit të të gjitha institucioneve kompetente, ekipet janë duke punuar që lënda shpërthyese të…
Pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, deputetët rifillojnë punën nga nesër. Nesër duhet të mbahet koordinimi i rregullt i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare, nga i cili duhet të rezultojnë aktivitetet për javën aktuale. Janë paralajmëruar edhe seancat e dy organeve parlamentare. Sipas informacioneve të publikuara në faqen e Kuvendit, janë caktuar seancat e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa seanca e parë plenare e këtij viti pritet të mbahet të martën më 10 janar. Anëtarët e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian do të dëgjojnë Programin dhe prioritetet e…
Pas tubimit të mbrëmshëm që pati grupi i zjarrit, kryetari i partisë proruse nl Maqedoninë e Veriut, Dimitar Aspasiev kandalur në mbështetje të Izet Mexhitit ku përmes 1 postimi në profilin e tij në FB shkruan ” Izet Mexhiti nga BDai tha për Artan Grubin (po nga BDI) është “plesht”. Ndërsa kur e thotë Izet Mexhiti kush jemi ne të mos e besojmë shkruan Aspasiev. Ndryshe grupi u zjarrit mbrëm mori një përgjigje nga kreu i BDI-së përmes një video mesazhi.
Dje një zjarr ka shpërthyer në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, konkretisht mbi fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se zjarri është ende aktiv dhe i njëjti është në terren të vështirë për t’u arritur, pasi duhen të paktën dy orë ecje deri atje. Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Tetovë, lidhur me zjarrin njoftoi se kanë kontaktuar ankuesin, konkretisht rojtarin e punësuar në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” dhe pas kësaj edhe drejtorin e Parkut Kombëtar dhe ai ka konfirmuar se zjarri është ende aktiv. “Për zhvillimin e ngjarjeve janë njoftuar edhe forcat e Drejtorisë…
Menduh Thaçi për televizionin Klan Maqedoni ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga kryeministri Shqipërisë Edi Rama. Takimi pritet të zhvillohet më 10 Janar (e martë) në Shqipëri, ku ftesa u është dërguar të gjithë liderëve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu më herët prezencën e konfirmoi edhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA. /KlanMacedonia
STABILITETI I SHUMICËS AKTUALE PROBLEM SHTESË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUES? Ende është e paqartë se a do të jenë prezent në Tiranë të gjithë kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni. ”Kemi marrë ftesë por ende nuk kemi qëndrim për pjesëmarrjen” – tha Bilall Kasami. Në Tiranë me shumë gjasa do të jenë prezent Ali Ahmeti dhe Arben Taravari. Ky i fundit mbrëmë e konfirmoi se ftesa ka ardhur në adresë të Aleancës për Shqiptarët, e nga burime partiake Klan Maqedoni mëson se Ali Ahmeti ka konfirmuar pjesëmarrjen. Prezencën në takim e konfirmuan Menduh Thaci nga PDSH si dhe kreu i Alternativës…
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për Klan Maqedoni thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të merr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Shqipërisë, Edi Rama. Kasami konfirmoi se ftesën e ka marrë mirëpo ende nuk ka vendosur. Takimi pritet të zhvillohet më 10 Janar (e martë) në Shqipëri, ku ftesa u është dërguar të gjithë liderëve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/
Sot është dita kur lindi Krishti. Sot është dita kur lindi shpresa se e mira do ta mposhtë të keqen. Sot është dita kur na ka ndodhur çdo e keqe, duam ta harrojmë. Sot është dita kur të gjithëve u urojmë vetëm të mira dhe falim të gjithë ata që na kanë bërë dëm”, shkruan Zhan Mitrev. “Vitin e kaluar më është bërë padrejtësi përmes të pavërtetave të bëra publike. Si reagim ndaj këtyre akuzave, unë ngrita një padi kundër mediave ku paraqiteshin të pavërteta për mua. Nuk ka qenë qëllimi im të debatoj apo të dëmtoj median, pasi më është…
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi që në automjetin e tyre kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës. Rasti kishte ndodhur dje pasdite në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit, ku mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.

