Author: Jeta almakos

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vuri në pah rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, stabilitetin rajonal dhe bashkëjetesën ndëretnike si elemente thelbësore për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në adresimin e tij, Begaj i cilësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shtyllë të rëndësishme të stabilitetit në rajon, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, partneritet dhe bindjen se stabiliteti i dy vendeve është i përbashkët. “Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj i afërt, partner i besuar dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti sot një press-konferencë së bashku me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Marija Andonovska, si dhe dr. Akim Ali, përfaqësues i World Health Organization dhe shef i zyrës së OBSH-së në vend, me rastin e prezantimit të rezultateve të hulumtimit global mbi përdorimin e duhanit tek të rinjtë. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se 13,6% e nxënësve të moshës 13–15 vjeç aktualisht përdorin ndonjë produkt të duhanit, që është prevalenca më e lartë e regjistruar deri më tani. Veçanërisht shqetësuese janë edhe të dhënat se 57% e të rinjve kanë qenë të ekspozuar…

Lexo më Shumë

Tri shënime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të dërguara sipas detyrës zyrtare në Prokurorinë Publike, janë bërë baza kryesore mbi të cilën prokurori Daniel Kocev ka argumentuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Vendimi për të shmangur paraburgimin efektiv në burgun e Shutkës është mbështetur në vlerësimet për rrezikimin e sigurisë së tij jetësore. Sipas informacioneve që transmeton TV 24nga burime brenda hetimit, alarmi kyç është ndezur më shumë se një vit më parë. Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ishte njoftuar nga një shërbim inteligjent i një vendi fqinj se Grubi…

Lexo më Shumë

Ramdan Ramadani Këto ditë jemi dëshmitarë se përkundër krejt llafeve dhe gafeve në opinion koalicioni shqiptar i partive politike nëpushtet VLEN nuk arrin të amortizon dot goditjen nga kthimi i Artan Grubit dhe vetëdorëzimit në kufi dhe pastaj ndodhjen vetëm në arrest shtëpiak! Pasi shihet se nuk shkon kjo punëme llafe atyre i mbetet të bëjnë ndonjë punë e të ndërmarrin ndonjë aksion politik për të argumentuar se janë vërtet nëqeveri dhe se e kontrollojnë situatën dhe balansin. Sipas momentumit politik përkrahja e tyre për zgjedhjen e zonjës Lençe Ristoska si kryeprokurore është ajo punë: 1. Kandidatura e saj tani…

Lexo më Shumë

“Sonte pata kënaqësinë që, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballemi si vende në rrugëtimin tonë euroatlantik. Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror” ka shkruar Ali Ahmeti pas takimit.

Lexo më Shumë

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedonia e Veriut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së një xhamie në Shkup. Sipas informacioneve paraprake, ceremonia do të organizohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë shtetërorë, fetarë dhe diplomatikë nga të dy vendet. Vizita e Erdoganit pritet të theksojë marrëdhëniet e mira mes Shkupit dhe Ankarasë, si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë kulturën, arsimin dhe investimet. Autoritetet vendore pritet të ndërmarrin masa të shtuara sigurie gjatë qëndrimit të presidentit turk në vend. Sipas një njoftimi nga Muhammed Uzun nga gazeta…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, pas takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Timço Mucunski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) sa më shpejt, transmeton Anadolu. Në konferencën e përbashkët për media me Mucunskin, Radman tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe është mirë që negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë. Kroacia, theksoi ai, e mbështet fuqishëm procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe vlerëson se vendi ka bërë shumë në këtë rrugë, si dhe mund të jetë…

Lexo më Shumë

Analisti politik Xhelal Neziri çështjen e rikthimit të Artan Grubit në Maqedoni tha se e shikon në dy aspekte. “Në aspektin e të drejtave qytetare, në aspektin human, nëse analizojmë rastin e fajësisë që i ngarkohet ose dyshohet Grubi, bëhet fjalë për blerjen e aparateve për lojërat e fatit, vendim që është marrë me miratim kolektiv në Qeveri, e tash ka mund ta nënshkruaj kryeministri ose dikush tjetër me autorizim të qeverisë, por e ka nënshkruar Grubi por nuk është vendim individual i Grubit por është një vendim i Qeverisë. Pra kjo është një çështje e cila nuk mund ta…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, filloi sot në Çair dhe Çashkë vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut. “Kjo është një ditë që flet për respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë. Një pritje që shpreh mirënjohje të sinqertë për Shqipërinë dhe për lidhjet e forta mes dy vendeve tona, lidhje të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, kulturën që na afron dhe bashkëpunimin që vazhdon të forcohet me kohën”, deklaroi Mexhiti. Pas vizitës në objektin e Komunës së Çairit, Begaj vizitoi Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë vizitës në Çashkë, u prit nga kryetari Suat Shaqiri. “Le të qëndrojmë të bashkuar si popull,…

Lexo më Shumë

Për herë të parë, qyteti i Ghentit në Belgjikë ka ndriçuar dy nga rrugët e tij më të ngarkuara tregtare me drita festive të Ramazanit, duke hedhur një shkëlqim të ngrohtë mbi muajin e agjërimit. Iniciativa, e udhëhequr nga Shoqata e Xhamive të Ghentit (VGM) në bashkëpunim me shitësit vendas, ka transformuar Bevrijdingslaan-Phoenixstraat në lagjen Brugse Poort dhe Wondelgemstraat në lagjen Rabot në korridore ndriçuese që shënojnë Ramazanin. Të vendosura në ditët para muajit të shenjtë, dritat do të qëndrojnë në vend deri në festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e Ramazanit. “Kjo është një iniciativë që është e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e bërë Çairin pikën e parë të kësaj vizite shtetërore. Vizita nisi me një pritje institucionale në ambientet e Komunës së Çairit, ku u zhvillua një takim në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë. Në vijim, programi i vizitës u përqendrua në simbolikën historike dhe kulturore të Çarshisë së Vjetër, duke kulmuar me vendosjen solemne të luleve pranë bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. “Sot Çairi dëshmoi…

Lexo më Shumë

Ilir Demiri nuk do të jetë më deputet i pavarur por i njëjti do ti bashkohet koalicionit VLEN. Këtë informacion e konfimoi kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i cili mes tjerash mohoi përçarjet brenda ASH-së së drejtuar nga Arben Fetai. Ai tha se ata që kërkojnë që VLEN të jetë një parti janë vet votuesit që këtë parti e sollën në pushtet. IZET MEXHITI, Kryetar i LD-së “Shqiptarët nuk duan fragmentalizim, nuk duan parcializim nuk duan parti të vogla. Duan që VLEN të jetë një dhe konform kësaj kërkese dhe analize po veprojmë edhe ne, liderët e VLEN. Fillimisht…

Lexo më Shumë