Author: Jeta almakos

Borisllav Krmov nga partia maqedone “E MAJTA” paralajmëron që kjo parti mund të paraqes referendum kundër përdorimit të gjuhës shqipe nëpër amblemat e policisë, pasi siç potencoi ai kjo është në kundërshtim me Kushtetutën amandamenti 5, dhe është në kundërshtim me ligjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme thotë ai. Sipas tij ky vendim seriozisht e cënon unitetin e vendit.

Lexo më Shumë

Një fëmijë dy vjeçar ka vdekur dhe katër persona janë plagosur pasi trupat ruse bombarduan fshatin ukrainas Novi Petrivtsi, në veri të Kievit, tha policia rajonale. Në një deklaratë në Facebook, policia tha se forcat ruse qëlluan me artileri të rëndë në shtëpitë e banimit në lagjen Vyshhorod. Një ndërtesë banimi u shkatërrua dhe ndërtesat fqinje të banimit u dëmtuan në sulmin e sotëm, tha aj

Lexo më Shumë

Me dhjetëra persona janë evakuuar pasditen e së enjtes nga godina e Ministrisë së Financave në Paris, pas një alarmi për bombë. Lajmi është raportuar nga BFMTV. Më shumë se 20 persona janë evakuuar nga godina pas dyshimeve për bombë. “Aktualisht jemi duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për situata të tillë”, ka bërë të ditur një burim nga policia për median franceze. Godina ndodhet në lagjen Bercy të kryeqytetit francez, ndërsa në vendngjarje janë dërguar edhe qentë për të kërkuar për bombën.

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua tryezë e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në Tryezën e rrumbullakët fjalim mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, Zëvendës Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian z.Julian Vassalo, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, Zëvendëskryetarја e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë znj. Slavica Grkovska, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe. Ministria për transport dhe lidhje është ndër të parati stitucione…

Lexo më Shumë

Shumë ushtarë nga Bjellorusia tashmë janë rrugës për në Kiev, por që ata do të luftojnë krahë forcave ukrainase, shkruan Gazeta metro. Një grup i madh i ushtarëve fqinj kanë bërë një video, ku iu bëjnë thirrje edhe vullnetarëve të tjerë me qëllim që të krijojnë një batalion të tyre që lufton kundër Rusisë. Zyrtarisht shteti i Bjellorusisë është partner zyrtarë në të gjitha sferat i Moskës zyrtare, po ditëve të fundit shumë qytetarë nga ky shtet kanë zgjedhur që të luftojnë për Ukrainën. Momentalisht Rusia ka qindra trupa në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, të cilët po e mbajnë nën…

Lexo më Shumë

Besimtarët e besimit Islam sonte shënojnë Natën e Madhe të Beratit sipas kalendarit hixhri. Kjo natë pranohet si lajmëtare e muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon dy javë pas kësaj nate. Fjala “berat” në gjuhën arabe do të thotë: të shpëtosh, të falesh e të lirohesh prej gjynaheve, fajeve dhe dënimeve. Në këtë natë, sipas besimit Islam, shumë muslimanë gjejnë faljen dhe lirimin prej gjynaheve nga ana e Allahut, i arrijnë mirësitë dhe dhuntitë e Zotit dhe zemrat u mbushen me dritë hyjnore. “Është kjo natë e bekuar dhe e madhe ngase, sipas disa komentatorëve të Kur’anit, në…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë kanë arrestuar dje një banor të Shkupit për shkak të dëmtimit të automjetit policor me send të fortë dhe sulmit fizik ndaj nëpunësit policor i cili zbatonte detyrë zyrtare, kumtoi MPB-ja. “Mbrëmë në ora 21:40 para objektit të hotelerisë në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar V.S. (30) nga Shkupi pasi me send të fortë e ka dëmtuar automjetin e policisë dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës policorë i cili zbatonte veprime zyrtare”, thonë nga MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtrim përkatës.

Lexo më Shumë

Vladimir Putin ka bërë thirrje që në Rusi të bëhet një “spastrim natyral” i “fundërrinave dhe tradhtarëve”, që kritikojnë pushtimin e Ukrainës, të urdhëruar prej tij. Nëpërmjet një adresimi televiziv, më 16 mars, presidenti rus po ashtu e ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet ta përçarë shoqërinë ruse. Ai poashtu e akuzoi se po nxitë një konfrontim civil në Rusi.

Lexo më Shumë

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur kur forcat ruse bombarduan qytetin Merefa, rreth 25 kilometra (rreth 15 milje) në jugperëndim të Kharkiv, njoftojnë autoritetet vendase. Sulmi ndodhi në orën 3:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe shkatërroi një shkollë dhe një klub arti. Dhjetë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Natën e 3 marsit, në komunitetin Merefa, agresorët bombarduan fshatin Yakovlivka: i gjithë fshati (45 shtëpi) u shkatërrua, 21 prej të cilave u shkatërruan plotësisht. Si pasojë e bombardimeve, 24 persona u plagosën, tre u vranë, mes tyre një ushtarak dhe dy civilë.

Lexo më Shumë

Një person i mitur mbrëmë është gjetur i ngulfatur në pishinën e banjës së Dibrës, fshati Kosovrast, informon Sfefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër. “Mbrëmë rreth orës 20 sektori për punë të brendshme në Dibër deklaroi se në banjat e Dibrës, në Kosovrast të poshtë, është hetuar një person pa shenja jete. Pas hetimeve të bërë u konstatua se bëhët fjalë për fëmijë të mitur nga Gostivari, dhe pas ekspertizës së ekpsertëve shëndetësor, nuk u konstatuan shenja dhune” tha Dimovski. Pas përfundimit të hetimeve, trupi i pajetë iu dha familjarëve. Sipas drejtorit të Spitalit të përgjithshëm, Bekim Alili, bëhet…

Lexo më Shumë

Kherson mund të ketë qenë nën pushtimin rus prej disa ditësh, por ushtria ukrainase po vazhdon përpjekjet e saj si nga toka ashtu edhe nga ajri për ta rimarrë atë. Së fundmi në rrjet është bërë viral video gjatë një beteje nga ajri e avionëve ukrainas kundër forcave ruse. Në këtë video shfaqen dy Sukhoi Su-25 ukrainas duke sulmuar një falangë ruse në ditët e para të luftës. Në video shihet se njëri prej tyre përplaset pak sekonda më vonë, ndërsa raportet tregojnë që edhe avioni i dytë u rrëzua.  Të dy pilotët kanë humbur jetën, sipas të njëjtave burime…

Lexo më Shumë

Shteti do të paguaj për humbjen e jetës së njerëzve nëse kursen në financimin e shoqatave për mbrojtje nga HIV, porositën 14 organizata qytetare që janë pjesë e platformës për mbrojtje nga HIV para Ministrisë së Shëndetësisë. Tre muajt e kaluar të punësuarit në këto organizata kanë punuar pa kompensim dhe shpenzimet i kanë mbuluar vetë. “Shteti vendos në rrezik mbylljen e kapaciteteve të vendosura për kontrollin e infeksionit nga HIV dhe e cenon shëndetin e më së paku 10 përdorueseve të drejtpërdrejtë të këtyre shërbimeve nga komunitetet e margjinalizuara. Në vend të mjeteve të parapara në vlerë prej 46.5…

Lexo më Shumë