Pranvera në hemisferën veriore të planetit nis nesër. Fundjavën e ardhshme, në orën 2 të mëngjesit mes datave 26 dhe 27 mars, fillon numërimi veror i orës. Akrepat e orës duhet të lëvizin një orë përpara, gjegjësisht ora në 2 do të konsiderohet ora 3.
Author: Jeta almakos
Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës sot protestuan para qeverisë dhe kërkuan harmonizimin e pagave në sektorin e arsimit dhe të policisë me vlerën e pagës minimale. Sindikata e Policisë kërkon vlera e pikëve nga 27 denarë të rritet në 62 denarë. Orce Kocevski nga kjo sindikatë tha se edhe pse i kanë dërguar kërkesat në qeveri për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen policët, ministri, siç tha ai, vazhdon të injorojë. Nga SASHK theksuan problemin e mosharmonizimit të pagës në sektorin e arsimit dhe paralajmëruan se do të ketë protesta më…
“Drejtoria e Doganave vendosi tabelë me lentë të gjelbër për Ballkanin e Hapur për qarkullimin më të shpejtë të transportuesve të mallrave këtu në vendkalimin kufitar Tabanoc”. Edhe përkundër kësaj, kolona kilometërshe kishte në anën për të dalë nga Maqedonia. “Duhet të mos ketë rrëmujë a nuk e shihni se deri ku është kolona e kamionave”. Transportuesit me qëndrim se duhet që sa me shpejtë të gjitha vendet e Ballkanit t’i heqin vendkalimet kufitare që ata të mos presim me ditë të tëra në vendkalimet kufitare. Gjorgji Stankov 35 vite transporton mall, thotë që është vështirë për ta pritja e…
Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) njoftoi se shkalla e papunësisë është 15.7 për qind, përcjell FLAKA. Vitin e kaluar, popullsia aktive në vend ishte 943.004 persona, nga të cilët 795.087 ishin të punësuar dhe 147.917 ishin të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.0, shkalla e punësimit është 47.2. Nëse në vitin 2020 kishte 94,614 burra të papunë, vitin e kaluar 92,880 burra ishin pa punë. Në vitin 2020, 61,335 gra ishin pa punë, ndërsa vitin e kaluar 55,036.
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim, dhe tha se cili do të jetë çmimi maksimal i pritur i shitjes. “Në varësi të prodhuesit, në varësi të paketimit. Kemi paketime të ndryshme, nga 0,8 litra, 0,9 apo 1 litër, mirëpo presim që të lëvizë deri në 110 denarë, varësisht nga prodhuesi”, tha Simeska Dimovska.
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u lira një ditë pas arrestimit të tij që ndodhi më 18 mars, nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Borisov, 62 vjeç, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare të qendrës së djathtë ‘GERB’ dhe disa anëtarë të tjerë të partisë së tij u arrestuan më 17 mars në lidhje me hetimet për keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së Bashkimit Evropian. “Ata erdhën në shtëpinë time ndërsa ne ishim duke darkuar”, tha Borisov pas lirimit. Borisov tha për mediat se gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet “nuk gjetën asgjë dhe…
Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është paraparë të vendoset një mori aeroplanësh modernë luftarakë. Marrë nga REL
Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHMV) ka reaguar në lidhje me kërkesat të cilat shpërndahen në rrjetet sociale, në të cilat kërkohet mbledhja e fondeve për shërim jashtë vendit të pacientëve të caktuar. Nga Fondi thonë se bëhet fjalë për raste kur aspak nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk janë dorëzuar dokumente për mbulim të shpenzimeve nga Fondi. Më poshtë e keni të plotë reagimin e Fondit, të cilët kërkojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos manipulohen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për shkak të abuzimit të shtuar të Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga ana e…
Emblema e Policisë së Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe në gjuhën shqipe vetëm për shërbimet në nivel lokal, ku gjuhë zyrtare është shqipja. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha se sipas dekretit të miratuar së fundmi nga Qeveria, emblema nuk do të jenë dygjuhëshe në nivel shtetëror. “Bëhet fjalë për përdorim në nivel lokal, pra për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ndërsa, në shërbimet qendrore të cilat janë të shtrira në tërë shtetin, nuk ka asnjë ndryshim në pjesën e uniformave, njëjtë edhe…
“Faza aktive e luftës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh”. Kjo ishte deklarata më e fundit në rrjetet sociale e këshilltarit të zyrës së presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych. “Faza aktive pothuajse ka përfunduar pranë Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Chernihiv. Edhe nëse rusët shtojnë disa rezerva diku apo përpiqen të shkojnë në ofensivë, përsëri do të përfundojë me disfatën e tyre. Fundi është këtu, ata humbën, strategjikisht dhe shpejt. Mendoj se në mes ose në fund të prillit, banorët e Kievit që janë larguar do të mund të kthehen në shtëpi”, shkruan Arestovych. /abcnews/
Një avion amerikan i NATO-s i tipit US Osprey është zhdukur në jug të Bodos norvegjeze, raportojnë mediat norvegjeze. Avioni do të duhej të ishte ulur në orën 18:00 pas një stërvitje.
Operatori Telekom sot sërish ka ndërprerë transmetimin e televizionit rus Russia Today, këtë herë njoftohet se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Qeverisë. Ky kanal sot nuk është i qasshëm për parapaguesit e këtij operatori. “Ju njoftojmë se në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe e njëjta pasi është reflektuar përmes vendimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuese, riemitimi i këtij kanali nuk është më i lejuar”, shkruhet në njoftimin e Telekom. Ndryshe më herët ky kanal ishte ndërprerë menjëherë pas rekomandimit të Qeverisë, por me arsyetimin se e njëjta është bërë për shkak të problemeve teknike.…