Author: Jeta almakos

Situata me Bullgarinë duhet të zgjidhet në atë mënyrë që me Brukselin do të duhet të diskutohet seriozisht, ndërsa Brukseli të gjejë formula dhe mënyra, siç e bindi Slloveninë në mosmarrëveshjen me Kroacinë që të mos e bllokojë atë në rrugën drejt BE-së, të bëjë kështu edhe në këtë rast me Bullgarinë. Nëse Maqedonia është sinonim i paqes dhe stabilitetit në këtë rajon tani që kemi një luftë në Ukrainë dhe në Evropë, Maqedonia meriton një trajtim të ndryshëm nga ky dëshpërim dhe bezdi që nuk i ngjan asgjëje. Kështu deklaroi ish-shefi i diplomacisë dhe kryetar i Asamblesë së 62-të…

Lexo më Shumë

Superekspertiza që e kemi pritur më shumë se një vit dhe fakti që sot nuk janë paraqitur ekspertët, sërish na krijon dyshimin se ky proces gjyqësor nuk po shkon në drejtim të shmangies së shqetësimeve dhe të harrohet dhe me këtë të jepet mundësia që e vërteta dhe drejtësia të dalin në dritë, deklaroi Sinisha Ristovski, vëllai i të ndjerit Dejan Ristovski, i cili humbi jetën në aksidentin në afërsi të Llaskarcës. Supereksperti që Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021, u refuzua nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kishin marrë pjesë në ekspertizën e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vlerëson se Ligji për sistemin e pagave në sektorin publik nuk është antikushtetuese, ashtu siç pretendon Lidhja e Sinidikatave. Sipas saj, qëllimi I këtij ligji është vendosja e një kufiri të pagës më të lartë në çdo fushë, që të mos jetë e mundur që ajo të rritet, më respektivisht secila pagë duhet të llogaritet në bazë të kompleksitetit të punës. “Le të vëmë rregull një herë e mirë në sektorin publik. Drejtori i një ndërrmarje nuk mund të marrë pagë më të lartë se presidenti I shtetit, ose drjetori I kompanisë…

Lexo më Shumë

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari në rrjetet sociale njoftoi se sot në Gostivar e ka vizituar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Price Aggeler. Taravari thotë se e ka falënderuar ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën e Gostivarit. “Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, shoqëruam ambasadoren në një shëtitje në qytet për të bashkëbiseduar me qytetarët tanë, për t’u njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe për të ndjerë mikëpritjen gostivarase. Së bashku me ambasadoren shijuam bakllavanë e Gostivarit, të njohur tanimë si…

Lexo më Shumë

AMBASADORJA AMERIKANE: KA DISA LLOJE TË LISTAVE TË ZEZA AMERIKANE “Nuk kam një afat kohor, sepse Uashingtoni do t’i publikojë kur të përfundojnë hetimet dhe konkluzionet. Ne punojmë ngushtë së bashku në zhvillimin e rastit. Pritshmëritë e mia janë që në muajt në vijim të shohim disa emra, por nuk e di se cili është afati i saktë kohor. Më pyesin për listën, por po e përsëris, ajo nuk është vetëm një listë, por është edhe një mundësi që qytetarët të jenë më pak të fokusuar në një listë, por më shumë të fokusohen në llojet e aktiviteteve dhe veprimeve…

Lexo më Shumë

Profesoresha në shkollën e mesme Daniella Stojanovska – Panovska e LSDM-së është deputete e re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mandati i së cilës u verifikua në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të 99-të. Stojanovska – Panovska, e cila ishte në radhë në listën e LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore 3, vjen në vendin e deputetit Zeqir Ramçiloviqit, i cili është emëruar ambasador në Mal të Zi. Mandati deputetes së re i është konstatuar në seancën e sotme të 67-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Deputetët në kuadër të kësaj seance do të diskutojnë edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vend, Matthew Lawson. Ahmeti dhe Lawson bashkëbiseduan mbi momentumin politik, rëndësinë e stabilitetit politik, aleancën europiane të forcave progresive, unitetin veprues për miratimin pa prolongim të stërgjatur të ndryshimeve kushtetuese dhe fokusimin e plotë të vendit në realizimin e reformave për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ahmeti shprehu falemnderim ndaj përkrahjes që shteti britanik i ka dhënë gjithmonë proceseve të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit, anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian, si dhe për…

Lexo më Shumë

Struktura të organizuara nga Bullgaria që po bëjnë fushata anti-shtetërore kundër Maqedonisë së Veriut, janë të lidhura me shërbimin inteligjent rus. Kështu ka presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtare, që u mbajt të hënën, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të drejtuesve të shërbimeve sekrete maqedonase. “Nuk mund të hyj në detaje sepse bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, do t’ju them vetëm se disa prej këtyre strukturave dhe personave janë të lidhur me shërbimin inteligjent rus”, tha presidenti Pendarovski. Deklarata u bë pas njoftimeve se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtoj një grup…

Lexo më Shumë

Gabim do të jetë veprimi nëse Aleanca për Shqiptarët hyn në Qeveri. Ne si opozitë kemi dëshmuar se jemi që vendi të hyjë në Bashkimin Evropian. Nëse ASh do të hyjë në Qeveri, këtë do ta bëjë për të shpëtuar BDI-në. Kështu deklaroi mes të tjerash sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në intervistën “10Minuta” në TV21. Ai paralajmëroi një “rikthim të fuqishëm të Besës, i cili do ta mposhtë BDI-në edhe në nivel qendror”, por shprehu gatishmëri për koalicion me ASh-në. “Këtë e dëshirojnë edhe votuesit”, tha Demiri.

Lexo më Shumë

Analisti Qenan Aliu përmendi në Klan Debat periudhën kur BDi qeveriste bashkë me Nikolla Gruevskin. Sipas tij, ministrat e Ahmetit nuk patën guxim t’ua bëjnë me dije ndërkombëtarëve që Gruevski nuk ka qenë për NATO dhe BE, por me mendje drejt Rusisë. “Gruevski i shfrytëzonte ministrat e BDI-së si postierë”, tha mes tjerash Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin. Deklarata e plotë në videon më poshtë!

Lexo më Shumë

Magjistralja Dibër-Mavrovë është nën kushte të vështira për shkak të reshjeve të dendura edhe pse e kalueshme, automjetet ecin me vështirësi. Për shkak të tillë , mbasditen e sotme është vështiresuar qarkullimi i kamionëve në rrugën Mavrovë – Dibër. Qarkullimi në rrugët e tjera është i pandërprerë. Në pjesën perëndimore të vendit po bie borë./InfoShqip.com

Lexo më Shumë

Ambasadorja Ageler përshëndet shkuarjen e Osmanit në Sofje pas incidentit në Ohër Ambasadorja e SHBA, Angela Ageler në intervistën e saj të fundit dhënë për televisionin Telma ka vlerësuar lartë diplomacinë e Bujar Osmanit. Sipas saj, shefi i Diplomacisë së vendit ka dhënë shembullin se si duhet të përparojmë në tejkalimin e tensioneve. “E përshëndes Ministrin e Jashtëm që shkoi në Sofje dhe bisedoi me Ministrinë e Punëve të Jashtme atje dhe liderë të tjerë, për atë se si duhet të mbështeten komunitetet pakicë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe se si të dy vendet mund të bëjnë përparim në…

Lexo më Shumë