Por kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski thot se nuk kanë marr mandat për ndryshimet kushtetuese. “Ne nuk kemi dalur në zgjedhje para qytetarëve duke premtuar ndryshime kushtetuese. I kemi paralajmëruar të mos e nënshkruajnë atë marrveshje, të mos futen në avantura, të mos imponojnë kushte shtesë për qytetarët, që vendi të mund të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Mickovski insiston se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
Author: Jeta almakos
Rindizet debati mes forcave politike në Maqedoninë e Veriut për luftën e vitit 2001. Protagonistë janë bërë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe lideri i opozitës Hristian Mickoski. Ka qenë një deklaratë e këtij të fundit se në vitin 2001 edhe ai ka qenë pjesë e luftës, por që nuk mendon se e ka humbur atë, ajo që ka ngjallur reagimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Ali Ahmeti: Qentë le të lehin, karavani po ecën. Përse të hyjë unë në debat me Hristijan Mickoskin. Paska qenë në luftë ai në vitin 2001. E ka thënë në televizion…
Mbrëmë, në ora 22:30 në fshatin Poroj të Tetovës, policët kanë arrestuar V.K. (35) nga Tetova, përcjell TV21. Arrestimi, siç njoftojnë nga MPB-ja ka ardhur pas denoncimit paraprak, ku thuhet se rreth orës 19:00, në fshatin Poroj, pas keqkuptimit paraprak, V.K. ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Para deputetëve bullgarë do të prezantohet një deklaratë e re për Maqedoninë. Ajo tashmë është miratuar unanimisht në Komisionin e Politikës së Jashtme atje. Ajo dënon, siç thuhet, thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në vend, por edhe sulmin e ashpër ndaj Hristijan Pendikovit. “Ne përpiqemi me vendosmëri që të merren masa sistematike nga të gjitha institucionet, për të zbuluar autorët dhe ata të përgjigjen për atë që kanë bërë”, thuhet në Propozim Deklarata e Parlamentit Bullgar. Në Deklaratë thuhet se Shkupi nuk respekton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe protokollet që dalin nga ajo, dhe dënon, siç thuhet, gjuhën e…
“Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë“ fundin e vitit të kaluar e ka shënuar me një skandal regresiv që uniformat e vjetra i ka zëvendësuar me uniforma të reja që në fakt bashkë me uniformat e reja ka sjellë edhe probleme të reja. Në realitet çështja e mos respektimit të gjuhës shqipe nuk është problem i ri sepse daton më herët, por në rastin në fjalë është problem i ri pasi uniformat e vjetra ishin pa këtë problem, respektohej gjuha shqipe në kuadër të ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, edhe pse me gabime drejtshkrimore në zbatim. Drejtori i kësaj Ndërmarrjeje është…
Vendimi për hyrjen e shtetasve të huaj në vendin tonë miratohet nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në bazë të të dhënave me të cilat disponon, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë”, kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur se vallë në ditën e shënimit të përvjetorit të Goce Dellçevit, më 4 shkurt, mund të ketë ndalesë për hyrje në vendin tonë të një eurodeputeti dhe disa shtetasve bullgar, Kovaçevski tha: “Shtetas i një shteti tjetër, që dëshiron të hyjë në vendin tonë, dhe në rast se paraqet kërcënim për rendin kushtetues, sigurinë kombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare apo ndaj…
Pak çaste më parë, konkretisht sonte në orën 20:15, në rrugën “Aleksandar Urdarevski” dhe në rrugën “BiH” ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e llojit “Golf” me targa të Shkupit, me drejtues I.J. i lindur në vitin 2005 nga fshati Brezë, ka goditur këmbësorin Sh.R. 70 vjeçar nga Shkupi. Burime të gazetës KOHA nga vendngjarja thonë se këmbësori Sh.R. Ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në ndërkohë, shoferi I.J. është dërguar në spitalin e qytetit “8 shtatori”. (koha.mk)
Bullgaria vazhdimisht refuzon t’i zbatojë aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, të cilat janë sjellë me vite prapa. Ka 16 aktvendime të cilat kanë të bëjnë me maqedonasit në Bullgari, të drejtën e tyre për bashkim, të drejtën për dalje në zgjedhje, për arsim në gjuhën amtare, për cekjen si maqedonas, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në emisionin “10 minuta” në TV 21. Ai tha se në samitin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në Rejkjavik do të bisedohet për vendosjen e mekanizmit efektiv me të cilin aktvendimet do të duhet të zbatohen dhe Bullgaria duhet…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takua me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Në takim u bisedua për disa tema, në drejtim të vazhdimit dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Bashkarisht u konstatua se marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, ndërkaq do të vazhdojnë të thellohen përmes zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të ndërsjelltë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë, kumtoi shërbimi qeveritar për…
Për t’u mbrojtur nga deklaratat politike ditore dhe nga situata e tensionuar dhe ngarkese, ne i kemi detyrimet të shkruara qartë në konkluzionet dhe kuadrin e negociatave si nga ana jonë ashtu edhe nga ana bullgare, për të ruajtur frymën e miqësisë, theksoi zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Sapo të përfundojmë ndryshimet kushtetuese, duhet të fillojë hapja e një kapitulli, si dhe pjesa tjetër e kapitujve. Ndërkohë, nuk po humbim kohë, tashmë kemi hyrë në kapitullin e dytë “tregun e brendshëm” dhe presim që deri atëherë të kemi raporte skrining për dy kapitujt “tregu i brendshëm” dhe “vlerat…
Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, përmes një shkrese në FB profilin e tij u ka dërguar mesazh bashkëpartiakëve nga Alternativa duke i pyetur se ku ishin deri sot qe 15 muaj për të pyetur Qeverinë se pse nuk po përmbushen kërkesat nga programi i tyre por tani kur po bëhen negociata për hyrjen e ASH-së në Qeveri, kjo gjë u është kujtuar, përcjellë Zhurnal. Sipas tij, Alternativa madje kishte mundësi për ta rrëzuar Qeverinë si dënim për mos përmbushje të programit. Nuk kalojnë këto forre, thotë Zejdi. NJË MARRËVESHJE QEVERITARE E HARUAR… Tash kur po e shohin që po u…
BUKË E KRIPË PËR USHQIM, PENSIONI NUK I MBULON SHPENZIMET Mori rrugën për të marrë pensionin por ende nuk kishte. Gjyshit Aleksandar nuk i del pensioni për të blerë produktet themelore, e për këtë shkak shpesh merr veresi në shitore, raporton Klan M. “Marrë ende veresi nuk del pensioni. Kam dal që ta marr por ende nuk kanë lëshuar. Hamë bukë e kripë. Duhet të paguhet rryma, uji pensioni nuk del. Zoti të na ndihmojë” E për të marrë vetëm një pjesë të produkteve bazë u duhen rreth 500 denarë ashtu sikur para 6 muajve. Edhe pse Qeveria paralajmëroi uljen…

