Rindizet debati mes forcave politike në Maqedoninë e Veriut për luftën e vitit 2001. Protagonistë janë bërë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe lideri i opozitës Hristian Mickoski. Ka qenë një deklaratë e këtij të fundit se në vitin 2001 edhe ai ka qenë pjesë e luftës, por që nuk mendon se e ka humbur atë, ajo që ka ngjallur reagimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti: Qentë le të lehin, karavani po ecën. Përse të hyjë unë në debat me Hristijan Mickoskin. Paska qenë në luftë ai në vitin 2001. E ka thënë në televizion ai.
Por, Mickoski nuk e la me kaq dhe në një tjetër reagim në rrjetet sociale publikoi edhe disa foto i veshur ushtarak, ndërsa u bëri thirrje përfaqësuesve të shumicës qeverisëse të mos i nxjerrin fjalët e tij nga konteksti.
Hristian Mickoski: Përrallat për vitin 2001, Aliu mund t`ia tregojë Dimitar Kovaçevskit. I pari inkurajohet nga haciendat komfore në Zajas, derisa populli shqiptar dhe maqedonas janë të urritur. I dyti, si dezertor i vitit 2001.
Në këtë debat janë përfshirë edhe përfaqësuesit e LSDM-së, të cilët thonë se Mickoski është politikan pa qëndrim dhe vizion për çështjet strategjike dhe vepron kundër interesave të vendit dhe qytetarëve.
18:12 28/01/2023
Përpl