Pak çaste më parë, konkretisht sonte në orën 20:15, në rrugën “Aleksandar Urdarevski” dhe në rrugën “BiH” ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e llojit “Golf” me targa të Shkupit, me drejtues I.J. i lindur në vitin 2005 nga fshati Brezë, ka goditur këmbësorin Sh.R. 70 vjeçar nga Shkupi.
Burime të gazetës KOHA nga vendngjarja thonë se këmbësori Sh.R. Ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në ndërkohë, shoferi I.J. është dërguar në spitalin e qytetit “8 shtatori”. (koha.mk)