Author: Jeta almakos

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi që njëherit është deputet i vetëm i këtij subjekti politik deri më tash është i njohur për qëndrimet kundër Alëancës për Shqiptarët dhe sidomos ish liderit të saj Ziadin Sela. PDSH si pjesë e shumicës qeverisëse, respektivisht Menduh Thaçi si deputet tash me kyqjen e ASH në Qeveri do të jetë para një vendimi të vështirë dhe lind pyetja nëse do votoj për hyrjen e Aleancës në Qeveri, informon portali “tetova1”. Deri më tash Thaçi një herë është deklaruar për mundësin e kyqjes së ASH-së në Qeveri. Në një intervist për Klan Maqedoni në fillim…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka propozuar Azir Aliun të jetë Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike. Në vazhdim janë të dhënat për biografin e Azir Aliu. Azir Aliu aktualisht është i punësuar si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë. Aliu ka qenë drejtori i parë dhe iniciator i parkut të parë teknologjik SEEUTechPark në Tetovë. Në të kaluarën ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bordit në Universitetin e Evropës Juglindore. Përveç përvojës akademike, Azir Aliu ka edhe një karrierë të gjatë në sektorin privat si ndërmarrës, mentor dhe konsulent.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mëngjesin e sotëm dorëzoi në Kuvend propozimin për rikonstruktim të Qeverisë. Kabineti qeveritar po i bën vend edhe Aleancës për Shqiptarët. Kuadrro të ASH-së që janë propozuar janë Krenar Lloga për ministrinë e Drejtësisë të udhëheqë, Fatmir Mexhiti për Shëndetësinë, Azir Aliu për ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndrësa me ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Kaja Shukova nga LSDM. ASH merr edhe dy poste zëvendësministrash. Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Vjollca Berisha zëvendësministër e Bujqësisë. “Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur më të mirët në radhët e veta për të udhëhequr resoret e saj…

Lexo më Shumë

Më 09 dhe 10 Shkurt ekipe të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë dhe armë, ka zbatuar aksione të koordinuara në gjithë territorin e vendit, kundër kryerësve të veprave penale, me çka 26 persona janë privuar nga liria. 53 persona, 29 Komuna të vendit dhe Qyteti i Shkupit, kanë qenë në shënjestër të ekipeve të specializuara të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë. Aksioni i koordinuar, ka rezultuar me bastisje në Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Veles, Tetovë dhe Shtip. Aksioni, është ndërmarrë pas njohurive se 53 persona janë të involvuar në kontrabandën me drogë dhe armë, kurse…

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve juridike i vlerësojnë si shqetësuese të dhënat e një hulumtimi nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” mbi rënien e besimit të qytetarëve ndaj punës së institucioneve si dhe krimin e korrupsionin, që edhe sipas vlerësimeve të BE-së dhe SHBA-së, janë në nivele të larta. Rezultatet e sondazhit “Eurobarometër”, i cili është realizuar në fund të vitit 2022 nga “Eurothink” tregojnë se 61 për qind e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia e Veriut nuk është vend demokratik, 53 për qind besojnë se gjërat në vend po shkojnë në drejtim krejtësisht të gabuar, ndërsa vetëm 9 për qind…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE e ka quajtur marrëveshjen e re të LSDM-së dhe ASH-së si koalicion Pazari, dhe jo marrëveshjeje për zhvillimin e vendit. Opozita maqedonase thotë se ndryshimet e reja bëhen me qëllim që të mbahet gjallë qeveria e cila është historikisht më e paafta. Sipas VMRO-DPMNE-së qëllimi i pushteti është që të shpëtohen bizneset dhe tenderët edhe për disa muaj, e jo për të përmirësuar gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet vendi për shkak të paaftësisë së dyshes Ahmeti-Kovaçevski. Sipas Stoillkovskit në përbërjen e re të qeverisë propozohen persona me prapavijë të dyshimtë. “Propozimi i ri i Kovaçevskit është turp…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski dhe kryeshefi i Departamentit për Operacione Speciale Policore Mitko Danevski, sot u shoqëruan me fëmjët e familjeve të pjesëtarëve të rënë të MPB-së në Ponikvë-Koçanë gjatë pushimit disa ditor në pushimoren e Ministrisë, kumtoi shërbimi për shtyp i MPB-së. Në drekën e përbashkët ministri Spasovski e shprehu kënaqësinë e tij që ky shoqërim me fëmijët e pjesëtarëve të rënë të MPB-së u kthye në traditë në të cilën kanë mundësi të shoqërohen dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet aktuale me rëndësi për ata, gjatë…

Lexo më Shumë

Paga e janarit e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilën duhet ta marrin rreth 15 shkurt, do të jetë rreth 1000 denarë më e lartë. Kjo po ndodh sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar nga krerët e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, pas grevës disajavore të SASHK-ut të vitit të kaluar, ku kërkuan paga më të larta për mësuesit. “Rritja është obligim nga marrëveshja që kemi nënshkruar vitin e kaluar, me të cilën jemi pajtuar që të ketë një rritje totale prej 15 përqind.…

Lexo më Shumë

Seanca për Qeverinë e re caktohet për 13 shkurt (e hënë) me fillim në orën 15:00 me këtë propozim: 1.Propozim për shkarkimin e antarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. 2.Propozim për zgjedhje të antarëve të Qeverisë së RMV-së. 3.Propozim për shkarkim të  zv/ministrave së RMV-së. 4.Propozim pëzgjedhje të zv/ministrave së RMV-së. Seanca do të mbahet në sallën ”Maqedonia” në ndërtesën e Kuvendit të RMV-së.

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar  një letër Presidentit, Stevo Pendarovski, në të cilën shpreh përgëzime dhe mbështetje për progresin e bërë në rrugën e integrimeve evropiane në vitin e kaluar. Macron e ka uruar  Pendarovskin edhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësimin e vendit në BE, duke theksuar se me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë, identiteti maqedonas respektohet plotësisht, siç dëshmohet nga marrëveshja e Frontex. Në këtë  letër, Macron kujton praninë e Francës në të gjitha momentet kyçe të historisë së Maqedonisë nga periudha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e deri më…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se më datë 08.02.2023, nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminalistike në kuadër BSP-së së MPB-së, Sektorit për krim ekonomik dhe korrupsion, Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale, SPB Shkup dhe inspektorë nga DAP-i, në bazë të urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore Shkup, kanë realizuar bastisje në dy objekte në Shkup, përcjell TV21. Siç qëndron në njoftim, bastisja ka ardhur pas ekzistimit të dyshimit se është kryer vepër penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht leje nga organi përkatës”, që parashihet dhe dënohet me nenin 46 të Ligjit për…

Lexo më Shumë

Një sërë lëshimesh në shpërndarjen e barnave, pagesën e kompensimit të pushimit të lehonisë gjatë kohës që të siguruarit merrnin pagë, shërbime të pamjaftueshme shëndetësore për diagnostikimin e COVID-19 në kurriz të Fondit. Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të konstatuara nga auditorët shtetërorë dhe janë të shënuara në raportin e publikuar sot nga Enti shtetëror për revizion. Të paktën 19.9 milionë euro janë shpenzuar nga qytetarët për teste private PCR në 3 vitet e fundit, zbulon Kontrolli i Shtetit në raportin përfundimtar të auditimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin e kaluar. Gjithashtu, gjatë pagesës së kompensimit…

Lexo më Shumë