Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Bratisllavа ka deklaruar se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, do të diskutohen dy gjëra – vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Është diçka për të cilën do të diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe ekipin e tij, sepse do të jetë një takim në të cilin do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjejmë një mënyrë që ata në mënyrë praktike ta mbështesin këtë vendim, sepse ky vendim është praktikisht një votë për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bratislavë, ku po marrin pjesë në Forumin “Global të Sigurisë GLOBSEC 2023”. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së RMV-së për përmbushjen e reformave në kapitujt kyç të procesit të anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe marrëdhëniet e partneritetit në çdo fazë të procesit. Kovaçevski mori garanci nga Von der Leyen se BE-ja mbetet mik dhe partner i Maqedonisë së Veriut dhe…
“Në objektin e shkollës “25 Maji” të lagjes Hasanbeg të Shkupit, sipas informatave jo zyrtare në tualetin e kësaj shkolle është gjetur një karikator dhe pas kësaj menjëherë janë njoftuar organet e rendit me çka inspektoret janë dukë e shqyrtuar rastin. Kontaktuam edhe drejtorin për të sqaruar këtë çështje por tha se pasi inspektoret të përfundojnë me shqyrtimin e rastit do të ketë edhe deklaratë konkrete. Për rastin në fjalë TV Klan M kontaktoi edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. MPB konfirmoi rastin duke thënë se pas denoncimit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. “Sot në orën 07:55 në…
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme për shkak të “vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”. Vuçeviq, tha se niveli i rrezikut është ndoshta më i madh i mundshëm. “Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë që ndodhi dy ditët e kaluara, veçanërisht të hënën, por gjithçka që ndodhi javë e muaj më parë, për të cilat paralajmëroi Serbia. Presidenti i Republikës ka biseduar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe e informoi opinionin në Serbi për skenarin e mundshëm dhe, për…
Përgjatë ditë së sotme dorëzimi i çertefikatave për nxënësit e studentët që ndoqën mësimdhënien e gjuhës turke nuk ka qenë aktiviteti i vetëm për ‘Fondacionin Alsar’. Pas aktivitetit të parë, për studentët e ekselencës në universitetet publike shqiptare u shpërndanë bursa ekselence. Nga akordimi i këstit të dytë të bursave për studentët e ekselencës përfituan tetëdhjetë studentë nga fakultete dhe degë të ndryshme, për të cilët mbështetja nga ‘Fondacioni Alsar’ do të vijojë edhe në të ardhmen. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe shkëlqesia e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z.Tayyar Kağan Atay ku sëbashku me drejtuesin…
Fejzulla Osmani, afarist në moshë të re nga Sllupçani i Kumanovës, ka udhëtuar në Zveçan, siç shkruan “pas çlirimit të këtij qyteti”, transmeton Lideri.mk. Ai ka shkuar edhe para komunës, ku ka bë shqiponjën. Fejzullau thotë se pas publikimit të fotografisë, ka marë disa kërcënime dhe shumë ofendime prej serbëve në rrjetet sociale. “Shqiponja është simboli im kombëtar dhe e bëj gjithkund ku shkoj dhe nuk e kam ndërmend të ndalem. Kërcënimet e çetnikëve serbë në rrjetet sociale nuk më frikësojnë aspak, veç le të vazhdojnë”, thotë Fejzulla Osmani në deklaratën e tij për Lideri.mk. Ai shton se ende nuk…
Më shumë se dy muaj, disa nga antibiotikët që përdoren më së shumti në trajtimin e fëmijëve nuk janë në dispozicion nëpër farmacitë. Përveç antibiotikëve, mungojnë edhe barnat e tjera, por edhe terapia me ampula, shprehet mjeku amë nga Struga, Axher Halied. “Kur e dini se keni armik për të cilin duhet të përdorni antibiotik, keni infeksion bakterial, në atë rast duhet të përdorim antibiotik me spektrin më të ngushtë. Por, të mos kesh “Ospen” është diçka e papranueshme. Duhet të japim antibiotik me spektër të gjerë, antibiotik që funksionon në spektër të gjerë të baktereve, sepse nëse jepni antibiotik…
Nga e enjtja frutat dhe perimet nuk do të kenë çmim të ngrirë. Masa e ngrirjes së çmimeve e miratuar për parandalimin e rritjeve të mëdha të çmimeve skadon të mërkurën më 31 maj dhe Qeveria ka njoftuar se nuk do të zgjatet. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka sqaruar se masa e ngrirjes së зmimeve nuk vazhdohet sepse gjithçka që e ka ngritur çmimet deri më tani është normalizuar. FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR “Janë përmbushur të gjitha parakushtet që duhet të plotësohen që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel dhe pritshëmria është që ato ndoshta do të jenë…
Në spitalin e Kumanovës në mëngjes vdiq emigranti pasi më parë ishte therur me një mjet të mprehtë. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi është gjetur mëngjesin e sotëm në hyrjen e fshatit Reçicë të Kumanovës me lëndime nga një mjet i mprehtë. Personi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku ka ndërruar jetë në orën 07:45 minuta. “Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Kumanovë është kryer kontroll dhe pas masave të marra dhe bisedave të kryera është konstatuar se ka pasur një konfrontim fizik në mes të disa emigrantëve, me ç’rast emigranti i…
Një 59 vjeçar nga Gostivari dhe një 29 vjeçar nga frëngova e Strugës, të dy të burgosur në Burgun e Idrizovës ishin arratisur sot pasdite nga ambientet e burgut, përcjell KlanM. 59 vjeçari B.O ka qenë i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim, ndërsa 29 vjeçari E.M sipas njoftimit të policiës është i dënuar me 9 vite burg. Megjithatë, sipas policisë, aventura e dy të burgosurve ka zgjatur pak më shumë se një orë, përcjell KlanM. Të dy janë gjetuar në një automjet udhëtarësh dhe janë arrestuar menjëherë nga policia. Me vete kanë pasur edhe rreth 2 mijë…
Ngecja e realizimit të reformave kamuflohet me kërkesën e Sofjes për përfshirjen e bullgarëve në preambulë gjë që ka çuar në rritjen e euro-skepticizmit në mesin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Në bazë rezultateve të anketës së realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në fillim të muajit (ndërsa rezultatet janë publikuar të dielën), 42.1 për qind e qytetarëve thonë se e kanë humbur besimin se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo përqindje, në një anketë të realizuar katër vjet më herët ng ai po ky institut ishte vetëm 22.2. Nga ana tjetër, rezultatet e…
Kreshnik Bekteshi i BDI-së në Click Plus foli për tensionet e fundit që kanë ndodhur në komunën e Haracinës. Ai tha se nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur por i çoi porosi ministrit të brendshëm Oliver Spasovski që ta kryen detyrën e tij për ta mbajtur rendin dhe qetësinë. “Zotëri Spasovski është mirë ta kryej detyrën për të cilën është i zgjedhur nga deputetët dhe detyra e tij është të mbaj rendin në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. G: Përfshirë edhe Haraçinën?! Po komuna e Haraçinës nuk është në hënë është Maqedoni të Veriut!”, tha Kreshnik Bekteshi-ministër…

