Një 45 vjeçar nga Shkupi dyshohet se për një periudhë më të gjatë ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij jashtmartesore, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore, përcjell Klan Maqedoni. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë penale ndaj tij, pasi sipas raportimeve, nga 25 deri më 30 maj, i akuzuari në vazhdimësi e ka goditur partneren e tij, ndërsa është propozuar edhe masa e paraburgimit. “Ai e ka goditur me grushte dhe e ka goditur me shkelma në kokë dhe trup, duke i shkaktuar të dëmtuarës lëndime të rënda trupore të shprehura në formë hematomash…
Author: Jeta almakos
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet se automjeti “Renault” është përmbysur pasi ka dalë nga rruga. Deri më tani nuk ka informacione për automjetin e dytë të përfshirë në aksident. “Bëhet fjalë për një automjet “Renault 19” me targa të Shkupit të cilin e drejtonte Z.M.(20) nga Morana e Shkupit. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, një ekip i MPB-së së Tetovës po kryen hetime”, thonë nga MPB. Në vendin e ngjarjes kanë…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se mesazhi i parë që e kanë dërguar për ndërtimin e korridoreve do të jetë kilometri më i lirë që është bërë në Ballkan për autostrada. Por tha ai, ky lajm nuk u shpërnda si duhet dhe ishte nën hije nga lajmet tjera. Ai tha se ne kemi hyrë në projektin një shoqëri për të gjithë, po flas ideologjik nuk arritëm t’i mposhtim kundërshtarët. “Nuk i vendosëm themelet e asaj se çfarë donë të thotë një shoqëri për të gjithë. Shihni në çdo këndë ne kemi dyshime, a…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, tha se qëndrimi i SHBA-së ishte i qartë, se, nëse ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në afatin, Maqedonia e Veriut bën problem në NATO. “Dhe ajo do të jetë në rrugën euroatlantike do të lihet anash, por qasja ndaj Maqedonia do të jetë ndryshe”, tha Penov, raporton SHENJA. Ministri Penov tha se kjo është një betejë e rëndë. Ai përmendi shembullin e Kosovës, dhe zhvillimet atje, duke thënë se incident i duhet atij, i cili duhet ta mbulojë luftën në Ukrainë. “Atij i cili dëshiron ta përhap luftën në vatra të reja, ne do të jemi…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, tha se rreth 500 milionë euro para janë të bllokuar në Kuvend, për shkak se nuk kalojnë ligjet, nga bllokimet të cilat i bën opozita. “Ato janë para që do të hyjnë në ekonominë e Maqedonisë, e cila sot po mundohet nuk para në qarkullim. Ato para, do të merrni ju, do të merr shitësi, ato para do të sillen, dikush do të punësohet… bllokimi qëndron, Qeveria nuk bën asgjë. Nuk e kam dëgjuar shpjegimin e opozitës për këto”, u shpreh Penov. Penov tha se problemi qëndron në atë se po të hyjnë këto para,…
Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë është tërhequr nga përdorimi për shkak të gabimeve përmbajtësore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për formim të ekipit autorial për përpunimin e librit të ri dhe autorët e interesuar mund të paraqiten deri më 5 qershor. Për shkak të gabimeve në libër, të cilat ishin vërejtur në dhjetor, vetëm disa ditë pasi që e morën nxënësit, reagoi Shoqata e historianëve dhe opinioni, ndërsa MASH-i në fund të vitit të kaluar informoi se komisioni do ta rishqyrtojë tërë përmbajtjen dhe do të japë propozim për korrigjimet adekuate. Ministria e Arsimit…
VMRO-DPMNE-ja e drejtuar nga Hristijan Mickoski shprehet e habitur nga, siç thonë, “mbrojtja që i bën Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, ish udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”. Reagimi i VMRO-DPMNE-së erdhi pas komunikatës së sotme të kabinetit të zv.kryeministrit të parë Artan Grubi, ku pos përgënjeshtrimit të pretendimeve të partisë së Mickoskit për çmimin e atleteve të Grubit, thuhet edhe se, udhëheqësia aktuale e VMRO-së e ka sjellë partinë në nivelin më të ulët të mundshëm, ndërsa theksohet se ish kryetari Nikolla Gruevski ka rejting katër herë më të lartë se drejtuesi aktual i partisë, Hristijan Mickoski. “Është shumë interesante që Ali Ahmeti…
Kabineti i zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, ka kërkuar nga VMRO DPMNE-ja të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale që bën kjo parti në adresë të z.Grubi. Reagimi vjen pas pretendimeve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, se çmimi i atleteve të Grubit që mbante veshur një ditë më parë, ka qenë 450 euro. Nga kabineti i Grubit, thonë se shpifjet e VMRO-së janë bërë përditshmëri ndërsa propagandën e tyre e krahasojnë me atë të Hitlerit. “Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi…
SPP Shkup ka bërë kallëzim penal kundër shtetasve I.A.(36) dhe B.S.(35), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më datë 16.05.2023 në Shkup, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën e pasagjerëve BMW, e cila drejtohej nga I.A. dhe B.S. ka qenë pasagjer, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta tip “Crvena Zastava”, tre karikatorë dhe disa fishekë të kalibrit 7.62×25 mm.
Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 13% nga 1 korriku. Kompanitë e energjisë kanë paraqitur oferta në Komisionin Rregullator të Energjetikës duke kërkuar çmim më të lartë të rrymës. Elektro-distribuimi kërkoi rritje prej 32 për qind, MEPSO për 53 për qind dhe MEMO për 83.3 për qind. “Nëse i pranojmë të gjitha këto kërkesa, atëherë kjo do të nënkuptonte rritje të çmimit përfundimtar të energjisë elektrike prej 12.7 për qind, diku në çmim prej 13 për qind. Sigurisht, në periudhën e ardhshme do të analizojmë të gjitha këto kërkesa dhe diku rreth 20 korrikut do të informojmë se…
Ushtarët rusë hodhën në erë një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës. Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”. “Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk,” tha ai. Një video e postuar nga shërbimi kufitar, tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për rolin e tij në ndihmën që Gjermania i ka dhënë Ukrainës. Në një bisedë telefonike, ai e falënderoi Scholz-in për sistemet e mbrojtjes ajrore të furnizuara nga Gjermania që ndihmuan në shpëtimin e jetëve të Ukrainës, tha Zelensky në videomesazhin e tij të mbrëmjes. Presidenti falënderoi më tej Scholz-in për “vendosmërinë e tij personale, e cila, në shumë mënyra, bëhet përcaktuese për të gjithë Europën”. Edhe shumë kohë pas fillimit të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, Gjermania është kritikuar për ndihmën e saj hezituese…

