Sot u mbajt kampionati ballkanik per te rinj, deri ne moshen 14 vjecare kane marre pjese nje numer i garuesve dhe ate mbi 1200 garues. Klubi Asiart me pjesemarresin Jasin Kamberi arriti te rrembej medaljen e argjendte , qe nenkupton fitoren e tre luftrave. Ky ishte padiskutim nje sukses i madh per vendin tone per kete kategori, poashtu nje sukses historik per klubin e karatese Asiart Gostivar. Me respekt Berat Jakupi, trajner i klubit Asiart
Author: Jeta almakos
Prof. dr. Omer Xhemali, Abi Muhtari dhe dr. Muhamed Shemoski Ditën e Merkur më datë 24.05.2023, në Sarajevë pas procedurës paraprake zgjedhore dhe mendimit të Kryesisë dhe Senatit të Akademisë, në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës “Ban Kulin” u mbajt kuvend zgjedhor, në të cilin me votë të fshehtë u zgjodhën anëtarët e rinj të Akademisë. Në mesin e të nominuarve u gjendën edhe tre qytetarë nga vendi ynë, të cilët arritjet e tyre i kanë realizuar jashtë vendit, por këto arritje janë vënë re nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës. Dr. Omer…
Aleanca për Shqiptarët shtrin qeverisjen e saj edhe në Doganë Semir Musa nga rradhet e Aleances per Shqiptar, i punesuar ne Drejtorine e Doganave qe nga viti 2007 emërohet ndihmës drejtor. Qe nga fillimet e karieres ka ushtruar detyren ne pozita te ndryshme në Drejtorine e Doganave edhe ate si Inspektor i larte ne sektorin Kontroll dhe Investigim, Keshilltarë i pavarur per mbrojtjen e pronesise intelektuale si dhe Keshilltar i pavarur per masat jotarifore ne Sektorin e akcizave. Musa eshte trajnues i doganiereve per procedurat doganore, risite ligjore dhe harmonizimin e praktikave doganore, si dhe trajnues i perfaqesuesve doganor (nepunesve…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane në një prononcim për Televizionin Telma tha se ndryshimet kushtetuese mund të përfundojnë deri në nëntor, nëse të gjitha partitë dhe të gjithë deputetët e kuptojnë rolin e tyre të përgjegjshëm gjatë kësaj periudhe, transmeton Portalb.mk. “E dimë se procedura në Kuvend zgjat rreth tre deri në katër muaj, mjaftueshëm për të diskutuar dhe miratuar këto amendamente kushtetuese, të cilat janë vetëm një shtesë në sistemin ekzistues të mbrojtjes së komuniteteve”, tha Mariçiq, duke shtuar se pas kësaj do të jemi në një fazë tjetër, një fazë në të cilën do të vazhdojnë negociatat me BE-në, rruga do të jetë…
Një 76-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në Aerodrom. Policia njofton se trupi i pajetë i të njëjtit është dorëzuar për autopsi. “Më datë 26.05.2023 në ora 13:23 është raportuar se V.D.(76) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesë në zonën e Aerodromit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.
Fejzi HAJDARI Kreu i ‘selisë blu’ të Rëçicës së Vogël Ali Ahmeti, pak para mbledhjes së fundit, tha se “mbledhja s’ka të bëjë me shkarime”, por me pika tjeta të rendit të ditës, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i BDI’së Faton Ahmeti, u shpreh se Ali Ahmeti i ka thënë se ai vetë do t’i njoftojë anëtarët e ‘Grupit te zjarrit’ lidhur me atë se “s’do të ftohen në këtë mbledhje”, për shkak të, siç është shprehur ai, “sjelljes së anëtarëve të Grupit gjatë mbledhjes së fundit dhe veprimit të tyre si fraksion”. Kështu është përgjigjur kreu i BDI’së Ali…
Kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe shtetërore, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë, por kërkon që të flitet edhe për atë çka do të bëhet në periudhën pas mossuksesit të ndryshimeve kushtetuese. “Nëse ka dëshirë për unitet kombëtar dhe për të dëgjuar zërin e shumicës, pranojmë takim të liderëve, në të cilën duhet ndër të tjera të shihet se çfarë do të bëhet në periudhën pas dështimit të atyre ndryshimeve kushtetuese dhe të ardhmen e qytetarëve që duhet të sigurohet”, thekson VMRO- DPMNE. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot paralajmëroi se në dhjetë ditët…
Forumi i gruas në Alternativë ka filluar organizimin e strukturave partiake në gjithë vendin. Burime të afërta të Top24 mësojnë se Afrim Gashi po bojkotohet në gjitha degët e partisë së tij për shkak të koalicionit me Lëviznen Besa. Burimi për këtë portal ka konfiruar se forumi i gruas në Tetovë po e bojkoton Afrim Gashin dhe kanë vendosur të mbeten në vij me vendimin e kryetarit të degës së AA-së në Tetovë, Dritan Bexhetin i cili është kundër koalicionit të Alternativës me Lëvizjen Besa. Nga gjithësej 440 gra të forumit rinor në nivel repulikan sa është konfirmuar lista vetëm…
Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy të rinj nga fshati Luboten i Shkupit, pasi të njëjtit paraprakisht kanë sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 26.05.2023, në ora 08:20 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria F.A.(20) dhe I.J.(22), të dy nga fshati Luboten i Shkupit, pasi fizikisht kanë sulmuar një punonjës policie i cili po kryente veprime zyrtare, ndërsa tek I.J. u gjet edhe një thikë”, thonë nga MPB.
Provimi i dytë është caktuar për më 10 qershor Nxënësit e shkollave të mesme që këtë vit përfundojnë arsimin e mesëm sot iu nënshtruan provimit të parë të sesionit të qershorit të maturës shtetërore, njofton KlanM. Në këtë afat, sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, janë paraqitur 15.620 maturantë, prej të cilëve 6.750 janë nga gjimnazet, 8.598 nga arsimi i mesëm profesiuonal dhe 272 nga arsimi i mesëm artistik. Provimi i dytë i maturës shtetërore, siç percjell KlanM, është caktuar për 10 Qershor. Bëhet fjalë për lëndë zgjedhore dhe maturantët kanë pasur mundësi të zgjedhin midis shtatë lëndëve.…
Bilall Kasami: Dje u hodh hapi i parë i bashkëpunimit dhe unifikimit të opozitës shqiptare. Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në. Ftoj gjithashtu gjithë spektrin opozitar, figurat publike, diasporën shqiptare dhe aktorët tjerë të shoqërisë shqiptare t’i bashkohen kētij…
Në propozim iniciativën e Grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, ndryshimet janë në pjesën e Preambulës duke shtuar disa popuj, përkatësisht pas popullit boshnjak, vendosen fjalët populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian. Ndryshimi i dytë është në pjesën e diasporës dhe në amendamentin 34 që u zëvendësua me nenin 49 dhe amendamenti 2, ku pas popullit boshnjak, vendosen popujt e tjerë që u përmendën më lartë në tekst. Megjithatë, në këtë fazë, kërkesa e partive shqiptare për fshirjen e 20% për gjuhen shqipe nuk do të trajtohet. Vetëm është biseduar mbi këtë çështje…

