Masa kujdesi, obligim që të paraqitet në polici, ndalesë për të vizituar hapësirat e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për t`iu afruar dhe kontaktuar me Kryetarin e Komunës së Haraçinës. Ky është propozimi i dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Penale për 69-vjecarin nga Haraçina, siç percjell KlanM komunikatën e PTHP-së, i cili më 23 Maj, siç njofton PTHP, pa leje kishte hyrë në zyrën e Kryetarit të Komunës duke kërkuar t`i ndahet toka që është pronë e Komunës së Haraçinës. Sipas Prokurorisë, pasi nuk e kishte gjetur në zyrë, e ka takuar në oborr, ka nisur ta…
Author: Jeta almakos
VMRO – DPMNE: Të bisedoeht se çfarë do të bëhet pas mossuksesit të ndryshimeve kushtetuese Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot paralajmëroi një takim të mundshëm të liderëve, njofton KlanM. Ai tha se do të ftojë në takim liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në 10 ditët e ardhshme, për të diskutuar për proceset që kanë të bëjnë me eurointegrimeve, si dhe për raportet me vendet fqinje. “Unë planifikojë ta ftojë në takim në 10 ditët e ardhshme, në të cilat do të flasim për dy tema. Tema e parë do të jetë ajo që unë do ta propozojë si temë, tema…
Një shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë në Çair të Shkupit, derisa po punonte në një ndërtesë, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme. “Më datë 26.05.2023 në orën 22:45, është raportuar se në zonën e Çairit, në një pallat në ndërtim, gjatë kryerjes së detyrave të punës, N.P. (41) nga R. Shqipërisë ka rënë nga lartësia dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Inspektori i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.
Kim Mehmeti Nuk është gjithaq e frikshme ushtria serbe në kufi me Kosovën, as bandat serbe që e destabilizojnë veriun e saj, sa të trishton mendësia e ‘mendimtarëve’ shqiptarë që nuk e kanë kuptuar se shteti të takon vetëm për aq sa je i gatshëm ta mbrosh atë, e të cilët pyesin: çka nëse na sulmon Serbia e neve nuk na mbrojnë perëndimorët? Kur i dëgjon këto pyetje publike që mbjellin frikë te populli, të vjen t’u thuash: nëse doni të flini të qetë, nëse doni shtet që do ua mbrojnë të tjerët dhe, nëse jeni për Kosovë të pa…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me ekipin e tij juridik do t’i shqyrtojë ndryshimet e ligjeve të ndërlidhura me korridoret 8 dhe 10d të miratuara dje në Kuvend, theksojnë për MIA-n nga Kabineti i presidentit, duke shtuar se meqë bëhet fjalë për më shumë ligje do të nevojiten më shumë ditë. Vetëm atëherë presidenti Pendarovski do të dalë me qëndrim dhe do të thotë nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. “Dje pasdite kanë mbërritur ligjet në Kabinetin e presidentit. Në ditët në vijim do të shqyrtohen nga presidenti dhe do të vendoset nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen.…
Sipas burimeve të portalit plusinfo.mk Disa banorë të Haraçinës sërish kyçen me vetë-iniciativë në rrjet dhe shkaktojnë defekte të cilat i lënë pa rrymë edhe banorët e tjerë të fshatit. Sipas informacioneve deri tek të cilat ka ardhur plusinfo nga banorët e fshatit, një pjesë e banorëve në Haraçinë sërish i sulmojnë punëtorët e EVN dhe nuk i lejojnë të punojnë. Ata me vetë iniciativë lidhen në rrjet dhe shkaktojnë defekte të cilat i lënë pa furnizim edhe banorët e tjerë të cilët dëshirojnë që të punohet, që përfundimisht problemi me rrymën t’i takojë së kaluarës. Defekt i tillë ka…
Me hapjen e kushtetutës për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, shqiptarët duan këtë mundësi ta shfrytëzojnë që të heqin termin 20% dhe të njëjtën ta zëvendësojnë me fjalët “gjuha shqipe”. Lideri i ASH-së Arben Taravari në Click Plus u shpreh se Aleanca me këmbëngulje dëshiron që kjo të realizohet dhe nuk sheh arsye që dikush të jetë kundër. Ai edhe për VMRO-DPMNE-në thotë se nuk janë kundër. “Për 20%shin jo që nuk kemi folur në Maqedoni. Kjo temë është hapur prej kur ishte Marrëveshja e Prespës dhe para saj. Ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi biseduar edhe me partitë…
Procesi i reformave dhe zbatimi i tyre duhet të ecë shumë shpejt. Dinamika e zbatimit të reformave nuk është aq e shpejtë sa do të donim. Sa i përket amendamenteve kushtetuese, gjëja e parë që duhet bërë është çmitizimi i gjithë këtij procesi. Vetëm duke ecur përpara, vendi juaj nuk e humb identitetin, nuk e humb gjuhën dhe as historinë e tij, tha ambasadori evropian David Geer. Në pyetjen e gazetarit për procesin e reformave dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, ambasadori evropian tha se po jetojmë në një moment të jashtëzakonshëm në historinë e mbarë botës, për shkak të luftës…
Grupi i punës për ndryshime kushtetuese propozon që në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut të shtohet edhe bullgarët, kroatët, malazezët dhe tre kombe tjera. Këtë e bëri të ditur kryetarja e grupit të punës, prof.dr. Margarita Caca-Nikolovska, duke shtuar se të gjitha vendimet janë marrë njëzëri. Propozim-iniciativa e miratuar nga grupi punues tani do t’i dërgohet Qeverisë, e cila, nga ana tjetër, duhet ta përcjellë në Kuvend, përcjell INA. “Kemi pasur një diskutim të frytshëm, ka pasur disa dhe argumente të tjera, por më e rëndësishmja është se jemi pajtuar me atë që është propozim për të aderuar…
Ne e kemi përballuar me sukses krizën energjetike – ka thënë sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Kuvend gjatë seancës për pyetje të deputetëve, përcjell KlanM. Sipas Kovaçevskit, qeveria e tij përveç se nuk ka e ka rritur çmimin e energjisë elektrike, ka shtuar edhe prodhimin duke e kthyer krizën energjetike në mundësi për vendin. “Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit. Për grupin e parë dhe të dytë të përdoruesve ka mbetur e njëjtë, për ata që përdorin energjinë elektrike. Është rritur për ata që kanë pishina në shtëpi që i ngrohin gjatë dimrit. Për kompanitë…
Nga Qendra për Provime Shtetërore bënë të ditur se për sivjet për provimin e maturës shtetërore janë paraqitur 15.620 nxënës. Prej tyre 6.750 janë gjimnazistë, 8.598 janë nga shkollat profesinale dhe 272 nga shkolla e arteve. Nxënësit do të shkojnë në provim në dy lëndë dhe një projekt detyrë, ndërsa provimi në gjuhën amtare është obligative. Në gjuhë maqedonase janë paraqitur 107.768 kandidatë, në gjuhë shqipe 4.380 dhe në gjuhë turke 357. Më 10 qershor në të gjitha shkollat e mesme do të mbahet lënda e dytë eksterne, ndërsa nxënësit do të zgjedhin mes gjuhëve të huaja dhe matematikës, kurse…
Ish aktivisti studentor, Ylber Jahiu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka mbështetur kandidaturën e Rektorit në detyrë, Kushtrim Ahmetit për të cilin shkruan se është njeriu më i duhur për ta drejtuar këtë universitet, shkruan Infoshqip “Universiteti i Tetovës është një nga tepujt e diturisë më i jashtzakonshmi pasi themelet e tij janë larë me gjak dëshmori dhe është ndërtuar me markat, frangat e mërgatës sonë dhe arin nënave dhe motrave tona. Sot pas kaq vitesh, është momenti që përfundimisht politika të largohet nga ky Universitet dhe kjo mund të vij vetëm nëse në këtë vend…

