Ka kaluar afati për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s, Struga nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, akuzon opozitarja VMRO-DPMNE në Strugë. Sipas tyre, nuk është përgatitur regjistri i ndërtimeve pa leje, të cilat sipas shifrave jozyrtare e kalojnë shifrën 1000, ndërsa vazhdon edhe urbanizimi i tepruar, por edhe uzurpimi i lokacioneve atraktive në bregun e liqenit. Platformat në ujë nuk janë shembur dhe ambientet e hotelerisë në plazhe punojnë gjatë gjithë vitit. “Kur bëhet fjalë për komunën e Strugës, sikur jemi në një shtet tjetër. Ligjet nuk zbatohen dhe nuk zbatohen. Kjo veçanërisht vlen për Ligjin e Ndërtimit në Strugë, ka…
Author: Jeta almakos
Ujërat e zeza në komunën e Tetovës bashkë edhe me komunat tjera rruale derdhen në përroje dhe lumenj, të pa filterizuar, të cilat janë të dëmshme për ambientit, thotë Hisen Xhemaili, drejtor në Ministrinë e Ambientit. Ai po ashtu thekson se nga vitit 2012 ka filluar projekti që ujrat e zeza të trajtohen dhe të ketë system të filtrimit, por ka disa procedura që duhet kaluar. Sipas Xhemailit, ky projekt do të përfshijë pjesën urbane të qytetit dhe disa fshatra. “Ky projekt është projekt që do përfshijë sistemin e filtrimit te ujrave të zeza për qytetin e Tetovës me rrethinë,…
Aleanca për Shqiparët në krye me Arben Taravarin zyrtarisht është pjesë e Qevirisë së Maqedinisë së Veriut. ASH-ja do të bashkëqeverisë me LSDM-në që është në koalicion të përbashkët, me BDI-në dhe PDSH-në. TetovaSot ka qenë portali i parë që ka publikuar të gjithë ministritë që do të udhëheq ASH-ja sot nxjerrim të gjitha postet që ka fituar nga Ministritë, zv/Ministritë, Drejtoritë, Zv.Drejtorit dhe Sekretarët Shtetëror. ASH-ja ka fituar edhe poste tjera si udhëheqës sektoresh në drejtori të rëndësishme si Dogana dhe institucione tjera. TS, gjithashtu ishte portali i parë që publikojë emrat e ministrave dhe zv/ministrave të ri të…
Vitin e kaluar janë pranuar mbi 500 mijë thirrje përmes numrit të emergjencës E-112. Prej tyre vetëm 160 mijë ose 31.5 për qind janë thirrje aktuale dalëse që janë vepruar, pra është dashur që operatorët e Qendrës së Menaxhimit të Krizave t’i përcjellin ato. Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, me rastin e një viti të funksionimit në QKM të numrit të vetëm evropian të telefonit emergjent në vend, prezantoi rezultatet e operacionit. Nga 160.000 thirrje, rreth 49,6 janë drejtuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 42 për qind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, pesë për qind…
LSDM-ja nëpërmjet një kumtese njofton se me zgjerimin e Qeverisë, përkatësisht me pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kanë siguruar shumicën për reforma dhe stabilitet politik të vendit. “Me përfshirjen e Aleancës si partner i ri i koalicionit në Qeveri, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik, avancim të sundimit të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe institucioneve. Në kohën kur kriza energjetike dhe ekonomike vazhdon ende, është e një rëndësie të madhe parandalimi i bllokadave të VMRO-DPMNE-së, që të mos ketë ligje të bllokuara në Kuvend. Shumica e shtuar e qeverisë do…
Klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad njoftoi se atyre iu refuzua regjistrimi pasi më 7 shkurt i dorëzuan dokumentet për themelimin e shoqatës me të njëjtin emër në Agjencinë e Regjistrimit në Bllagoevgrad, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë. “Ne do të ankohemi për këtë refuzim në gjykatë”, thuhet në mesazhin e dërguar mediave dhe të nënshkruar nga Atanas Maznev. Klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” – Bllagoevgrad është hapur me iniciativë private në fund të tetorit, ndërsa së fundi është thyer xhami i klubit dhe janë arrestuar katër persona në lidhje me incidentin. Objektivat e shoqatës së shpallur nga klubi…
70% E BANORËVE TË KOMUNËS KANË EMIGRUAR NË PERËNDIM – Këtë verë Alemi shkoi në Gjermani, dhe do të kthehet verës që vjen. – Të mungon? – Po. – A flitni online? – Po. – Çfarë thotë për Gjermaninë, mirë është atje? – Nuk i pëlqen, dëshiron të kthehet, sepse atje nuk ka shokë. Kështu shprehet Elmini i cili ka mbetur i vetëm pas largimit të shokut të tij Alemit. E në Shkollën fillore “Hajan Selmani” në Velebërdë të Komunës Mavrovë – Rostushë, në fillim të këtij viti shkollor kishte vetëm tetë nxënës, por pas largimit të dy nxënësve për në Gjermani Elmini mbeti pa shokun e…
Marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përfshin tre ministri për ASh-në, dy zëvendësministra dhe disa drejtori dhe pozita të zëvendësdrejtorëve në nivel qendror dhe rajonal. Në vijim e keni proflin e secilit kandidat, shkruan Nistori. Fatmir Mexhiti, Kandidat për Ministër i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti është mjek specialist në neurologji, me përvojë menaxheriale në sektorin e shëndetësisë publike, me fokus në sigurimin e cilësisë së shërbimit, si dhe në analizën dhe përpunimin e temave që lidhen me aspektet profesionale të kujdesit shëndetësor terciar. Nga viti 2015 është Neurolog pranë ISHP QU për neurologji…
Prej muajit të ardhshëm paga minimale në vend duhet të jetë 20.500 den dhe për këtë qëllim janë paraparë edhe mjetë në buxhet. Durim Zeqiri nga OEMVP thotë se duke pasur parasysh kostot e larta kjo masë është e qëlluar ndërsa bizneset janë të gatshme të rrisin rrogat në këtë mënyrë do të kenë një fuqi konsumatore më të madhe dhe aktivitet më të fuqishëm ekonomik. Por shton se kjo masë të realizohet me sukses kompanitë duhet të ndihmohen nga ana e shtetit si dhe të ketë ndryshime në pjesën e kontributeve ku kompanitë në vend paguajnë kontributet më të…
Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët E kuptojmë mllefin e VMRO-DPMNE-së ndaj Aleancës për Shqiptarët dhe eksponentëve tanë, që buron nga viti 2017 kur i dhamë fund regjimit të tyre dhe në shumë raste të tjera kur as nuk u nënshtruam dhe as nuk lejuam të rikthehet ai regjim. Prandaj, arma e vetme ndaj nesh u ka ngelur shpifja dhe akuzat e pabaza. Me ardhjen e Ash-së perfundojnë një herë e përgjithmonë urdhërat e VMRO-DPMNE-së me “tefterçe” se kush bëhet gjykatës e prokuror, si porositeshin raste të montuara, si mbahej aeroplani me shqiptar në ajër, si duhej përmbysur kamionët…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar propozim në Kuvend për shkarkimin e ministrave nga Alternativa, konfirmojnë nga Kuvendi dhe Qeveria. Në propozim, Kovaçevski kërkon shkarkimin e të gjithë ministrave të Gashit, përfshirë Xhemail Çupin që drejton Diasporën, por nuk propozon pasardhës për të. Sipas informacioneve të TV 24, ai vend do të mbetet bosh. Nuk ka informacione nëse kjo do të thotë se Kovaçevski po i lë dyert e hapura Gashit apo disa deputetëve të tij që ta përkrahin Qeverinë, pavarësisht qëndrimit të partisë. I vetmi zyrtar i Gashit për të cilin Kovaçevski nuk kërkon shkarkim dhe do të mbetet është…
Lidhja Demokratike kushtëzoi sot pranimin e partnerit të ri të koalicionit të Qeverisë duke marrë informacion të detajuar për kërkesat programore të Aleancës së Shqiptarëve. Në letrën e dërguar publikisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Lëvizja Demokratike nënvizon se nuk është i gatshëm të mbështesë një partner të ri në Qeveri nëse ai kërcënon me destabilizimin, radikalizimin dhe riorganizimin e Maqedonisë, duke i ndarë qytetarët në baza etnike rreth ndryshimeve të shpallura kushtetuese. Partia e Pavle Trajanovit në letrën e shkruar kujton dia prioritete për të cilat, siç thuhet në njoftim, ka pasur qëndrime të harmonizuara me LSDM-në, por deri më tani…

