Author: Jeta almakos

Prokuroria Themelore Publike ka propozuar paraburgim për 56 vjeçarin S.J. nga Kosova nën dyshimet për korruptim të zyrtarëve policorë në pikën kufitare në Bllacë, transmeton Portalb.mk. “Procedurë hetimore ndaj shtetasit të Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi që ka kryer veprën penale – Dhënie ryshfeti, në bazë të nenit 358, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Ai gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut, kishte tentuar që përmes 50 eurove që i kishte vendosur në pasaportë, të kalojë pikën kufitare pa u kontrolluar nga shefi i ndërrimit. Policia ka fotografuar hapësirën e brendshme të furgonit…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje. Në një video të publikuar, kryeministri shfaqet teksa zbret nga makina e tij. Kreu i qeverisë së Shqipërisë zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Siç kemi raportuar më herët, ai ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili…

Lexo më Shumë

Pas publikimeve të blloqeve të tarifave të energjisë elektrike nga KRRE-ja, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët ku i quan këto blloqe manipulime nga ana e KRRE-së. Sipas Aleancës për Shqiptarët (ASH), mashtrimi qëndron pikërisht në kalkulimin e blloqeve, ku si për shembull në bllokun e parë, që kap dhe shtresat më të varfra që konsumojnë energji elektrike deri në 210 kWh, faturimi do të bëhet në 35 ditë dhe jo në 30, që kështu automatikisht një familje i bie të konsumojë vetëm 6 kWh në ditë me tarifën më të ulët, pasi nëse vazhdon faturimi si deri më tani…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha Radio Televizionit të Serbisë më 6 qershor se ai ishte i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për shkak të vizitës të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se lidhur me këtë vizitë, ishte krijuar “histeri”. “Në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua që ta anulonte vizitën”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbisë nuk iu lejua që të bisedonte me ministrin e Jashtëm rus. Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë më 6 qershor, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymy Zelenksy pranoi se forcat ruse janë më të shumta në numër në  betejën që po zhvillohet në lindje të vendit, konkretisht në qytetin e Siveredonetsk, por insistoi se ukrainasit po bëjnë ç’të munden që të mos ta humbasin qytetin dhe se kanë ende çdo mundësi për të fituar. Zelensky i cili ishte vetë në terren , tha se Sievierodonetsk dhe of Lysychansk janë tashmë qytete të vdekura, ndërsa pati një mesazh për të gjithë ata që janë në frontin e luftës. “Dua t’ju falenderoj për punën tuaj, për faktin që na mbroni të gjithëve, që mbroni shtetin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në shoqërinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, kryetarin e Probishtipit, Dragan Anastasov, në kuadër të vizitës në Komunën e Probishtipit sot e vizitoi edhe kompaninë “Bulmak 2016” e cila është një shembull i shkëlqyer për punën e suksesshme dhe strategjinë e qartë të biznesit. Me viziton dhe strategji të qartë të biznesit, theksoi Kovaçevski, ata nga miniera “Zletovë”, si kompani në falimentim, për një periudhë të shkurtër kohore kanë bërë tregim të suksesshëm ekonomik. “Ministra ‘Zletovo’ e…

Lexo më Shumë

Pèr tè shkuar kètè vít nè Haxh do tè ju nevojíten sè paku 5.700 euro, por a kanè mundèsí besímtarèt myslíman qè tè paguajnè kètè shumè, nè vazhdím do tè pyesím dísa qytetarè. Pèr shtrenjtè, èshtè shtrenjtè, 5.500 shumè shtrenjtè èshtè, nuk ka para, por kush ka pèr shembull kurbetxhínjtè ose zanatçínjtè. A mendoní se kètè vít do tè shkojnè mè pak? Sívjet mè pak do tè shkojnè meqè èshtè 5.500. Kètè vít vèshtírè, díkush ka por pèr tè tjerèt vèshtírè. Kam qenè dy herè. A do tè donít pak tè shkonít? Po qè sot do tè doja. Sa kení…

Lexo më Shumë

Qytetarët çdo ditë ankohen për çmime të larta të produkteve dhe çmime të larta në tregje. Këtë fundjavë, është vërejtur rritje e madhe e çmimeve, përkatësisht vaji për gatim nga 20 në 25 denarë, sheqeri nga 5 në 8 denarë, mielli nga 6 në 9, qumështi nga 6 në 9 denarë, orizi nga 5 deri në 7 denarë, fasule nga 5 deri në 10 denarë… Shumë produkte të tjera jo thelbësore kanë parë gjithashtu një rritje të qëndrueshme. Presione të tilla inflacioniste do të rrisin spiralen inflacioniste dhe çdo rritje e pagave do të jetë e kotë. Në markete këtë…

Lexo më Shumë

Një person ka  ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Era e fortë e kësaj pasditeje ka rrëzuar një lis që ka zënë dy persona. Nga policia kanë njoftuar se një person rreth 30 vjeç ka vdekur ndërkohë që një grua ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK. Ambulanca dhe zjarrfikësit  ndodhen në vendngjarje, ndërsa është krijuar trafik i rënduar.

Lexo më Shumë

Roli destabilizues i Moskës në Ballkan Të shtunën në Tetovë u promovua libri i gazetarit dhe analistit shqiptaro-amerikan, Dr. Selim Ibraimi, ” Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”. Botimi paraqet një hulumtim disa vjeçarë i autorit për rolin e Moskës në Ballkan. “Dr. Selim Ibraimi bën përpjekje serioze ta identifikojë qartë interesin dhe planet ruse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha, t’i identifikojë metodat e veprimit të Rusisë drejt realizimit të qëllimeve qofshin ata qëllime afat shkurta, qëllime afat mesme ose qëllime afat gjata”. “Jo rastësisht ai është përcaktuar që ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor ta analizojë…

Lexo më Shumë

Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës. Oleksandr Korniyenk ka nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën, duke thënë se ata çmojnë kujtimin e të vdekurve. “Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj.”-tha ai. Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox News. Ata ishin Pierre Zakrzewski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshynova, një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte…

Lexo më Shumë

I gjithë qyteti i Mariupol është në karantinë për shkak të një  shpërthimi të mundshëm të kolerës, sipas një këshilltari të kryetarit të bashkisë së qytetit për televizionin ukrainas, shkruan BBC. “I gjithë qyteti po izolohet, “tha Petro Andryushchenko për United News TV. “Shkak besohet se është kolera, sipas zërave brenda qytetit dhe nga autoriteteve pushtuese”, tha ai. Mariupol ra në duart e forcave ruse në maj pas muajsh bombardimesh. Andryushchenko tha gjithashtu se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.

Lexo më Shumë