Nëse kjo aq thellë prek, në njenjat tua, tuaja, unë me të vërtet kërkoj falje për shkak se kemi luajtur futboll dhe basket, kështu u përjigj Artan Grubi, zv/kryeministër i parë, në lidhje me fotografinë që publikoi dje nga zyra e tij, ku bashkë me minstrat e tjerë të BDI-së luajtën futboll dhe baketboll në zyrë, përcjell TV21. Grubi thotë se ky veprim është bërë edhe më herët, me mysafir dhe përfaëqsues diplomatik.
“Shumë më intereson, sepse nuk ka ambasador që ka ardhur në zyrën time e që nuk ka gjuajtur futboll dhe këto janë fotografi të publikuara, ja para disa dite sllovaku ishte që gjuajti, ndërsa ju publikuat, ishte në portale. Kjo nuk ishte skandal, kjo sot është skandal, kjo është histeria për të cilën flas, për standardet e dyfishta për drejtësi seklektive për tema të shpikura vetëm që të defokusohet nga diçka. Do të thotë erdhi kreu i Tiranës, me thembër dha gol…Ju lutem, unë dribloj”, tha Grubi.
Kryeministri DImitar Kovaçevski për çështjen në fjalë tha se është irelevant mendimi i tij për këtë veprim dhe se secili mund ta organizojë zyrën e tij si të dojë.
“Unë kam kolegë, kryeministra që kanë kosh në zyrë. Unë për shembull nuk kam dhe asnjëherë nuk kam pasur, mirëpo secili mund të zgjedh nëse do të ketë ndonjë rekuizitë që do ta shfrytëzonte në zyrën e tij, për një minutë, dy, tre apo pesë”, tha mes tjerash Kovaçevski/tv21.tv