Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka folur sonte për vrasjen e dyfishtë në Shkup, transmeton TV21.
Ai tregoi se cili është njëri nga motivet e mundshme të vrasjes dhe tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët, prandaj realizohet aktiviteti “Qyteti i sigurt”.
“Ato janë struktura kriminale dhe një nga motivet e mundshme përplasja, qoftë në grupin e tyre kriminale apo me grupe të tjera kriminale. Këtë do ta vërtetojë hetimi. Kanë ekzistuar edhe më parë raste të këtilla. JU e dini se ne kemi filluar me aktivitetin “Qyteti i sigurt” dhe ky aktivitet drejtohet pikërisht ndaj këtyre strukturave kriminale. Dhe gjithçka çfarë ndërmarrim, është të ndalohen reketimi, kërcënimi, shtantazhimi, shitja e lëndëve narkotike dhe armëve në qytet. Po, këta janë ata njerëz që disa media reaguan se u bëhet kontroll, u bëhet bastisje”, tha Spasovski.