VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar që të nisë hetimet mbi prokurimin publik për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D. Sipas opozitës maqedonase, Qeveria, respektivisht NP Rrugët Shtetërore me veprimet e ndërmarra ka dëshmuar se ka dyshime për kurdisje tenderi dhe krijimin e mundësive për paraqitjen e kompanive të caktuara në mbikëqyrje. “Gjatë procedurës për paraqitje, kompania “Elektrasollushën” e Andon Ampov, djali i Sotir Ampov nxjerr licencë për mbikëqyrje në emër të kompanisë së babait të tij për të cilën u prish tenderi i parë për shkak të parave ruse. Afati për paraqitje…
Author: Jeta almakos
Në historinë më të re të Postës, për herë të parë ndodh që për drejtor të emërohet një femër dhe një person që e ka mbaruar arsimin adekuat për komunikacion postar. Bujare Abazi është Inxhinier në shkencat e aplikuara ( shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) në fakutetin e Zagrebit. E diplomuar ne ekonomi dhe Magjister I ekonomisë. “Bujare Abazi është një femër e realizuar, e përkushtuar dhe e dëshmuar në punën e saj aty ku i ka shkel këmba!”, thuhet për drejtoreshën e re të Postave të Maqedonisë së Veriut./Lideri.mk
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Butel, ku në mesin e të sulmuarve ishte edhe një polic, tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim. “Bëhet fjalë për një sulm ndaj disa personave, njëri prej tyre është polic. Dy persona janë privuar nga liria. Persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën tjetër”, ka thënë Spasovski. Ai sqaroi se sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë. “Pres që gjatë ditës të përfundojnë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e gjithë këtij rasti dhe të lënduarit të…
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti nga Cetinska e Tetovës, ka deklaruar se dëshirojnë të dërgojnë porosi se janë më tepër se 2-3 të pakënaqur. Sipas tij, ata nuk dëshirojnë ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi e dëshirojnë faktorizimin e partisë, raporton SHENJA. “Pas Sellcës, sonte jemi në Cetinskë, në zemër të Tetovës! Nga këtu, përveç që duam të dëgjojmë zërin e qytetarit tetovar, gjithashtu dërgojmë porosi të fuqishme se nuk jemi 2-3 të pakënaqur siç Artan Grubi e gënjen kryetarin Ali Ahmeti. Ne vetëm publikisht po e artikulojmë pakënaqësinë dhe mllefin që qytetarët nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe gjitha vendbanimet…
Fundjava siç duket sërish ka shkaktuar probleme për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare Tabanoc. Në redaksinë e Klan M, qytetarët ankohen se pritje të gjata dhe kolona të mëdha veturash janë duke pritur për hyrje në Maqedoninë e Veriut më shumë se nga një orë. Siç mëson Klan M, arsyeja është se ka rënë sistemi në kufi dhe kjo e bën të ngadalsohet procedura e kalimit, problem ky që ka ndodhur edhe disa herë tjera. /KlanMacedonia/
VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar përgjigje nga Grubi dhe Kovaçevski nëse me qëllim lejojnë spiunimin e Bеketelit amerikan nga kompani me lidhje ruse dhe kineze. Sipas opozitës maqedonase konsorciumi IRD Eptisa, EuroKonstalting, Elektra Solushën që do të mbikëqyrin ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 D, çon te lidhje ruse dhe kineze. Sipas Bojan Stojanoskit, që të marrë licencë, kompania që do të mbikëqyr ndërtimet e korridorit 8 dhe 10D ka marrë punëtor nga kompania Instituti për rrugë – Veles e cila ka lidhje ruse. “Në këtë mënyrë njerëz nga kompania e cila tërheq rrënjë nga lidha ruse janë pjesë e Elektra Sollushën.…
Ministri i Sigurisë i Bosnjë Hercegovinës, Nenad Neshiq, deklaron se arritja e shpejtë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të relaksonte marrëdhëniet e të gjithë rajonit ballkanik. Gjatë vizitës në Shkup, ia tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme të kontestit për të dy vendet, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes do të krijonte më shumë siguri në rajon dhe unifikim të shpejtë në Bashkimin evropian. “Ne na duhet paqe, paqja nuk ka alternativë, neve na duhet të gjithëve të jemi në Bashkimin Evropian dhe të kemi kontakt me të gjitha vendet e rajonit, të…
Muajt e ardhshëm, listës së zezë amerikane do t’i bashkëngjiten edhe dy emra, ky ishte paralajmërimi i ambasadores amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler. Ajo tha se një gjë e tillë kërkon kohë dhe hulumtim, në mënyrë që të sigurohen se nuk do të vendoset dikush që nuk përket në atë listë. Por si përfundon dikush në këtë listë dhe pse u ngrit një mekanizëm i tillë sanksionimi nga ShBA-ja? Instituti “Societas Civilis”, e shtjellon në dokumentin e shkurtër për politika “Korrupsioni dhe siguria kombëtare: Si përfundon dikush në listën e zezë të SHBA-ve?”, transmeton Portalb.mk. Baza për futjen e sanksioneve…
Me një kortezh nga të gjallët, nga stacioni i vjetër hekurudhor deri te monopoli i Shkupit, u shënua 80-vjetori i deportimit të 7144 hebrenjve nga Maqedonia e Veriut në kampin е vdekjes Treblinka. Presidenti Stevo Pendarovski, i cili marshoi së bashku me qytetarët, në mesin e të cilëve kishte edhe pasardhës të hebrenjëve të të ekzekutuar, tha se Bullgaria duhet kërkuar falje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje, për deportimin e hebrenjve nga Maqedonia e Veriut. “Edhe në gjuhën hebreje edhe në atë maqedonase kuptimi burimorë i fjalës drejtësi, çon te ajo që i përshtetet të vërtetës.…
Autoritetet e sigurisë në vend njoftojnë se vazhdojnë kërkimet për ekzekutorët e vrasjes së dyfishtë në Shkup, ku mbetën të vrarë Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Gjatë hetimeve janë kryer biseda me shumë persona, janë kontrolluar kamerat e sigurisë dhe janë bërë ekzaminime krim-teknike të dëshmive, sic janë gëzhojat dhe gjësende tjera që janë marrë nga vendngjarja. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se ka progress në hetimet. “Gjithsesi ka përparim në hetimet, konstatohen më shumë informacione dhe të dhëna, atë e japin edhe hetimet kriminale dhe ekspertizat. Motivet janë përplasjet kriminale të strukturave të caktuara. Sigurisht, hetuesit do të…
Pavarësisht rënies së çmimit të karburanteve, çmimet e biletave të autobusëve nga njëri në qytetin tjetër nuk po pësojnë rënie. Qytetarët e anketuar nga Alsat të cilët udhëtonin nga Shkupi për Kumanovë, Tetovë, Strumicë e Prilep thonë se çmimet janë të pa përballueshme, në veçanti për ata të cilët udhëtojnë çdo ditë. “ Udhëtoj çdo ditë nga Kumanova për në Shkup. Më përpara udhëtoja me tren, tani treni nuk funksionon dhe udhëtoj me autobusë, dyfish më shtrenjtë është. Unë në bazë mujore harxhoj rreth 7000 denarë vetëm për autobusë. Çmimi i naftës ka rënë ndërsa çmimi I biletës ka mbetur…
Porositë prej postës së Maqedonisë së Veriut, deri te adresat e pranuesve “udhëtojnë” deri në tre muaj. Qytetarët ballafaqohen me probleme të shumta gjyqësore për shkak të vonesave të postës. Ata thonë se shërbimet nuk janë aspak cilësore dhe rrallë i përdorin ato, disa madje ironizojnë duke pyetur nëse ka postë në shtet ose jo. “Nuk e di, a ekziston posta, a ka postë në këtë shtet?.. Porosia e fundit më ka arritur pas 3 muajsh, me vonesë 3 muaj…”, tha një qytetare. -A ju ka shkaktuar kjo ndonjë problem? -Po, sepse bëhej fjalë për vendim nga gjykata, normalisht se…

