Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it. Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme. ”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani. Si të premten, edhe…
Author: Jeta almakos
Protestuesit në Zveçan janë duke hedhur gurë e gjëra të forta në drejtim të KFOR-it. Protesta ka eskaluar, me protestuesit që janë duke hedhur gurë e shishe.
Recep Taip Erdogan ka arritur fitore edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, kështu duke u rizgjedhur edhe për 5 vite në krye të Turqisë. E për të festuar fitoren e tij, në gjitha qytetet e Turqisë tashmë ka shpërthyer festa, ndërsa për këtë fitore festimet nuk kanë munguar as edhe në Kosovë e Maqedoni. Në Kosovë qyteti i Prizrenit ka bërë përgatitjet për të nisur festën, ndërsa në Maqedoni, mbështetës të Erdoganit festojnë në Çarshinë e vjetër të Shkupit, në qytetin e Gostivarit si dhe në disa fshatra të Shkupit./KlanMacedona/ Pamje nga festa fshatin Studeniçan të…
LSDM DHE VMRO-DPMNE VAZHDOJNË AKTIVITETET NË TERREN Me miratimin e ndryshimeve ligjore, hapet rruga për ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D – ka theksuar Zv/Kryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në fushatën e socialdemokratëve “Rezultatet që bëjnë dallimin” që është mbajtur në Manastir, njofton KlanM. Ajo ka bërë të ditur se në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do të kyçen edhe kompani nga vendi që do të rezultojë me 8.000 vende të reja pune. “Realizimi i këtij projekti strategjik, ku parashihet të kyçen edhe kompani nga vendi, do të thotë 8.000 vende të reja pune, investime të…
Dekorim të shtyllave me gjelbërim artificial, vendosje e të ashtuquajturave “dallëndyshe” për hije gjatë ditës, drita zig-zag për ndriçim gjatë natës, mbjellje e pemëve si dhe vendosje të ulëseve e shportave…. Këto janë vetëm disa nga projektet që i paralajmëron Esnafi i Çarshisë, që kanë për qëllim krijimin e ambientit të mirë për punëtorët e Çarshisë dhe tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve në këtë pjesë të Shkupit. “Së parë të ndërrojmë ambientin për punë, për vetë punonjësit që janë Brenda, e dyta paralelisht se do të përshtatemi me syrin e vizitorëve, ku dekorimin e të gjitha…
Një gjyqtarë i futbollit nga Shkupi thotë se dje pas një ndeshje është sulmuar fizikisht, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar dje në or a 09:52. “Me datë 27.05.2023, në ora 09:52, G.M. (40) nga Shkupi ka raportuar se në stadiumin sportiv “Petar Milloshevski” në Shkup, ku ka qenë gjyqtar futbolli në ndeshjen e futbollit nga liga për fëmijë, ndërmjet ekipeve nga Shtipi dhe Tetova, pas përfundimit të ndeshjes, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
E pyetur për deklaratat e senatorit amerikan Chris Murphi, i cili tha se për të mbajtur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk dëshiron të interpretojë deklarata e senatorit. Ageler thotë se senatori ishte i qartë dhe se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, me siguri se në SHBA zyrtarët do të kërkojnë sqarime. “Nuk dua ta interpretojë atë që e tha senatori, besoj që ishte shumë shumë i qartë. Unë isha me të në të gjithë bisedat e tij. Mendoj se poenta e tij ishte…
Ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D i janë dërguar presidentit të shtetit për dekretim, njofton KlanM. Nga presidenca kanë njoftuar, se Presidenti së bashku me ekipin e tij juridik, do t’i shqyrtojë ndryshimet e miratuara ligjore dhe më pas do të del me qëndrim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. “Në ditët e ardhshme do të shqyrtohen nga ana e presidentit dhe do të sillet vendim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. Pasi që janë më shumë ligje, do të duhen disa ditë që presidenti t’i shqyrtojë me ekipin e tij juridik” – thonë nga presidenca…
Ministra e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-ve, në R. e Maqedonisë së Veriut, Angella Ageller, sot së bashku me qytetarët morën pjesë në ditën e hapur në Kavadar, që organizohet në suaza të ushtrimeve “Përgjigje e shpejtë 23”. Petrovska porositi se është kënaqësi që të jetë mes qytetarëve të Kavadarit në këtë ditë të hapur dhe falënderoi ambasadoren Ageller për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për zhvillimin e Armatës. “Qëllimi i këtij ushtrimi është që të tregohet bashkësia, bashkëpunimi me aleatët dhe përgatitja e armatave që marrin pjesë, për bashkëpunimin e ndërsjellë megjithatë edhe për tejkalimin e sfidave…
Një shtetas i Shqipërisë është goditur për vdekje nga një makinë me targa bullgare në Maqedoni, njofton MPB. Rasti ka ndodhur në magjistralen Manastir-Prilep. “Më datë 27.05.2023 në ora 23:20 është raportuar se në rrugën magjistrale Manastir-Prilep, në afërsi të fshatit Sërpci i Poshtëm, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa bullgare, i drejtuar nga gruaja D.I.(45) nga Manastiri, ka goditur Xh.F (52) nga Republika e Shqipërisë. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur nga vetura ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Manastirit”,…
Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” për TV21 ka komentuar ofertën e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që pas shkëputjes përfundimtare nga BDI, edhe ky grup t’i bashkëngjitet opozitës. Mexhiti thotë se betejën do ta vazhdojnë brenda BDI-së. “Urojmë konsolidimin e opozitës shqiptare. Ne e vazhdojmë betejën fuqishëm brenda BDI-së”, tha Mexhiti për TV21.
Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se nesër do të nënshkruhet udhëzimi me çka do të vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se zbatimi i udhëzimit për certifikatën e lindjes do të hyjë në fuqi 8 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa për dy certifikatat tjera do të bëhet pasi të nxirren dokumentet e reja me emrin e ri të shtetit, në mënyrë që qytetarët mos të kenë implikime financiare shtesë. “Gjatë ditës së nesërme do të nënshkruhet udhëzimi i ri, me çka do të…

