Author: Jeta almakos

Qeveria sot në seancë e miratoi informatën për takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 17-tin e këtij muaj në Shkup. Në seancë u miratua edhe platforma për prezantimin e delegacionit shtetëror në takim. Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA), e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill 2004, përfaqëson kuadrin për zbatimin e marrëdhënieve kontraktuale, deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Duke pasur parasysh kryesimin e rradhës me Këshillin për stabilizim dhe asociim, mbledhja e sivjetshme, e cila është paraparë…

Lexo më Shumë

Babai i analistit Albert Musliu po ndërton një objekt banimi përballë Qendrës Klinike në Shkup, që konsiderohet si objekt shtesëpjesë e mbingarkuar e qytetit, dhe përveç kësaj, objekti po mbindërtohet jashtë rregullores, shkruan “Prizma”. Objekti është duke u ndërtuar nga kompania “Pragmatika”, pronar i së cilës është Gafur Musliu, mësuesi në pension, përndryshe babai i Albert Musliut, i cili megjithatë nuk figuron në dokumentet e kompanisë investitore që nga viti 2012, nënvizon hulumtimi. Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, pa përmendur emra, tashmë ka bërë të ditur se një inspektor nga Komuna e Qendrës dy herë ka…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, në konferencë për media më 07.03.2023, pohoi se në tetë vitet e fundit ka pasur rreth njëqind vrasje të pazbardhura në vend. “Përderisa Spasovski është për tetë vjet njeriu i parë i policisë, ndodhën rreth njëqind vrasje të pazbardhura”, tha Stoillkovski. Të njëjtën ditë, më tepër media e transmetuankëtë deklaratë të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, pa i kontrolluar të dhënat. Mirëpo, deklarata e Stoillkovskit përmban informacione të pasakta. Së pari, në faqen e MPB-së shihet se Spasovski nuk ishte njeriu i parë i policisë për tetë vjet, por rreth gjashtë vjet me ndërprerje: nga 11.11.2015 deri më 18.05.2016, nga…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Drejtësisë, Krenar Lloga vendosi të aktualizojë çështjen e Kodit të ri Zgjedhor. Në konferencën kushtuar reformave të rregullativës zgjedhore të organizuar nga NDI-ja, Lloga u bëri thirrje të gjitha partive politike që të miratojnë me konsensus rregullat e reja zgjedhore. Ai ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të propozojë një anëtar në grupin e punës në kuadër të ministrisë, ndërsa nga partia e Mickoskit për Alsat thonë se nuk kanë ftesë të tillë. “I bëj thirrje VMRO-DPMNE-së, si partia më e madhe opozitare që të japë kontributin e saj dhe të emërojë anëtarët e saj në grupin…

Lexo më Shumë

Banorët e lagjes Butel 1 dhe kreu i komunës, Darko Kostovski vazhdojnë të kundërshtojnë hapjen e një rruge të re në këtë lagje. Qyteti i Shkupit ka parashikuar që rruga e re të kalojë përmes oborreve të 16 shtëpive që këmbëngul se janë pronë shtetërore. Mirëpo, banorët kundërshtojnë duke theksuar se oborret tashmë janë të legalizuara dhe posedojnë edhe dëshmi. Kostovski kujtoi kryetaren e Qytetit se fushatën e saj e kishte nisur pikërisht nga kjo lagje me premtimin se rrugë dhe ndërtesa nuk do të ketë. “Danella Arsovska filloi fushatën e saj pikërisht nga ky vend i komunës së Butelit,…

Lexo më Shumë

Në spitalin e Manastirit prindërit kanë sjellë trupin e djalit të tyre dymbëdhjetëvjeçar, i cili ka ndërruar jetë në shtëpi. Policia bën të ditur se tragjedia ka ndodhur të dielën, dhe bëhet fjalë për një djalë nga fshati Lerë i Manastirit. Sipas njoftimit, i mituri është sëmurë në shtëpi dhe më pas është dërguar në spital. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Sellcë, shënohet “Pranvera e dinjitetit” Në fshatin Sellcë të Tetovës filloi manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit” për nder të të rënëve në luftën e vitit 2001 në Malësinë e Tetovës. Të pranishëm në manifestim ishin figura të njohura politike, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe të tjerë. Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti u ndal tek takimi i 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Ahmetit në rast të një marrëveshje mes palëve nuk duhet të përsëritet rasti I shtetit të Bosnjës dhe Herecgovinës. “Po bëhen…

Lexo më Shumë

Abdulselam Selami, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e BDI-së e lëshon këtë pozitë, për të drejtuar një tjetër institucion. Siç mëson Klan Maqedoni, Selami do të drejtojë Drejtorinë për Punë Hidro Meteorologjike, të cilën deri tani e ka drejtuar Merita Mustafai, nga e njejta parti. Në pozitën e Abdulselam Selamit në DAP pritet të vijë kuadër i Aleancës për Shqiptarët, të cilët këtë pozitë e fituan pas marrëveshjes për t’iu bashkuar shumicës qeveritare./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Vendit aktualisht i mungojnë 10 mijë punëtorë në vit, ndërsa sektorët më të kërcënuara janë ndërtimtaria, hoteleria dhe turizmi, tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi. Ai paralajmëroi mundësinë e sigurimit të punëtorëve nga jashtë. “Fuqia punëtore duhet të sigurohet, në radhë të parë nga tregu i brendshëm, pra nga bashkëqytetarët tanë që janë të papunë, të përshtaten t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës. Ajo që nuk është bërë në këtë moment dhe fatkeqësisht prej shumë vitesh është se aftësitë dhe njohuritë e të punësuarve nuk korrespondojnë me nevojat e tregut të punës. Dhe, sigurisht, ekonomia duhet të kompensojë mungesën e fuqisë…

Lexo më Shumë

Përderisa po rrjedh afati për ulje të çmimeve të disa artikujve ushqimorë, qytetarët druajnë në cilësinë e prodhimeve ushqimore që do të blejnë pas 16 marsit. Ata kanë humbur besimin te prodhuesit vendorë që do të konsumojnë cilësinë në raport me çmimin, por autoritetet thonë se nuk do të lejojnë manipulime. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është 1 nga 3 organet që për 2 javë po kryejnë inspektime intensive nëpër kompanitë që prodhojnë artikuj ushqimor. Përveç, Inspektoratit të tregut dhe të punës, nga AUV thonë se gjatë dhjetëra inspektimeve në terren janë bërë 7 ndalime të veprimtarisë dhe 3 gjoba.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, i ftuar në Klan Debat ka folur për krizën ekonomike dhe enrgjetike dhe për masat që po merr qeveria për t’u përballur me këtë krizë. Sipas tij, nga kjo javë do të hyjnë në fuqi një sërë masash. “Që nga data 16 mars hy në fuqi ngrirja e çmimeve të produkteve të qumështit dhe brumërave. Pastaj, mendoj se gjatë kësaj jave do të kemi diskutim për ngrirje eventuale të çmimeve të produkteve tjera që hyjnë në produktet bazl ushqimore, po akoma jemi duke bërë analiza”, deklaroi Bytyqi.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozep Borel më 16 dhe 17 mars do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, ku edhe siç është publikuar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Borel, siç është paralajmëruar, së pari më 16 mars do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa të premten më 17 mars do të kryesojë me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim mes BE-së dhe vendit tonë, ku Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojë kryeministri…

Lexo më Shumë