Babai i analistit Albert Musliu po ndërton një objekt banimi përballë Qendrës Klinike në Shkup, që konsiderohet si objekt shtesëpjesë e mbingarkuar e qytetit, dhe përveç kësaj, objekti po mbindërtohet jashtë rregullores, shkruan “Prizma”.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, pa përmendur emra, tashmë ka bërë të ditur se një inspektor nga Komuna e Qendrës dy herë ka shkruar aktvendim për rrënim, por objekti nuk është rrënuar dhe vazhdon të ndërtohet.
“Edhe mjeshtrit u bëjnë muzikë sfiduese qytetarëve përreth, se ligji nuk mund t’u bëjë asgjë. Si duket kjo? Turp!”, tha Ivanovska.
Inspektori ka bërë kontrolle në dy raste dhe ka konstatuar se objekti është më i lartë dhe në disa pjesë më i gjerë se sa lejohet, por s’është ndërmarrë asnjë veprim. Në raportet e inspektimit ndërtimor përmendet edhe emri i Albert Musliut si përfaqësues i “Pragmatika”, shkruan “Prizma” .
Vetë Muslu ka thënë për “Prizma” se e ka njoftuar inspektorin se nuk ka lidhje me atë kompani. Inspektori i ndërtimit, në dy raste, ka kryer kontroll dhe ka konstatuar se objekti është më i lartë dhe në disa pjesë (xhama) më i gjerë se sa lejohet, por vendimet për prishjen i bien një komisioni të shkallës së dytë ku ankimon investitori.(INA)