Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) Goran Trajkovski, bëri të ditur se më shumë se 160 inspektorë janë në terren në të gjithë shtetin, veprohet pa asnjë përzgjedhje, ekskluzivisht sipas ligjit. Që nga mëngjesi i sotëm është evidentuar ulje e çmimeve dhe nuk ka parregullsi. Siç informon Trajkovski, të dhënat e detajuara nga inspektimet do të bëhen të ditura gjatë ditës ose nesër. Sipas tij, ISHT-së do të publikojë emrat e subjekteve nëse konstaton parregullsi. “ISHT vepron me kapacitet të plotë. Pas inspektimit të gjendjes faktike, gjatë ditës mund të japim informacione më të detajuara. Deri më tani ka…
Author: Jeta almakos
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriutpërgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot ka vizituar kompaninë “Glas Fleks” e cila funksionon në kuadër të ZZHTI Tetovë. Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është i lumtur që mund të jetë dëshmitar i punës dhe rritjes së suksesshme të kompanive tona, të cilat shteti i mbështet me partneritet, duke shtuar se ky është një konfirmim që kompanitë vendase mund të punojnë edhe nga zonat ZZHTI. “Produktet nga investimi prej 5,3 milionë euro janë të destinuara kryesisht për eksport. Plasimi i tyre shkon në tregjet…
Ngjarje e rëndë është regjistruar në buletinin e policiës në Shkup. Një banor i Shkupit dyshohet se ka tentuar të përdhunojë dy gra nga rajoni i Shkupit, informon KlanM. Të dyja veprat janë regjistruar në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars të këtij viti. Autori është arrestuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit. Nga MPB thonë se bëhet fjalë për tentim për kryerje të tradhtisë bashkëshortore nga i njejti person me dy gra të ndryshme dhe në periudha të ndryshme. Fillimisht rastin e ka paraqitur një grua 49 vjeçare nga Vodno e Mesme, ndërsa disa…
Nga tubimi i BDI-së në Çair, ku u paralajmërua se me Qeverinë do të udhëheqë një shqiptar, u aktualizua tema e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Marrëveshja bashkëqeverisëse mes LSDM-së dhe BDI-së parasheh që kjo të ndodh në 100-ditëshin e fundit të qeverisje, apo aq ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ndërkaq sot, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sërish u deklarua për këtë temë. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai tha: “Ai po vjen”. Marrëveshja parasheh që kryeministri shqiptar të jetë person mbipartiak, por mbetet të shihet se nëse ky paralajmërim i Grubit do të bëjë ndonjë ndryshim në…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, është takuar sot me përfaqësues të Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore IFES. Në takim u diskutua për reformat zgjedhore dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së organizatave joqeveritare dhe grupeve të margjinalizuara në përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor, si dhe angazhimin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë në tërë procesin.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që deri të premten të përfundojnë analizat të cilat duhet të tregojnë se a do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit. Siç tha sonte Bekteshi në një emision në televizionin Telma, priten të dhëna plotësuese nga odat ekonomike dhe Drejtoria Doganore. “Nuk kanë përfunduar analizat. Pres që deri të premten të përfundojnë. Presim të dhëna shtesë nga odat dhe Drejtoria Doganore. Atëherë do ta informojmë Qeverinë. Nëse ka hapësirë për uljen e çmimeve, do ta bëjmë këtë. Për momentin askush nuk punon me humbje, por përsëri do të them, derisa nuk i…
Pagesat e mjeteve në bazë të bursave për nxënës dhe studentë për përfituesit e rinj dhe ata aktual janë realizuar. Nxënësit të cilët e kanë fituar këtë të drejtë në vitin shkollor 2022-2023 në llogaritë e tyre kanë marrë 7 bursa mujore, ndërsa studentët 6 bursa mujore. Përfituesve aktual u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars, njoftojnë nga qeveria, përcjell KlanM. “Gjithashtu është realizuar pagesa rrjedhëse në bazë të racionit të subvencionuar të mbi 29 mijë studentëve që kanë fituar të drejtën e tyre në një nga muajt e kaluar. Me këtë MASH-i kompensoi të gjitha detyrimet financiare ndaj nxënësve…
Stefan Andonovski, Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kërkesa për futjen e bullgarëve në Kushtetutë ka ardhur në vitin 2020 dhe asnjë herë më parë. Ai tha se në Maqedoni të drejtat e pakicave janë të mbrojtur shumë herë më shumë se sa shumë anëtare të BE-së. “Bullgaria kërkon, praktikisht rrugës për në BE të kemi dy tavolina për bisedime. Hipotetikisht, nesër ne ta ndryshojmë kushtetutën, pasnesër të na ndodh ndonjë narko diler tani le të jetë jo nga Ohri por nga Resnja dhe i cili do të…
Ministria bullgare e financave njoftoi se vendi po përballet me falimentim. Ministrja në detyrë e Financave, Rositsa Velkova-Zheleva kërkojë që të shtyhet për një kohë të pacaktuar pranimi i Bullgarisë në Eurozonë. Ajo thotë se huamarrja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do ta ndihmonte vendin që të ruajë stabilitetin fiskal, por se kjo mund të vendosë kufizime serioze financiare dhe se në atë situatë do të ngriheshin të ardhurat, shkruan portali bullgar novinite. “Vlerësimet e bëra nga Ministria e Financave tregojnë se, nëse politikat e miratuara gjatë vitit 2022 mbahen dhe reflektojnë efektet fiskale të rregulloreve që kanë hyrë në fuqi,…
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, mbrëmë në emisionin “Debat Plus” ka ndarë detaje për ndodhitë e rastit “Kumanova”, i cili asokohe ishte deputet i BDI-së. Ai, me autorizim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ka biseduar vazhdimisht me grupin, derisa po zhvilloheshin luftimet. Grubi tha se polici shqiptar është vrarë gjatë dorëzimit, ndërkaq sot e kësaj dite nuk e kupton motivin e rastit njofton Portalb.mk. “Unë kam qenë deputet asokohe, me kërkesë të komunitetit ndërkombëtar vendosmë kontakt me grupin e Kumanovës gjatë luftimeve dhe me kërkesën e tyre në telefonatë, pasi kishin biseduar me zotëri Ahmetin, pastaj u transferuan në biseda me…
Nga nesër hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ngrirjen e marzheve të produkteve të qumështit dhe makaronave, pas së cilës qeveria pret ulje të çmimeve të produkteve të qumështit me të paktën 10 për qind dhe të makaronave me të paktën 15 për qind. Në Top Temа, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është shprehur i bindur se të gjithë do ta respektojnë vendimin. “NUK PRЕSIM TË KEMI MUNGESË TË PRODUKTEVE, NDONËSE KEMI MEKANIZMA TË TJERA QË MUND TI SJELLIM MENJËHERË SI QEVERI, Ashtu siç bëmë me ngrirjen e çmimit të bukës. PRESIM TË GJITHË TË RESPEKTOJNË VENDIMIN E QEVERISË,…
Të shkurtohet materiali i provimit të maturës shtetërore apo të hiqet një lëndë zgjedhore. Kjo është kërkesa e Organizatës për Dialog dhe Afirmim të Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe Studentëve. Kjo kërkesë sipas kryetares së kësaj organizate Anisija Ugrinovska vjen si pasojë e mosmbajtjes së rregullt të orëve mësimore gjatë vitit shkollor. “Për maturën shtetërore konkretisht nxënësit e shkollave të mesme janë deklaruar në debatin e organizuar nga ne dhe qëndrimi i tyre kryesor ishte se si gjeneratë nuk kemi pasur vit shkollor të pandërprerë dhe për këtë shkak do të kërkojmë të shkurtohet materiali ose të hiqet një…

