Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij, Fatos Reka, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk, përveç “Frontit për Evropë” ka folur edhe për rëndësinë që ka Korridori 8 për Maqedoninë e Veriut po edhe për Shqipërinë. Reka në intervistën e tij e cila do të transmetohet sot ka thënë se ky është një nga projektet më të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë por për të gjithë rajonin. Sepse sipas tij, ky korridor fillon nga brigjet e Iltalisë dhe përfundon në brigjet e Bullgarisë. Përveç asaj, Reka thotë se Korridori 8 ka edhe rëndësi historike sepse…
Author: Jeta almakos
Gjatë ditë së sotme zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme në Veles, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe urdhrit të marrë nga gjykata, kanë kryer kontrolli në shtëpinë e shtetasit M.P. (27) nga Velesi. Gjatë kontrollit u gjetën kërpudha halucinogjene, pako me marijuanë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në një shtëpi tjetër ku M.P. e përdorte atë si bazë materiale ku u gjetën karta bankare, dokumente me regjistrime të shitjeve të drogës, laptopë etj. Shtetasi M.P. është privuar nga liria në MPB Veles dhe pas dokumentimit…
Janë publikuar pamjet nga video kamerat e sigurisë nga prokurori i rastit të rrahjes së Hristijan Pendikov në Ohër më 19 janar të këtij viti. Në video shihet se si dy persona rrahin brutalisht dhe sulmojnë Pendikovin, ndërsa një person i tretë vëzhgoi incidentin. I akuzuari në këtë rast është Ilija Spaseski, i cili përndryshe me profesion është mësimdhënës. Ai akuzohet për sulm urrejtjeje duke shkaktuar lëndime të rënda. Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatë. Pendikov nuk u paraqit në seancë, për shkak të siç tha avokati i tij, problemeve shëndetësore. Ai shtoi se Pendikov ende po trajtohet për lëndimet…
Në seancën e sotme të qeverisë janë marrë edhe vendime kadrovike. Është shkarkuar nga detyra UD drejtori i “Parkut Nacional Galiçicë” – Ohër, ndërsa në vend të tij është emëruar Aleksandar Buzlevski, përcjell Klan Macedonia. “Qeveria mori gjithashtu vendim për shkarkimin e Rozita Blagojeviq nga detyra e saj si drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve. Është vendosur që Dragan Ugrenoviq të emërohet drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Anëtarëve të Komuniteteve”, thuhet në njoftimin e qeverisë./KlanMacedonia
Zëvendëskryeministri Artan Grubi do të jetë koordinator i për projektet në infrastrukturën rrugore si Korridori 8 apo rruga Shkup Bllacë, përcjell KlanM. “Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e rrugëve Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridori 8, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, caktoi dr. Artan Grubin, zëvendës i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Oktis të Strugës. Një shtëpi ka marrë flakë, ndërsa brenda saj ka qenl një burrë i moshës 84 vjeçare. Fatkeqësisht, i moshuari nuk ka arritur t’i shpëtojë zjarrit, përcjell Klan M. “Sot (05.04.2023) në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është raportuar se në ora 03:30 në fshatin Oktis të Strugës ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të M.M. Nga lëndimet e marra nga zjarri ka ndërruar jetë I.M.(84) nga i njëjti fshat, babai i MM. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka publikuar një fotografi të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit duke pirë duhan. “Duhon për qejfi sonte me tymin drejt e përpjetë. Mbajeni mend ditën e sotme miq …”, ka shkruar Grubi në fb e tij.
Ministria e Drejtësisë deri më sot pasdite nuk ka marrë asnjë përgjigje nga VMRO-DPMNE për thirrjen për pjesëmarrje në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor. “Ju informojmë se edhe përkundër letrës së dërguar VMRO DPMNE-së për të propozuar një përfaqësues të tyre në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor si dhe ftesën që kryesuesi i grupit punues të jetë propozim i tyre, te Ministria e Drejtësisë deri më tani nuk ka mbërritur asnjë përgjigje, as pozitive e as negative. Për këtë janë informuar të gjithë faktorët dhe organizatat ndërkombëtare”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.…
Në fund të kësaj javë, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov i vjetërsohet vepra penale për pjesëmarrje në parregullsitë zgjedhore në lëndën “Titanik 2”. Mijallkov nuk do të vuaj asnjë ditë burg për këtë rast, ndonëse nga ana e gjykatës Penale për së dyti herë u dënua me 2 vite burg. Si duket Mijallkov i kishte parashikuar këto zhvillime që në vitin 2018. “A frikësoheni nga burgu? Prej burgut? Këtë pyetje në adresë tjetër”, deklaroi Mijallkov më 21 nëntor 2018. Edhe në lëndën “Tortura” për arrestimin në mënyrë çnjerëzore të Lube Boshkovskit, Mijallkov u lirua nga akuza nga…
A është përjashtimi zyrtar i grupit të zjarrit nga partia një nga opsionet të cilat BDI-ja i shqyrton pas shpalljes së tyre anarkistë? Këtë përgjigje e kërkuam por nuk e morëm nga partia e Ali Ahmetit. Dy ditë pas mbledhjes në parti ku u ndanë rrugët e tyre, nga BDI-ja kanë mbetur në qëndrimin e tyre të fundit se statuti i partisë nuk lejon fraksione por çfarë kur këto fraksione po krijohen, nuk e thotë askush. “Çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki dhe anarkia është armiku më i madh i demokracisë. Parimi është, pakica i bindet vendimit të shumicës…”,…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me organizatorët e “27 prillit”, e cila pranoi ankesat e tyre dhe vendosi që lëndën ta kthejë në rigjykim. Lloga kërkon që Këshillit Gjyqësor të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është miratuar aktgjykimi. “Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme të shkeljeve serioze edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Prandaj, është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur, pse kjo lejohet në vazhdimësi,…
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se Komisioni për mbikëqyrje për rastin e trajtimit të pacientes 6-vjeçare Jana Hristova në Spitalin klinik të Manastirit, ka konfirmuar se janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm për mjekimin e pacientes. Nga MSH thonë se Komisioni ka konstatuar se ka të dhëna se pacientja është infektuar me Covid gjashtë muaj më parë. Shtohet se raporti i plotë i Komisionit do të dorëzohet në Prokurori. Më herët, pas inspektimit të jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor njoftoi se nuk janë konstatuar mangësi në trajtimin mjekësor të vajzës gjashtëvjeçare. “Nga Anamneza (të…

