Author: Jeta almakos

“Horror”, “Turp”, “Paligjshmëri”, “Dramë” e “Puç brenda Këshillit Gjyqësor”, kështu njohësit e çështjeve juridike komentuan situatën e djeshme në Këshill. Ekspertët e fushës thonë se gjyqtarët që në mënyrë të paligjshme shkarkuan kryetaren e Këshillit Gjyqësor, janë ushtarë partiakë të emëruar në këto funksione vetëm për të mbrojtur krimin e udhëheqësve partiak. “Nuk ka bandë më të madhe se gjyqtarët që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Ata janë ushtarë partiakë të emëruar në këto funksione, me të vetmin qëllim që ta mbrojnë krimin e udhëheqësve partiakë. Hajde njerëz, le të ikin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët publikë dhe së pari…

Lexo më Shumë

Dixhitalizimi i universiteteve publike ne vend lë shumë për të dëshiruar, vlerësojnë nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Në analizën për gjendjen me digjitalizimin e universiteteve shtetërore thuhet se procesi akademik akoma vazhdon të realizohet sikurse në shekulli e 20 pavarësisht ndryshimeve teknologjike që tashmë kanë përjetuar thuajse të gjitha institucionet. “Synojmë që të kemi ose të prezantojmë idenë e vendosjes së sistemit “zero papirologji” ku të gjitha shërbimet administrative do të kryhen pa nevojën e printimit të ndonjë letre, duke u kryer nëpërmjet mënyrave dixhitale. E dyta është fuqizimin e indeksit dixhital dhe asgjësimin e indeksit që është në…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik është kërkuar nga Këshilli Etik i këtij institucioni që të ndërmerren masa kundër prokurores Lençe Ristovska. Kjo për shkak se Ristovska në një deklaratë publike kishte thënë se anëtarë të Këshillit për Prokurorë Publik bëjnë tregti me ndikimin. Sipas tyre, prokuroria ka shkelë nenin 10 të Kodit Etik, sipas të cilit prokurorët nuk duhet t’i komentojnë vendimet e këshillit. Përveç kësaj, në këtë seancë u zgjodh Ermon Neziri si anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që dje me propozim të ish-zyrtarit të lartë të BDI-së, aktualisht nënkryetar i Këshillit Selim Ademi, pa procedurë paraprake shkarkuan Vesna Damevën nga kreu i Këshillit Gjyqësor, sot edhe pse me 2 orë vonesë filluan seancën, përsëri s’arritën t’i sigurojnë 8 vota për të zgjedhur kryetarin e ri. “Kur bëhet zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, është mirë dhe më e dëshirueshme që të jemi prezent të gjithë 13 anëtarët e këshillit. Mirëpo, për shkaqe të arsyetuara, një anëtare e Këshillit Gjyqësor nuk është prezentë ndërsa të gjithë pajtohemi se kur kemi kështu pike të rëndësishme,…

Lexo më Shumë

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ku gjatë ditës së djeshme u shkarkua kryetarja e Këshillit, kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kanë thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim këto ngjarje. “Ministria e Drejtësisë po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe  do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm  të qytetarëve në gjyqësor. Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d është projekti më i madh strategjik infrastrukturor që është realizuar ndonjëherë në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-d është një projekt strategjik me interes nacional për shtetin. Ne lidhim qytetet, vendin tonë me vendet përreth me infrastrukturë rrugore bashkëkohore. Për herë të parë si shtet ne jemi të lidhur me perëndimin dhe lindjen, dhe jo si deri më tani vetëm veriun dhe jugun – ku vetëm disa kompani kishin monopolin e transportit. Nga një rrethrrotullim…

Lexo më Shumë

Letra e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski ku pajtohet që Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D t`u prezantohet deputetëve që posedojnë certifikatë sigurie ka mbërritur në Kuvend dhe koordinatorët e grupeve parlamentare tashmë janë njoftuar – ka deklaruar Kryeparlamentari Talat Xhaferi, njofton KlanM. Por, Xhaferi nuk ka njohuri se në cilin komision dhe sa deputetë posedojnë certifikata sigurie për të marrë pjesë gjatë prezantimit të Marrëveshjes. Sipas tij, më 2 Maj do të ketë koordinim kurse dje I ka njoftuar koordinatorët të mendojnë për kohën. Sipas Xhaferit, nuk dihet prezantimi mund të ndodh edhe këtyre ditëve. Kryeparlamentari Xhaferi, sic njofton…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit të Gostivarit, Valbon Limani sot pritën në takim zëvendës udhëheqësin e Departamentit për financim të infrastrukturës të SECO – Saniel Bruderer, i shoqëruar nga drejtoresha për RMV – Stanisllava Dodeva, projekt-menaxheren për Maqedoninë e Veriut – Marisa Rouss dhe Carmen Thonnissen – këshilltare për ujëra dhe mjedis jetësor pranë Ambasadës së Zvicrës. Qëllimi i vizitës ishte inspektimi i punimeve të fazës përfundimtare, pasi që projekti SECO po shkon drejt përfundimin. Temë diskutimi ishte edhe deponia rajonale Rusino, ku drejtori Besim Dogani i informoi për rrjedhën e punimeve dhe investimet…

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penale ndaj 39-vjeçarit Sh.B. nga Haraçina e Shkupit pasi i njëjti ka tentuar marrjen e kredisë me të dhëna personale të vëllait të tij. Nga MPB shtojnë se padia është parashtruar për shkelje të nenit 249 nga Kodi Penal. “Më datë 09.12.2022, kërkuesi ka përdorur letërnjoftimin e vëllait të tij dhe ka tentuar të mashtrojë një punonjës të një shoqërie financiare dhe në këtë mënyrë të marrë kredi në emër të tij. Personi ka dështuar në qëllimin e tij dhe pasi janë marrë masa, ndaj tij është bërë kallëzim”, thuhet mes…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti, përmes një postimi ka njoftuar për takimin e realizuar me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, znj. Anxhela Ageler, të cilën e falenderoi për ndihmën e dihmën gjatë pandemisë COVID-19, donacionet e pajisjeve mjekësore dhe materialeve të destinuara për Spitalet Klinike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjitha vizitat e punës së përfaqësuesve të Qendrave Mjekësore Universitare dhe Spitaleve në Shtetet e Bashkuara, ku janë përfunduar Memorandumet e bashkëpunimit, shkruan Top24.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Në seancën paraprake, gjykimi nisi nga fillimi, pasi kanë kaluar 90 ditë prej seancës së fundit kur është mbajtur. Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë…

Lexo më Shumë