Author: Jeta almakos

Ndërmarja për Transport Publik në Shkup u kërkon transportuesve privat të dërgojnë autobusët e tyre të martën për kontroll. Qëllimi është të shihet a është gjithçka në rregull me sistemin nëpër autobusat pasiqë kanë qenë jasht funksionit gati 7 muaj. Nga ora 9 deri në ora 11 pritet të kontrollohen, pastaj do të vendoset nëse do lëshohen për qarkullim, informon Klan M. Përndryshe, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privatë në transportin publik të qytetit. Tenderi i parë dështoi pasi siç informuan nga Qyteti i Shkupit transportuesit nuk kishin plotësuar gjithe dokumentacionin. Ndërsa tashmë tenderi…

Lexo më Shumë

Një akt vandal ka ndodhur netëve të fundit në fshatin Sopot të Kumanovës. Është thyer pllaka përkujtimore në Kompleksin memorial për nder të martirëve të rënë shqiptarë gjatë masakrës së kryer më 4 Nëntorin e vitit 1944 ndaj populatës së pa mbrojtur të këtij fshati. Kryetari i Këshillit Organizativ pranë këtij kompleksi memorial, Shukri Masurica theksoi për INA kjo përbën një akt vandal ndaj një objekti memorial. “Gjatë ditës së premte kemi hasur pllakën e thyer dhe ashpër e dënojmë këtë veprim”, theksoi Shukri Masurica. Ai thotë se organet përgjegjëse duhet të zbulojnë rastin. Kompleksi memorial u ndërtua vite më…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të saj – mos ndjeshmërisë ndaj fatit të vet kolektiv dhe ndaj përbuzjes që ia bëjnë pushtetarët dhe të pasurit – kur një vend bie ne duart e krimit dhe hajdutërisë, kur gjithë idealet e një populli bëhen pjesë e cirkut politik, kur tradita dhe kultura e një kombi bëhen shtrat ku bëjnë gjumë pushtetarët, ajo tregon se ai popull ka elita të sëmura nga sëmundja ‘vdekjeprurëse’ – nga paturpësia! Nga kjo sëmundje, kryesisht, vuajnë ata që shikojnë vetëm sofrën e ‘mbretit’ nga e cila ushqehen, e jo edhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut zë vendin e dytë në botë për nga numri i fëmijëve që nuk e kanë marrë asnjë vaksinë që nga lindja e tyre, thotë një raport i UNICEF-it i publikuar së fundi. Në këtë raport theksohet se për dallim nga trendët botërorë, ku numri i fëmijëve të pavaksinuar është kryesisht në zonat rurale dhe të varfra, në Maqedoninë e Veriut ky numër është më i madh në mjediset urbane. Maqedonia e Veriut për sa i përket përfshirjes së vaksinimit të fëmijëve ndodhet në nivelin e njëjtë me Bosnje Hercegovinën dhe Kirgistanin. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se…

Lexo më Shumë

QYTETARËT: “KJO ËSHTË JETË E JO NË PANDEMI QË NUK ISHIM TË LIRË” Edhe një fundjavë e zgjatur boshatis Shkupin. Shumë pak qytetarë në këtë të diel para 1 Majit, njofton KlanM. Por, gjatë 1 Majit, si zakonisht, dikush do të protestojë, kurse të tjerët do t`u drejtohen qendrave rekreative për piknikun tradicional për 1 Majin. Duket se në Parkun e Sarajit, tashmë ka nis kjo atmosferë festive. Po bëhen parapërgatitje për ditën e nesërme. Qytetarët, sic percjell KlanM,  thonë tashmë është viti i dytë që Parku i Sarajit pritet të mbushet me vizitorë. Ata nuk harrojnë vitin 2020 dhe…

Lexo më Shumë

Flamuri që e mban në ballë të shtëpisë thotë se i jep lavdinë. Por, vetëm kjo i ka mbet, veteranit të UÇK-së Nusret Bekteshi, i cili në betejën e Haraçinës, në vitin 2001, mezi mbeti i gjallë dhe tani jeton me 80% invaliditet. 45 vjeçari thotë se sakrifikoi për një jetë më të mirë të të gjithëve, por që tani ndihet i lënë pas dore nga të gjithë. Pagën që merr nga puna, të cilën e bënë në këtë gjendje shëndetësore mezi e përthekon muajin, madje thotë se askush nga bashkëpartiakët e tij të BDI-së, nuk i hap derën për…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar katër shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Sudani, që është i pushtuar nga konfliktet ushtarake. “Evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën është shprehur mirënjohje. “Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin e Jeddah të Arabisë Saudite. Ambasada jonë në Abu Dhabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje, në drejtim të kthimit të tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës,…

Lexo më Shumë

MBETURINAT “MIRËSEARDHJA” NË HYRJE TË FSHATIT LLASKARCË Me të hyrë në fshat mbeturinat janë “përshëndetja” fillestare. Dyert e shtëpive të mbyllura gjersa fshati Llaskarcë po boshatiset. Baca Beqir Alimi ka mbetur këtu vetëm me një djal, dy të tjerët kanë ikur nga shteti. Mungesa e kanalizimit dhe ujit ka bërë që banorët e fshatit të largohen thotë ai. “Kushte të këqija këtu. Nuk ka bereqet. As ujë nuk ka. Ende me bunar. Aty latë nuk kanë as ku t’i lajnë teshat. Uji është i kuq. Të gjithë kanë ikur jasht. Të gjithë kanë ikur jashtë shtetit, edhe fëmijët në klasa…

Lexo më Shumë

Funksionarët e cilësojnë veten si elitë, ndërsa nuk mendojnë aspak për popullin. Kështu thonë qytetarët e revoltuar për pagat e zyrtarëve, të cilat nga ky muaj pritet të jenë shumë më të larta bazuar në vendimin e Kushtetueses. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se rritja nuk duhej të lejohej. “Nuk duhet të lejohet, duhet që kjo gjë ligjërisht të ndalohet, pasi që nuk e kanë merituar…Kjo është normale, kur në shtet nuk funksion asgjë, atëherë funksionarë shohin se si të sigurojnë sa më shumë të ardhura për vete derisa janë në funksion, për popullin nuk gajlosen fare”. “Pikë së…

Lexo më Shumë

“TË INSISTOHET PËR EKSTRADIMIN ZYRTAR TË GRUEVSKIT NGA BUDAPESTI” Instituti Ndërkombëtar për studime ballkanike dhe lindjes së afërm me seli në Lubjanë të Sllovenisë “IFIMES” ka përgatitur një analizë për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, sic thuhet, në prag të sulmit më të madh të sigurisë dhe kundërzbulimit në këtë vend, njofton KlanM. Operacioni sekret kundërzbulues “Kërcimi i kalit” që është duke u zhvilluar, e që koordinohet nga Budapesti, ende paraqet kërcënim të madh për sigurinë – shkruan “Ifimes”. Sipas tyre, sic percjell KlanM, qëllimi kryesor I operacionit është rrëzimi I qeverisë aktuale dhe kthimi I ish-Kryeministrit, Nikola…

Lexo më Shumë

“SHQYRTIMI I PËRGJEGJËSISË SË BEXHETIT NJË NDËR ARSYET PËR ZËNKAT NË KËSHILLIN GJYQËSOR” Ish gjykatësja supreme, Vera Koco duke komentuar zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor, tha se ajo që ka ndodhur është mosrespektim i ligjit dhe mungesë e normave morale, percjell KlanM. Në një intervistë për REL, ajo theksoi se, ambasadorja amerikane ka reaguar me të drejtë për Gjykatë e Apelit, ndërsa arsyetimi i kësaj të fundit nuk qëndron. Sipas saj, paralajmërimi se ky këshill, do të vendosë në rend dite përgjegjësinë e gjykatësit nga Apeli, Enver Bexheti, i cili ka mbajtur nëntë muaj në sirtar lëndën e ish…

Lexo më Shumë

Drejtori i NP Parqe dhe Gjelbrime, Zuhejr Rexhepi i cili ishte zgjedhur para pak kohësh në këtë post, ai sot përmes rrjetit social facebook njofton se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti drejtor i NP Parqe dhe Gjelbrime Shkup, sipas tij për arsye shëndetësore, përcjellë Klan M. Ja postimi i plotë: ”Për shkaqe shëndetësore sot parashtrova dorëheqje nga funkcioni drejtor në NP Parqe dhe Gjelbërime. E falenderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësinë e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funkcion. Udhëheqesis së re i dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme” – shkruan Rexhepi. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë