Author: Jeta almakos

Presidentit i fryhet xhepi edhe 1,200 euro më shumë për punën e njëjtë që bën. Stevo Pendarovski tregoi se pagën me rritje e mori sot, por jo me insistimin e tij. Duke iu falënderuar një shfuqizimi të nenit nga Gjykata Kushtetuese, rritje drastike të pagave prej 78% pati për shumë funksionarë të shtetit. Hise i ra që kreu i shtetit të jetë më transparent duke publikuar pagën. “Me të rejën 165 mijë, me të vjetrën 93 mijë, këtë e publikuan të gjitha mediat”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së. Pagat e prillit, brenda kësaj jave do të marrin për rreth…

Lexo më Shumë

Policia bëri të ditur se është konfiskuar 150 kilogramë drogë narkotike marihuanë me vlerë prej rreth 400.000 eurove. Gjatë aksionit policor janë arrestuar 4 persona, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Skupi” ku janë ndaluar tre automjete me tabela të Shkupit. “Janë ndaluar tre automjete me tabela të Shkupit edhe atë Ford Galaxy e drejtuar nga B.Z (44), i cili ka pasur rolin e ‘pastrusit’, Peugeot Expert, e drejtuar nga R.Z (49) ku bashkëudhëtare ka qenë bashkëshortja e tij Xh.Z (45), ndërsa automjeti BMW është drejtuar nga djali i tij, I.Z (19) të gjithë nga Shkupi”, sqarojnë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk e ka parë marrëveshjen me Behtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Tha se po e pret debatin në Kuvend për marrëveshjen pas çka do të kërkojë që ta shohë të njëjtën. “Nuk e kam parë, e dini se është bërë deklasifikim i pjesshëm për deputetët të cilët kanë certifikatë sigurie, do të thotë se unë nuk e kam parë në formë origjinale. Së pari dua ta shoh debatin në Kuvend, punën në Komision dhe të shohim se cilat pyetjet do të rrjedhin nga debati, edhe pse e dini qëndrimin tim,…

Lexo më Shumë

Publicisti Ljubisha Nikollovski, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur e Korridorit 8 dhe stërkëmbëzat e obstruksionet që në Kuvendin e Maqedonisë po mundohen t’i bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe “Levicës”. Deklaroi se akuzat e VMRO-së në adresë të zëvendëskryeministrit të parë nuk duhet të vehen fare në peshojë, sepse siç deklaron në to nuk ka fakte dhe janë të pa baza. Nikollovski thotë se deputetët e VMRO-së nuk kanë të drejtë nga foltorja të hedhin akuza të tilla dhe të luajnë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit. Shton se Korridori 8 është shumë i rëndësishëm për vendin dhe…

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë turq janë mbledhur para Qendrës Urgjente në Kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup, informon Klan Maqedoni. Arsyeja e grumbullimit, siç raportohet nga terreni, është humbja e jetës së një punëtori ndërtimtarie nga Turqia, i cili kishte punuar në një objekt në Shkup. Forca policore, duke përfshirë edhe njësinë speciale janë të pranishëm, duke mbrojtur dyert e Urgjencës, informon KlanM. Mësohet se i ndjeri ka rënë nga lartësia në objektin ku ka punuar, ndërsa thuhet se ka qenë në moshë të re. Një pjesë e të pranishmëve janë larguar, pasi viktima është dërguar në morgun e klinikës./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Për Bashkimin Evropian, siç thashë, shteti i së drejtës është thelbësor dhe nëse keni një gjyqësor të komprometuar do të ndikojë në të ardhmen në përpjekjet për të konsoliduar demokracinë dhe për të ndërtuar një ekonomi të përparuar dhe të zhvilluar, tha ambasadori evropian David Geer, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne po ndjekim seriozisht dhe me vëmendje zhvillimet në drejtësi. Nuk do të hyj në detajet e Këshillit Gjyqësor, nuk jam i njohur me diskutimet e tyre dhe nuk do të ishte e udhës të bëja një gjë të tillë, por do të thosha, Këshilli Gjyqësor është një organ shumë i…

Lexo më Shumë

Një aksion i madh policor është kryer pasditen e sotme rreth orës 16 në kryqëzimin e rrugëve “Sllovenasja” dhe “Skupi” menjëherë pas hotelit Aleksandër Palace në Shkup. Siç bëhet e ditur, disa persona janë arrestuar dhe jozyrtarisht bëhet fjalë për aksion të gjerë në lidhje me trafikun e drogës dhe lëndëve narkotike. MPB pritet që të jap detaje lidhur me këtë aksion policor. (INA)

Lexo më Shumë

Me këngë dhe valle patriotike në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës u mbajt manifestimi tradicional: Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur, të organizuar nga SHVL-Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Sadulla Duraku, ish komandat i UÇK-së tha se pikërisht më 2 maj të vitit 2001 nga Sllupçani u çua porosi se UÇK-ja është gjallë. “Kur propagandonin mediat sllave se UÇK-ja është ndalë, është zhdukë, është humbur, ne pikërisht me 2 maj vendosëm në konsultim me shtabin e përgjithshëm të UÇK-së dhe shtabin e brigadës 113 Ismet Jashari po në këtë vend në orën 14:4 minuta të dalim me uniformë dhe t’i…

Lexo më Shumë

Dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe e rajonit të Ballkanit Perëndimor në dritën e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, ishte në fokus të takimit të sotëm mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministres së Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Xhesika Rosvall, e cila ndodhet për vizitë pune në vendin tonë. “Në takim, Osmani përshëndeti përpjekjet e kryesisë aktuale suedeze të Këshillit të BE-së në trajtimin e çështjeve të ndjeshme në rrethanat e krijuara komplekse gjeopolitike, veçanërisht të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. Në këtë kontekst, ai theksoi mbështetjen ushtarake, politike dhe humanitare me…

Lexo më Shumë

Një konduktor i hekurudhës ka rënë në pranga, pasi dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për një 28 vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur pasi dy emigrantë nga Siria, të cilët në polici kanë thënë se i kanë dhënë 1.000 euro konduktorit që të hyjnë në trenin, i cili ka lëvizur në relacionin Gjevgjeli-Shkup. “Tek ai janë gjetur gjithsej 1.000 euro për të cilat ekziston dyshim i bazuar se rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 418-6 i Kodit Penal. Paraprakisht, rreth orës 18.30, në stacionin hekurudhor “Kukuriçan”, Negotinë, në tren për udhëtarë,…

Lexo më Shumë

MPB-ja informon se dje në ora 14:37 në SPB Shkup është raportuar se në një banesë në rrugën “Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot” ka vdekur 33-vjeçari S.S. nga Shkupi. Mjeku nga Urgjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë