Author: Jeta almakos

Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesazh në rrjetet sociale se si po përgatitej të kryente një krim në një shkollë të mesme në atë qytet, është arrestuar të enjten. Kështu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Drejtoria Federale e Policisë. Siç u tha, i riu do të mbahet në paraburgim për 24 orë dhe më pas do të transferohet në Prokurorinë e Kantonit,Una-Sana. I riu paraprakisht është dërguar në polici në Bihaq, pas disa ankesave të qytetarëve ndaj tij. Ai publikoi një mesazh në rrjetet sociale, pasi një djalë trembëdhjetë…

Lexo më Shumë

Ende po zbardhen të gjitha rrethanat e masakrës së tmerrshme në shkollën fillore të Beogradit, ku 13-vjeçari Kosta Keçmanoviq vrau tetë shokë të klasës dhe rojtarin e shkollës. Shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliq ka zbuluar dje detaje të reja për krimin e paprecedentë si i ftuar në emisionin Oko të RTS. Siç ka thënë ai, kur djali ka thirrur shërbimin emergjent të Policisë për qytetin e Beogradit, ka thënë se ka qëlluar me armë në shkollë. Në një deklaratë të regjistruar, shtoi Miliq, Keçmanoviq i tha policit në detyrë se ai ishte “një psikopat që duhet të qetësohet”.…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar pasi policia gjatë bastisjes në ambientet që frekuentonin dhe ku banonin të njëjtit, ka gjetur armë dhe monicione, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. “Janë privuar nga liria A.D. (44) dhe Zh.D (66), të dy nga fshati Bogorodicë, në Gjevgjeli. Në shtëpitë e tyre janë bërë kontrolle me urdhër të gjykatës, ndërsa në shtëpinë e A.D. në fshatin Bogorodicë janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pushkë me ajër, një hark, 99…

Lexo më Shumë

Gjatë pandemisë Kovid-19, adoleshentët janë përballur me ndërprerje dramatike të rutinave të tyre të zakonshme ditore dhe me sfida më të mëdha lidhur me shëndetin mendor në krahasim me të rriturit. Studimet konfirmojnë se izolimi i gjatë social, mbyllja e shkollave, ndërprerja e rutinave të gjata, pasiguria, kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e anëtarëve të ngushtë dhe njerëzve të afërt, patën ndikim të madh mbi shëndetin mendor të adoleshentëve. Si pasojë e kësaj, është rritur edhe ndjenja e tyre e depresionit dhe ankthit. Kjo u potencua në konferencën “Shëndeti mendor i prekë të gjithë”, që u mbajt në Shkup, ku…

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike, tranzicioni por edhe lënia pas dore e fëmijëve, kanë bërë që së fundmi nëpër shkolla, sidomos në SHBA por edhe në vende të tjera të ketë dhunë me pasoja fatale. Ky fenomen sociologjik në botë, por edhe tek ne, ndodh si pasojë e neglizhencës së shkollave të kujdesit ndaj fëmijëve, por edhe prindërve, të cilët, gjithnjë e më tepër janë të zënë dhe nuk iu kushtojnë kohë fëmijëve të tyre. Ndikim të madh në përdorimin e dhunës kanë edhe lojërat kompjuterike. “Ka një numër fëmijësh që janë të izoluar të vetmuar dhe këta janë fëmijët që mund të…

Lexo më Shumë

Sashko Todorovski nuk do të shërbejë më si ambasador në Republikën Çeke. Ai është tërhequr dhe kthyer në shtëpi. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani informoi se në mes të mandatit Todorovski u tërhoq për shkak të një numri parregullsish në punë. “Ka konstatime të parregullsive në punë, ka pasur prezantim të rremë të gruas si atashe kulture në Pragë, nuk janë respektuar udhëzimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ky është një proces më i gjatë në të cilin është kryer procedura”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme. Osmani iu referua edhe akuzave të VMRO- DPMNE-së…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e Korridorit 8 dhe stërkëmbëzat e obstruksionet që në Kuvendin e Maqedonisë po mundohen ti bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe “Levicës”. Në deklaratën e tij, Snopçe ka potencuar se VMRO-ja është duke u munduar që ta pengojë këtë projekt që sipas tij është jetik për shqiptarët por edhe për vet Maqedoninë për punë e veprime të cilën nëse kthehemi prapa në kohë i ka bërë vet partia e udhëhequr aso kohe nga Nikolla Gruevski. Snopçe thotë se ky projekt është investim shumë i…

Lexo më Shumë

Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut thonë se këtë vit vetëm 2.030 persona janë pranuar për kryerjen e pelegrinazhit, respektivisht Haxhit, përcjell TV21. Nga BFI shtojnë se të interesuar kanë qenë mbi 3000 persona, ndërkaq theksojnë se çmimi për këtë vit ka qenë 6.550 euro, pasi sipas tyre, për akomodim janë siguruar hotele më të mira. Në vijim, njoftimi i plot i BFI-së: NJ O F T I M Në bazë të vendimeve nga Mbledhja e fundit e Rijasetit të BFI të RMV, njoftojmë opinionin e gjerë dhe nijetlinjtë e regjistruar të Haxhit të sivjetëm, se Rijaseti i…

Lexo më Shumë

Duke komentuar ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur kritika të ashpra, duke thënë se ngjarjet janë skena të pakëndshme që nuk janë parë më parë dhe që hedhin njollë të errët në vendin tonë. Jo rastësisht edhe bashkësia ndërkombëtare ka pasur reagime këto ditë për gjendjen në gjyqësor, theksoi Pendarovski. “Kanë ndodhur skena të pakëndshme, nuk mbaj mend që në Maqedoni të kemi pasur skena kaq të pakëndshme që kanë të bëjnë me sferën që edhe ashtu me të drejtë kritikohet ashpër dhe nga ku fatkeqësisht na vijnë më së shumti lajme negative. Pra, ishte një situatë,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë fjalimit në OKB tha se vendi ynë gjatë historisë ka marrë vendime të vështira dhe është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura. “Përmes kulturës së dialogut të hapur, Maqedonia e Veriut 30 vjet pas pavarësisë është një vend shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura si në vend ashtu edhe me fqinjët e saj. Gjatë 30 viteve të fundit, kemi marrë shumë vendime të vështira. Vendime të vështira, por vizionare dhe të guximshme, të cilat na mundësuan sot të jemi vend anëtar i NATO-s dhe të kemi filluar negociatat me…

Lexo më Shumë

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, analisti politik, Fejzi Hajdari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se shpreson se me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë do të ndodh edhe heqja e 20% dhe zëvendësimin me fjalën gjuha shqipe. “Nuk ka popull në rajon, që me një kategori kushtetuese të tillë ofendues 20%, duron këtë formulim kushtetues. E tha edhe presidentja e Kosovës këtë”, deklaroi Hajdari. Sa i përket zhvillimeve në kampin politik shqiptare, Hajdari tha se në momentin kur qeveria e ofron “karemin” thënë figurativisht, partitë politike ndryshojnë. Ai tha se Aleanca për Shqiptarët para disa muajve ishte e zëshme në opozitë,…

Lexo më Shumë

Botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se gjendja e medieve në Maqedoninë e Veriut është jo normale. Ai tha se mungojnë iniciativat për tu përmirësuar gjendja e medieve dhe statusi i tyre. “Ju e shihni nëpër debate se keni analistë të cilët dihet mirëfilli se janë pjesë e listave të ndryshme të partive të caktume, bizneseve të caktuar, flas të oligarkëve të cilat për interesa partiake dhe të ndryshme janë gjendje të paguajnë njerëz të caktuar, respektivisht analistë të cilët deshtëm apo nuk deshëm e krijojnë opinionin, për shkak se gjatë 24 orëve ti…

Lexo më Shumë